Muli sot ishte shumë i shqetësuar për konsensusin rreth Doktorit.
Thirri Lelon dhe i kërkoi të nxisnin disa shkrime në media që të kërkonin dorëheqjen e Doktorit.
– Si mund ta bëj unë këtë, tha Lelo?
– Bëje, i tha Muli, se ma kërkoi Doktori.
Është shumë i shqetësuar që ka një konsensus popullor që Doktori duhet të jetë kryetar i PD.
Mirë ne në PD që s’kemi tjetër, por dhe këta të PS, asnjë fjalë.
E duan të gjithë për kryetar të PD!
– Po mirë, po kush do kërkojë dorëheqje, tha Lelo?
Nëse dhe PD është dakord dhe PS dakord, s’ka kush e kërkon.
– Po të dalin ca nga këta që kanë ikur nga ne, që të mos duket sikur janë të gjithë dakord.
Se Doktori është i shqetësuar.
Nuk do të ketë konsensusin e PS, thotë.
Por të paktën të flasin këta të tjerët.
Deri tani vetëm Endri Shabani e ka kërkuar të ikë.
– Me këta të PS nuk flitet, tha Lelo.
Ata vdesin për Doktorin.
Madje ata thonë: “Ramën e japim, e Doktorin s’e japim”, se me Doktorin fitojnë dhe pa Ramën, kurse pa Doktorin mund të humbasin edhe me Ramën.
– E di, tha Muli, ndaj është i shqetësuar Doktori.
Duhet doemos të bindim dikë nga ata të thotë një fjalë.
– Në asnjë mënyrë, tha Lelo.
E përjashtojnë menjëherë nga PS po foli njeri.
U ka dhënë urdhër Rama: askush të mos flasë kundër Doktorit.
Na duhet dhe për 2029. Pastaj shohim e bëjmë.
– E di, tha Muli, ndaj them që kjo duhet të jetë beteja jonë.
Ne duhet të bindim dikë nga PS të kërkojë dorëheqjen e tij patjetër deri në shtator. Qoftë edhe me lekë.
Boll ta kërkojë, që të jemi ballëlartë para demokratëve e t’u themi:
“Vërtet kemi humbur, por kemi armik dhe PS”.
Ndryshe, na prish shumë punë.
– Do ta provoj, tha Lelo, por e vështirë është.
T’u shash Doktorin atyre është si t’u shash babën.
Se ngelen rrugëve. Vështirë do ta kemi t’i bindim.
Perlë!
https://xh111.gumroad.com/l/akswy