Pas mbërritjes në Tiranë, LaCivita i shoqëruar nga Fatja, takimin e parë e bëri me Mulin.
Fatja, që në këtë rast bënte përkthyesin, filloi të sqarojë Mulin për qëllimin e vizitës.
– Dëgjo, ky ka ardhur të të kërkojë një lloj ndjese për atë deklaratën me ata gazetarët shkërdhata që ia kishte futur Sorosi, pasi ka folur dhe me Trumpin, edhe me Rubion, dhe ata i kanë thënë: “Ik fol me Mulin, kërkoji ndjesë, se pastaj flasim ne me atë.”
– Vetë Trumpi, e pyeti Muli?
– Po po, i tha Fatja.
Se LaCivita njeh vjehrrin e Trumpit, babain e Melanisë, dhe kur ishte këtë radhë në SHBA, i ka pas dhënë shoferin e vet ta priste në aeroport.
Dhe shoferi i ka thënë babait të Melanisë që t’i thotë Trumpit që LaCivita do t’i kërkojë ndjesë Mulit.
Edhe ai i ka thënë: “Ok, në rregull. Muli is good guy.”
– Pse më tha homoseksual ai, u tremb Muli?
– Jo, jo, tha Fatja, se flas me shumë fjalë anglisht, se ashtu më vijnë në mendje.
Domethënë “je djalë i mirë.”
– Ashtu po, tha Muli i qetësuar.
– Po tjetër, çfarë i tha Trumpi?
– Trumpi i tha:
“S’ka problem se humbisni, se do flas unë me Ramën të ikë vetë nga pushteti pas ndonjë viti dhe bëjmë prapë zgjedhje.
Se tani jam pak i zënë e s’e kam mendjen tek Shqipëria.
Sa të qetësoj këto punët e tjera…”
– I thuaj LaCivitës i ke hallall ato para, i tha Muli, dhe mos e rruaj.
Mua më tallin përditë këtu e s’e rruaj, jo ti që njëherë e bëre pa dashje.
Keto qe shkruhen nuk jane te verteta. E verteta eshte se babai i Mellanise si slloven qe eshte, di shume per serbin dhe spiunet e serbit. Ai i ka sugjeruar edhe Mellanise qe ti thote Trampit se Saliu punon per serbin dhe ne gjak eshte serb qe flet serbisht. Eshte kjo arsyeja qe edhe Latifi i mori 6 miljonet e Saliut sepse ato nuk jane pare te shqiptareve por te UDBES serbe qe pagoi per Saliun. Latifi ne kofidence i ka thene Trampit se 6 miljon jane si shume, por ato i pagon serbi, prandaj ti marrim dhe ta shkerdhejme UDBEN qe eshte bere torrollake dhe paguan per nje plakush matuf si Saliu. Bile babai i Mellanise ka ndermend te shkruaje edhe nje roman ku do merret me situaten e komlikuar midis shqiptareve ku UDBA ka depertuar thelle ne politike. Titulli i romanit do jete "depertimi i UDBES ne Shqiperi" ose "Saliu dhe UDBA". Per kete Mellania do pyesin edhe Trampin.
Eh Muli pa shkop, me shprese tek Latif Trapi ... hahaha.