Muli sot ka shpërndarë gjithë pasditen njoftime që militantët e PD duhet të mblidhen para SPAK. Arsyeja nuk është thjesht orari i paraqitjes së Doktorit në SPAK. Por po nesër Gjykata do vendosë se kush gjyqtar do të marrë në dorë dosjen e Doktorit. Nëse ai shoku i Zenit që ka qenë kryetar gjykate i Tiranës, e ka mbyllur mirë pazarin, e merr gjyqtari Bani dhe çështja pastaj është e lehtë. Nëse ka probleme me shortin, atëherë duhet të shpallet gjyqtar i Edi Ramës sapo t’i bjerë.
– Ndaj për këtë duhen shumë njerëz para SPAK, i tha Lelos.
– Po i ra këtij Banit, duhet të brohorasim – i tha Lelo.
– Jo, jo në asnjë mënyrë – tha Muli – se kuptohet që është yni pastaj. Duhet me qetësi dhe duhet të bëjmë thirrje të respektohet gjykata. Kurse Altin Dumani-n, duhet ta sulmojmë, se ai e bëri të vetin kundër nesh.
– Kam frikë mos janë pak vetë – tha Lelo. – Janë lodhur me këto zgjedhjet dhe nuk kanë dëshirë të dalin më.
– Nuk e kuptoj çfarë i lodh – tha Muli. – Një ditë punë kanë pasur për të votuar. Pjesën tjetër të punës e kam mbajtur unë mbi supe. Tani po mbaj mbi supe dhe gjithë punët në PD. Larg qoftë të arrestojnë Doktorin, pastaj më ngelet çdo gjë vetëm mua.
– E di – tha Lelo – por herën e fundit 7 vetë ishin nga 28 vetë që vinin poshtë Ballkonit. Është shenjë e keqe që po lodhen dhe ata.
– E pashë – tha Muli. – Ndaj na duhen patjetër nesër. Kjo rezoluta e Bregut të Fildishtë duhet të japë efektin e vet dhe të ngjallë shpresën që Doktori po rikthehet – tha Muli.
– E vështirë është – tha Lelo – se shumica e tyre, mendojnë që Albana ka shkuar aty të blejë ndonjë gjë fildishi dhe ka sajuar atë deklaratën.
Lini një Përgjigje