Muli është përgatitur seriozisht sot për të folur në takimin e Doktorit me drejtuesit politik në qarqe.
E gjithë ideja është që zgjedhjet nuk duhen njohur, gjashtë muajt e parë nuk duhet hyrë në parlament dhe pastaj të nisë beteja me molotovë.
– Duhet bërë pak kujdes, i tha Lelo, se ky Rama mund t’ju zëvendësojë që javën e parë po nuk shkuat, dhe hyjnë të tjerët nga lista me qejf.
– Jo, jo, tha Muli.
Nuk i djegim mandatet, por do vonojmë hyrjen me shpresë që të bëjmë një miting proteste në tetor.
Mosnjohja e zgjedhjeve nga ana jonë nuk është si ajo e Lulit.
Ai dogji mandatet. Ne nuk djegim asgjë, as mandatet, as rrogat, as dietat, as udhëtimet jashtë shtetit.
Mosnjohja e zgjedhjeve nga ana jonë do të thotë që ata nuk na shesin dot mend në parlament që janë deputetë, sepse ne u themi: “Nuk jeni deputetë”.
Do t’i shkatërrojmë me këtë.
– Problemi është çfarë do bëhet nëse grupi përçahet prapë, i tha Lelo.
– Le të përçahet. Ne duhet të ruajmë unitetin rreth Doktorit.
Koha ka treguar se ata që ikin nga Doktori i ha ujku.
Kështu që kushdo që të ikë, do kthehet prapë para vitit 2029 dhe do lutet për listë si këtë radhë.
Atëherë flasim prapë. Nuk na prishin punë.
Edi Rama i ka 84 mandate kur të dojë.
Nuk na prish ndonjë punë.
– Po sikur të na arrestojnë Doktorin, tha Lelo?
Duhet të marrim masa dhe për këtë skenar.
– Atëherë ua tregoj unë qejfin, tha Muli.
Bëhem vetë kryetar.
Flamur Noka është lulja dhe ajka e demokratëve, pa Flamur Nokën PD do të ishte si një trup pa zëmër. Nëse Berisha përfaqson trurin e PD, Noka përfaqson zemrën e saj. Largimi i këtyre dy figurave kryesore do t'a bënte PD shumë civile, diçka të squllët pa forcë. Lezeti i PD qëndron në faktin kur ajo tregon se është një batalion ushtarësh trima, të ashpër dhe krenar, të cilët plot devocion kanë marrë përsipër t'i ruajnë bythën Edi Ramës.