Muli i shpjegon Lelos pse nuk jep dorëheqjen

25 Maj 2025, 18:57Antena TEMA

 


Kohët e fundit, media dhe disa klane brenda PD-së i kanë bërë shumë presion Mulit të japë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe t’ia lërë vendin Alimehmetit, meqë ky i fundit ka marrë shumë vota.

Muli priti që kjo gjë të kundërshtohej nga brenda PD-së, por pati heshtje.

Atëherë vendosi të reagojë vetë.

Thirri Lelon t’i shpjegonte se ky ishte një skenar i Edi Ramës.

– E ke dëgjuar ti këtë skenarin që të jap unë dorëheqje dhe të futet ky Alimehmeti?

– E kam dëgjuar, – tha Lelo, – por mos i merr seriozisht. Janë njerëz të painformuar.

– Jo o zotëri, – tha Muli. – Kjo është dorë e Edi Ramës. Edi Rama e di mirë se unë jam njeriu që mbaj në këmbë Sali Berishën brenda PD-së, dhe do t’i presë krahët Doktorit brenda partisë. Ne e bëmë Kodin pikërisht për këtë shkak. I bëmë presion PD-së dhe e shkruam 30 për qind të listës të mbyllur pikërisht se e dinim që Doktori kishte nevojë për një shumicë parlamentare në grup që t’i ishte besnike.

Edi Rama tani është penduar që e bëri atë lëshim në Kod dhe kërkon të ndryshojë rregullat pas loje. Por unë nuk e bëj kurrë këtë.

– Nuk je i detyruar ta bësh, – i tha Lelo. – Aq më tepër ai Alimehmeti, e ka marrë seriozisht sikur do bëhet udhëheqës i PD-së. Me sa duket e di që kryetari i PD-së duhet gjithnjë të jetë Doktori.

– Nuk biem në kurthin e Edi Ramës ne, – tha Muli. – E dimë fare mirë se çfarë përfaqëson ai dhe ajo tjetra që bëjnë sikur kanë marrë vota. Përfaqësojnë opozitën e opozitës brenda degës së PD-së në Tiranë. I kemi pasur tërë jetën kundër, se na quajnë “malok”. Por të gjitha i durojmë, por marrjen e PD-së nuk e durojmë dot. Ndaj nuk ua japim kurrë.

2 Komente

  1. F
    Fermeri

    Me keto shkrime mind te behet nje premier humoristike ose shfaqe estrade

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stape Pashi

      “I kemi pasur tërë jetën kundër, se na quajnë “malok”. Por të gjitha i durojmë, por marrjen e PD-së nuk e durojmë dot.” Këto janë disa fjalë që i ka shkruar Mul(t)i. M’u kujtua se kur isha i vogël, kam pasur një shok me ngjyrë që ne e quanim jevg. Në zhargon i thoshim edhe “pufte”. Një ditë më tha “ uk ka gale se më thonë jevg, veçse pufte nuk durohet”.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje