Muli kërkon të kuptojë pse Jensheri është më popullor se ai

3 Qershor 2025, 19:50Antena TEMA

Muli ishte sot shumë i mërzitur. Intervista e tij dje tek Ylli, kishte marrë më pak pëlqime se sa intervista e Jensherit.

Thirri Lelon të diskutonin mos ka bërë ndonjë hile Ylli në rrjetet sociale.

– Jo, jo, – i tha Lelo. – E verifikova dhe Jensheri i ka organike pëlqimet, më shumë se ty.

– Si ka mundësi, – tha Muli. – Unë fola për gjëra shumë të rëndësishme, kurse ai për ndeshjen me Serbinë.

– Nuk e di, – tha Lelo, – por kjo mund të jetë e qëllimshme nga Ylli. Ai ka thirrur Jensherin pas teje për të treguar që Jensheri është më popullor se sa ty dhe se po të mos kishte ikur ai nga koalicioni mund të kishim fituar. Domethënë ka dashur të thotë që dhe Jensheri ka më shumë vota se ty.

– Kjo është, – tha Muli. – Qenka komplot. Tani do t’i shtoj dhe ata tek lista e mediave “Vari K...” që shpalla mbrëmë.

– Dakord jam, – tha Lelo. – Dhe kjo mund të jetë një strategji që të mos dalësh shumë në media, duke krijuar konflikt me to, dhe ata nuk e masin dot më audiencën.

– Kështu që u bie alibia që ti je më pak popullor se Kujtim Gjuzi, Jensheri etj.

– Pra, thjesht duhet të viktimizohesh që të kesh një arsye të mos shfaqesh në ekran.

– As tek Syri TV të mos dal? – tha Muli.

– Aty mund të dalësh, po pastaj do thonë ajo media është “Vari Mulin”. Më mirë mos dil askund, – tha Lelo. – Ka plot si ty aty, s’ka nevojë.

 

2 Komente

  1. 6
    60 vjeç

    "vari mulin"...vm / hahahaha...hahaha

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Pak mëshire Ju lutem! Andej nga anët tona thuhet "Tallu me plakun dhe jo me budallain" Plak do bëhesh edhe ti një ditë,budalla si Muli mos u bëfsh kurrë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje