Muli ngushëllon Luçianon për sherrin në Elbasan

8 Maj 2025, 18:56Antena TEMA

Dje në Elbasan, ndërkohë që po fliste ndihmësi i LaCivitës në mitingun e PD-së, shpërtheu një sherr masiv.

Një tufë të rinjsh iu turrën djalit të Luçiano Boçit duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Arsyeja, sipas familjarëve, është politike dhe mesa duket ka të bëjë me preferencat brenda kandidatëve të PD-së në listat e hapura.

Muli, i shqetësuar nga kjo situatë, thirri me urgjencë Lelon se si të reagonte.

– I ka frymëzuar Tomorri, tha Lelo.

Ai tha që do t’i hajë të gjallë këta socialistët, dhe këta tanët e kanë marrë të mirëqenë për çdo kundërshtar – edhe ata brenda partisë. Na hapi punë tani!

– Mendoj se duhet të qetësosh Luçianon, tha Muli, se do shpërqendrohet nga Shkodra dhe do na krijojë boshllëqe dhe aty.

Luçiano çelësin e suksesit e ka pasur te rrahja, tha Muli.

Më 2021 doli mirë se rrahu Lucën dhe e mbrojti Doktori.

Tani ne prisnim të rrihej Toma në Shkodër, por nuk po ndodh gjë akoma.

Në vend të tij na u rrah djali i tij në Elbasan.

– Epo, këtu është problem, tha Lelo.

Tani ndjehet i humbur dhe në Elbasan dhe në Shkodër.

Dhe mund të mos përmbahet këto ditë e të bëjë ndonjë rrahje tjetër.

– Ishalla rreh Benet Becin, tha Muli. Se Tomën vështirë e ka.

Me Benetin na bën punë, se edhe është i butë, nuk të kthen dorë, dhe u japim zemër atyre tanëve.

– Nuk e di, por rrahja del me rrahje, tha Lelo.

Këto tre ditë që na kanë mbetur duhet të jemi vigjilentë.

Ose rreh Gazi, Zegjinenë, ose rreh Luçiano, Benetin, ose djali i Luçianos ha të gjallë Tomorrin.

Nuk ndahet pa gjak kjo punë.

Lini një Përgjigje