Mitingu i djeshëm, kur LaCivita uroi ditëlindjen e shefes së kabinetit të Trump-it, e tronditi Mulin.
– Ne kemi kaq kohë në PD dhe nuk ia dimë ditëlindjen as Oerd Bylykbashit, as këtij Krajës që është tani shef kabineti, i tha Muli, Lelos.
– As LaCivita nuk ia dinte, tha Lelo, por kot ja futi.
Nuk ka rëndësi kur e ka ajo ditëlindjen, por rëndësi ka gjesti.
Të gjithë që ishin në miting menduan se ajo po ndiqte mitingun dhe ai e përshëndeti. Ndaj quhet strateg.
– Më lindi një ide, tha Muli.
Të hyjmë në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë dhe t’u marrim të gjithëve ditëlindjet, pastaj të dalim në konferencë shtypi sa herë që kanë ditëlindjen dhe t’i urojmë.
Ndoshta u bëjmë përshtypje.
Do thonë, kush janë këta njerëz të mirë që na urojnë ditëlindjen, dhe lidhen me ne.
– Duhet ta provojmë, tha Lelo, por jo të gjithëve.
Se disa nuk e dinë fare ku bie Shqipëria.
Kanë më shumë rëndësi njerëzit e vegjël.
Për shembull, t’i gjejmë ditëlindjen shoferit të Trump-it, ose rojes tek dera e Shtëpisë së Bardhë, apo pilotit të avionit Air Force One.
Këta bëjnë shumë punë, se Trump-i bën muhabet me këta, dhe iu themi që kur të hyjnë në muhabet, t’i kujtojnë këtë punën e vizës së Doktorit.
– Po po, kjo është shumë efikase, tha Muli, se gjysma e PD-së punët me Gun Kuliçin i kanë mbaruar.
– Këtë duhet të synojmë, tha Lelo.
Se me këta të vegjlit mbaron punë më shumë dhe me më pak lekë.
Se ky LaCivita na këputi në mes.
Lini një Përgjigje