Avokati i Doktorit ka paralajmëruar sot një sulm të afërt ndaj Doktorit nga armiq të brendshëm që po grumbullohen dhe stërviten në një vend të fshehtë.
Në krye të tyre duket se është një armik i hershëm i Doktorit, që avokati i tij e ka zbuluar dhe po e denoncon publikisht.
Pasi bëri denoncimin, në PD pati shumë reagime.
Nga çdo qytet i Shqipërisë, Mulit i vinin reagime, se armiku për të cilin flet avokati gjendej aty.
Të parët reaguan në Shkodër.
Ata njoftuan Mulin se avokati ka të drejtë, pasi aty në degën e Shkodrës, ka një deputet që do me dalë kundër Doktorit.
Pastaj vazhdoi në qarkun e Lezhës.
Gjin Gjoni raportoi se dhe aty rreziku është i madh, pasi dihet kush ia ka me hile Doktorit e kush e mbron me zemër, edhe pse lezhjanet shquhen per “besë”.
Nga Dibra erdhi mesazhi i parë kundër Mzatit, duke theksuar se ai është kalë troje kundër Doktorit, dhe këtë e ka treguar me vepra pasi në Kamëz u bë kundër Doktorit.
Mesazhet nuk pushonin.
Në Durrës kishte akuza për 2 nga 4 deputetët fitues në listën e mbyllur.
Në Tiranë po dihet kush është armiku.
Vazhduan mesazhet për Elbasanin, Korçën dhe Vlorën.
Çuditërisht, nga Fieri nuk erdhi asnjë mesazh.
– Çudi e madhe, i tha Muli, Lelos.
Edhe pse të gjithë e dinë që koka e armikut të brendshëm është në Fier, vetëm nga Fieri nuk më ka ardhur asnjë mesazh, as nga Luan Baçi.
– Kjo është shenjë edhe më e keqe, tha Lelo.
Ka shumë mundësi që armiku e ka marrë ndërkohë degën e Fierit dhe po marshon për Tiranë.
Dhe e gjithë kjo ndodh pasi avokati i Doktorit bëri denoncim publik.
Ata nuk kanë çfarë të humbasin më.
Taktikisht, avokati ka vepruar gabim.
– Po ç’të them unë, tha Muli?
Ne e paguajmë të ruajë Doktorin nga Altin Dumani, ai mbron Doktorin nga Gaz Bardhi.
Avokati qe e mbron nga te vetet...hahahaha
More po quditem me kete milet ! Akoma nuk e keni marre vesh se Sali Berisha ka pjerdh nga trute? Akoma nuk e njohet o milet i paket qe I shkoni pas.PD ka perfundue ne nje stan lepujsh qe luajn lojen e luanit.Ju bej thirrje anetareve te PD,qe ta ringjallim Partine.Ajo do ringjallet kur ne mes saj te mos kete Berisha e Mula e plehra te tjere.