Muli i shqetësuar që zyra e shtypit e PD po bëhet si Instituti Metrologjik

23 Maj 2025, 18:25Antena TEMA

Lajmi se zonja Karo është larguar papritur nga PD e shqetësoi Mulën.

Pyeti Lelon se çfarë ka ndodhur.

– Nuk e di, tha. As mua nuk më ka lajmëruar.

– Po kush është kjo e reja që ka ardhur?

– Kjo ka qenë parashikuese moti tek ABC News kur zonja Karo ishte parashikuese moti tek TV Klan, të dyja të Sandrit në atë kohë.

Dhe kanë qenë rivale të hershme.

Më pas e vazhduan garën në politikë.

– Mirë mo mirë, tha Muli, por ne nuk humbëm se nuk parashikuam motin, por se nuk parashikuam Edi Ramën.

– Doktorit i ka mbetur mendja, tha, që zonja Karo nuk i kishte thënë që më 12 maj duhet të bjerë borë, dhe ai bëri humor tek Fevziu e tha që “Edi Rama fiton më 11 maj aq sa bie borë më 12 maj”.

Edhe Edi Rama fitoi, edhe borë ra.

Ka të drejtë që e shkarkoi.

– E di, e di, tha Muli.

Por parashikuese e motit na duhet kur të marrim pushtetin e të parashikojmë përmbytjet, jo tani.

Tani na duhet një parashikuese për Edi Ramën se kur thyen qafën.

– Për atë jemi të detyruar të besojmë Doktorin, tha Lelo.

Kemi 35 vjet që e besojmë, do ta besojmë dhe këtë radhë.

Por ideja që zyra e shtypit të jetë si Instituti i Metrologjisë është ide simpatike, tha Lelo. Është gjetje.

Thjesht Doktori e shikon zyrën e shtypit si njerëz që kanë një lidhje me Zotin dhe parashikojnë stuhitë.

Lini një Përgjigje