Muli kurioz për shkollën verore të socialistëve

11 Qershor 2025, 19:23Antena TEMA

Lajmi se deputetët e rinj socialistë do të bënin një shkollë verore, ku do të mbanin leksione ministrat, kryeministri Rama, si dhe deputetë të vjetër, e çuditi shumë Mulin.
Thirri Lelon të pyeste se çfarë ishte kjo shkollë?

— Pak a shumë si Shkolla e Partisë që ka qenë në kohën e komunizmit, — i tha Lelo. — Aty njerëzit mësojnë si të sillen si deputetë, si ministra, dhe si të mbrojnë vijën e partisë.

— Po ne, s’mund të kemi një të tillë? — tha Muli.

— S’kemi nevojë, — tha Lelo. — Ne kemi shkollën e Doktorit, kemi modelin e tij. Ai është një shkollë e përditshme dhe e hapur, ku mësojmë si të sillemi me kundërshtarin dhe me njëri-tjetrin.

— Deri tani me kundërshtarin kemi qenë mirë, — tha Muli, — kurse me njëri-tjetrin këto zgjedhjet na nxorrën ca psilloqe. Duhet ta zhdukim këtë sistem, se do na nxjerrë keq.

— E vërtetë, — tha Lelo. — Po të paktën s’kemi nevojë për shkollë partie.

— Kjo ka shumë rëndësi, — tha Muli. — Se unë, me thënë të drejtën, shkollën e kam pasur bezdi gjithë jetën. Edhe fakultetin e bëra për 14 vjet. Merre me mend Shkollën e Partisë sa mund ta çoja.

— Ne s’kemi nevojë, — tha Lelo, — se i kemi të kualifikuar njerëzit. Ata kanë nevojë t’i kualifikojnë dhe t’i bëjnë patronazhistë. Ne i kemi intelektualët e afruar në shkollën e Doktorit.

— Rëndësi ka të mos bëjmë më shkollë, — tha Muli. — Se jam gati të bëj dy greva urie në vit, vetëm provime mos të kem më. Akoma më dalin në ëndërr.

2 Komente

  1. L
    Loni

    PS i ka dy Akademi, atë të barinjve, ku bariu mëson si t'u shërbej deleve dhe Akademinë e Partisë, ku delet mësojnë si t'i shërbejnë bariut. Kjo shkolla verore, duket është thjesht ndonjë kurs për t'u treguar deputetëve të emëruar nga Rama, se sa punë ju duhet për të arritur nivelin intelektual dhe njohurit që zotëron udhëheqja e lartë e partisë. Me një fjalë është kurs thjesht për të shqyer sytë dhe lënë gojëhapur nga habia Zeqinenë dhe të ngjashmit e saj kur të ndeshen me Zeusin.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      Po karri po

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje