Muli jep udhëzime të fshihen postimet pro Elon Muskut

7 Qershor 2025, 19:50Antena TEMA

Pas vendosmërisë së presidentit Trump, për të mos u pajtuar me Elon Muskun, Muli vendosi të nisë fushatën mbështetëse në Shqipëri për presidentin Trump.

Pasi diskutuan me Lelon situatën shumë të vështirë të presidentit Trump, Muli tha se dhe ne duhet të japim kontributin tonë.

– Fillimisht duhet të pastrojmë gjithë strukturat që kush ka bërë postime pro Musk më parë, t’i fshijë ato, pasi Ambasada i shikon dhe i raporton tek presidenti Trump.

Pastaj duhet të shikojmë çfarë të bëjmë me mesazhe mbështetëse.

– Ne e dimë më mirë se kushdo tjetër çfarë janë besëprerët, tha Lelo.

Doktori e ka pasur një gjarpër në gji për 16 vite dhe s’e ka kuptuar.

Të paktën Trumpi e kuptoi për 16 javë.

Merre me mend sikur të rrinte i maskuar ende aty brenda.

– Ai keqpërdori besimin e presidentit, tha Muli.

Ai e lejoi të merrte dhe djalin në Shtëpinë e Bardhë, të bënte çiçin tek banja e presidentit e gjëra të tjera.

Kjo është e patolerueshme.

– Të gjithë ata që thonë se duhet t’u kërkojmë falje tradhtarëve dhe duhet të bashkohemi, tani kanë një shembull të qartë se si duhet të sillet njeriu me tradhtarët.

Dhe makinën ia ka nxjerrë në shitje.

Mirë që Luli s’ka pasur zakon të bëjë dhurata, se kushedi ku do ta flakte Doktori dhuratën tani, tha Lelo.

– Kjo është e vërtetë, tha Muli.

Ky është një shembull se pa u pastruar shtëpia jote nuk ecet përpara.

Ta marrin vesh mirë budallenjtë që na japin mend.

– Ky e ka më të lehtë, tha Lelo, se ky po zbon një të çmendur.

Kurse ne jemi në hall se kemi punë me budallenjtë.

3 Komente

  1. a
    arvanitasi

    fjalia e fundit,mos vdeksh kurre o mero

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      Aman o Mero po na bëre të qesgim që në mëngjes, flm.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Whitesnake

        Rubrike ????????????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje