Muli shpjegon pse ndërpreu numërimin e votave nga Greqia sot mbasdite

16 Maj 2025, 19:42Antena TEMA

Sot mbasdite duhej të numëroheshin votat e emigrantëve nga Greqia, por Muli refuzoi.

Thirri Celibashin dhe i qau hallin.

– O vëlla. Kemi mitingun në orën 5.

Deri më tani kemi të sigurt vetëm ata 40 vetë që na vijnë poshtë ballkonit.

Më duhen dhe numëruesit, të paktën të duken 100 vetë.

– Patjetër, merri, tha Celibashi.

Po deshe, flas dhe me Ballën të të japë dhe këta të PS-së.

– Jo jo, se e njohin njëri-tjetrin këta tanët, se janë rritur në mitingje.

Se na ndodh ndonjë incident.

– Dakord, atëherë merr vetëm të tutë, tha Celibashi.

Po deshe dhe administratën e KQZ-së. S’kam ç’të bëj tjetër.

– Jo, prej teje faleminderit shumë, i tha. S’na ke asnjë borxh.

Pasi mori numëruesit, u nis për tek Bulevardi i Ri.

– A do vijë Doktori sot, e pyeti njëri?

– Patjetër që do vijë, i tha Muli, por e kanë vonuar avionin nga Brukseli këta të Sorosit që kanë ardhur në Tiranë.

Ata që kanë mbetur në Bruksel janë me Doktorin.

– Epo shyqyr, tha numëruesi.

Paska qenë i pastër Brukseli sot nga këta pisat.

– Unë them që më mirë të mos vijë Doktori, tha një nga numëruesit.

Kam një parandjenjë të keqe.

Do mërzitet ndonjë nga këta tanët dhe do ta ofendojë.

– Nuk ka shans, tha Muli. Demokratët janë të gjithë me Doktorin.

Madje dhe Ed Halimi thotë që edhe në të ardhmen duhet të prodhojmë një Doktor të ri, pra një lider si Doktori.

Ndryshe PD nuk ecën.

–Ndoshta përsëriten zgjedhjet prapë në vjeshtë se gati jam.

Vetëm ai Erion Braçe të mos kandidojë më, se na mbyti, tha numëruesi.

Lini një Përgjigje