Muli lavdëron Gjin Gjonin për gatishmërinë luftarake

5 Maj 2025, 19:26Antena TEMA

Muli vendosi sot t’i dërgojë një mesazh falenderimi komandantit të zonës së Lezhës dhe Mirditës, Gjin Gjonit, për gatishmërinë e lartë luftarake që po dëshmon në javën e fundit të fushatës.

“I dashur Gjin,

E përjetuam me gëzim dhe krenari atë që ndodhi mbrëmë në Lezhë, ku njësiti ynë operativ sulmoi në befasi dhe shkaktoi panik te pala kundërshtare me sulmin e tij surprizë.

Vigjilenca e lartë revolucionare e grupit tuaj operativ është një shembull i shkëlqyer edhe për shtabet e tjera luftarake.

Shembulli i Devollit, ku komandanti u përlesh trup më trup, u ndoq me dinjitet edhe nga ju, dhe kjo ka ngjallur shumë shpresë.

Unë ju rekomandoj që, përveç demokratëve, të mbroni edhe votën e socialistëve, pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin njëri-tjetrin.

Rriju te koka dhe mos i lejo të vjedhin njëri-tjetrin.

Gjëja më e mirë në këtë rast është t’ua marrësh votat për PD, që ata të mos kenë më pse të zihen.

Shpresoj që deri të dielën të kemi dhe dëshmorin e parë të kësaj fushate, që do të na nderonte, sidomos nëse do të ishte nga Lezha apo Mirdita.

Në vitin 2013 ishte Laçi që i dha dëshmorin e parë zgjedhjeve.

Tani e ka radhën Lezha apo Mirdita.

Kam shumë besim tek ti dhe drejtësia jote në këtë pikë.”

4 Komente

  1. A
    Adem Hanaj

    Kjo puna e deshmorit, do marrë seriozisht, mbasi Sali Berisha, nuk e ka për gjë, ti fusë një koqe plumbi vetë Zhin Zhonit, për ta patur sebep që të ngrejë popullin kunder qeverisë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli i vocer me gjysme opinge

      Muli ki kujdes sepse Gjin Gjoni ta mori zanatin plus edhe Nallbati ndersa ti ke ra poshte

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nostradamus

        E kam parashikuar qe 500 vjet me pare qe ne 12 Maj 2025 diku ne Europe "Lexhenda" var vehten ne hale me ushkurin e brekeve. Ne 10 Maj ne darke, Xhin Xhoni i fut nje koqe plumbi Nul Mokes dhe e shpallin hero; pak me vone, Xhelal Daullja i fut nje koqe plumbi Xhin Xhonit dhe arratiset ne Greqi. Aty Nallbati pe Devolli kalon kufirin dhe pa hyre data 11 Maj i fut nje koqe plumbi Xhelait. Polica greke vihet ne ndjekje. Ne mengjes heret duke u kthyer nga Greqia Nallbatin e con per lesh nje maune e ngarkuar me patate. Te gjithe keta "trima" shapllen heronj nga Gaz Bardhi ne 11 Maj ne mbremje. Populli ben sehir se ka mbaruar edhe Big Bother dhe nuk ka cfare te shohe me. Uroj te mos dalin parashikimet e mia!

        Përgjigjjuni
        1. I
          I çmenduri në liri-kombi në rrezik ...

          Humor i hidhur, por gërdalla dhe larvat e tij duhen vlerësuar seriozisht. Njeriu i zi, saliMortjeBerisha nuk do t'ia dijë për shqiptarë dhe Shqipëri, por vetëm për vetem e tij! Ai i përmbahet çmendirisë: "Pas meje në këtë jetë, gurë mbi gurë mos mbettë"! Në momentet aktualë të një tërbimi në ekstazë mund të presim çmendurira nga ky balash katran i zi! Pse? Sepse i çmenduri në liri mund të bëjë, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij: vetëm shkatërrime! Ai është gati, për të hedhur në tokë me dinamit çdo shtyllë tensioni! Ai është gati të hapë, apo të shkatërrojë çdo digë hidrocentrali, ujëmbledhësi, apo liqeni, për të përmbytur qytete dhe fshatra të tërë dhe të ndihet krenar, hero, apo kampion në stilin e tij. Saliu, në debil me ca debilë si veten është gati ta shkatërrojë të gjithë Shqipërinë, nga xhelozia për fitoren e zgjedhjeve nga kundërshtari politik i tij, të cilin ai, pa asnjë argument e cilëson "narkoman" dhe qeverinë e tij e quan "narkoshtet"! Të gjitha mediat e vendit, institucion kryesor i drejtësisë, vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm, institucioni i KQZ, komisionet e KZAZ-ëve, OSBE, numëruesit e palodhur, policia etj etj kanë qënë në një vëzhgim të pandërprerë dhe ky idiot në mbyllje të fushatës deklaroi: "POPULLI VOTOI NDRYSHIMIN"! Tani çfarë kërkon? Ku janë faktet? Ku janë vjedhjet? I çorientuar nga humbja skandaloze, i rrjedhur nga trutë prej pleqerisë, i dërrmuar nga xhelozia e tërbuar, këkon destabilizim, deklaron se Rama nuk do ta gëzojë fitoren, që do të thotë se popullin nuk do ta lërë të qetë, "do të rrethojë të gjitha ambasadat e huaja NË TË GJITHË KRYEQYTETET E VENDIT"! Sa kryeqytete ka vendi, o sali, o i çmendur?! Familje nuk ka ky i sëmurë psiqik, që ta këshillojnë, ta qetësojnë? Po shokë dhe miq dashamirës nuk ka? Atëhere duhe të ndërhyjë policia dhe mjekësia, për ta qetësuar, se për të shëruar ai nuk shërohet kurrë! Nëse lihet i lirë, çdo krim mund të ndodhë prej këtij njeriu të zi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje