Pasi Doktori nuk i dha të drejtë zonjës Kalaja për akuzat ndaj Tabakut, Muli u shqetësua shumë.
– Kam frikë se do na bëjë ndonjë gjëmë kjo Kalaja, i tha Lelos.
– Pse, çfarë mund të na bëjë kjo?
– Kjo ka në dorë të ardhmen e Doktorit, tha Muli.
– Si ka mundësi?
Di ndonjë gjë për Doktorin që nuk e dimë unë dhe zonja Karo?
– Jo, tha Muli. Por ajo është kryetare e Komisionit të Statutit.
Po të dojë, ajo thotë që Doktori duhet të japë dorëheqje në bazë të statutit, se ka humbur.
Kjo do ishte goditje serioze për Doktorin.
– Ah, çfarë ka në dorë, tha Lelo.
Doktori nuk ka problem çfarë shkruan statuti.
Ai e zhvillon statutin në mënyrë krijuese.
Në fund të fundit, ai nen nuk ka qenë në statut.
Doktori e vuri, Doktori e heq.
Nuk mund të jetë i ekspozuar në raport me Lulin.
Kur ishte Luli, nuk ishte ai nen.
Ky e shtoi për të dhënë garanci që nuk do vijë Luli, nuk e shtoi për vete.
– E kuptoj, tha Muli, por mund të na hapë telashe kjo po qe se nxehet me Doktorin.
– Jo, jo, nuk nxehet, tha Lelo.
Thjesht do t’i tregojë atij që edhe ajo ka humbur si ai, prandaj do qëndrojnë të bashkuar dhe duhen flakur fitimtarët.
Se ata kot nuk kanë fituar, e kanë një qëllim.
– Këtu ke të drejtë, tha Muli.
Lini një Përgjigje