Deklarata e fortë e Doktorit, se në këtë konfliktin mes Iranit dhe Izraelit ai qëndron në anën e Izraelit, e gëzoi pa masë Mulin.
– Tani do na shtohet mbështetja ndërkombëtare për vjedhjen e votave, – i tha Lelos. – Kur të marrin vesh që Doktori është me Izraelin dhe jo me Iranin, atëherë do na thonë: “Hapni gojën, çfarë doni?”.
Dhe ne do t’i kërkojmë bombardimin e Edi Ramës.
– Nuk jam i sigurt, – tha Lelo. – Doktori mirë bëri që mbështeti Izraelin, se përndryshe do dilte keq, por nuk jam i sigurt a del mirë. Në botë tani nuk e ka kush idenë se kush është kryeministër në Shqipëri, dhe ndoshta mendojnë se kjo është deklaratë e Edi Ramës. Domethënë, na i merr pikët Edi Rama.
Ai shkon në një dasmë izraelite, ndërkohë që Izraeli shkon në luftë, fiton dhe merr lavdinë.
– Jo, jo, nuk e ngatërrojnë Doktorin ata, – tha Muli. – E dinë mirë ata kush është ai. Ai po përballet me regjimin e Ajatollah Ramës në Shqipëri. Ashtu si Izraeli po bombardon Iranin për të rrëzuar Ajatollah Khamenein, ashtu dhe Doktori do nisë betejën e madhe të protestave për të rrëzuar Ajatollah Ramën nga pushteti në shtator.
Të vetmin që pranojmë për ndërmjetësim është Presidenti Trump, i cili ka dhënë prova që ka ndalur dhe konfliktin Serbi-Kosovë. Të tjerët nuk i pranojmë. Kur t’i lutet Trumpi Doktorit, atëherë ndryshon puna.
– Ajo do jetë dita më e lumtur e jetës sime, – tha Lelo, – por unë jam njeri pa fat dhe më duket sikur nuk do vijë kurrë.
Mero ngele duke numeruar Pordhet e Mulit o Derezi,jepi nje kuptim kessj cop letre qe nxjer per lexim,o njeri po edhe ne lexueve na cave Gajden duke nxjere kajme te peshtira si Dulla njeher nje kohe.
o tanguli , qe te kuptosh kete shkrim te meros, ty do te duhet e nje jete tjeter, se ne kete jete ke lindur idiot si muli
Hahah une i kuptoje o idiot i lindur ne shekullin e familjes prishur,i kuptoje shume me mire se ty qe ste vjen mire nga kritizeret por skam cfar te beje,keshtu edhe ti me keta te shumtit lepihu pushtetit qe te mareah ndonje kacidhe…
Kjo rubrike me dhkrin sa here e lexoj; ka humor anglez. Mos e nderro doren!