Muli kontrollon magazinat për parrullat e protestave për vjedhje votash

14 Qershor 2025, 19:10Antena TEMA

Pas vendimit të Doktorit se tani do të nisin protestat për vjedhjen e votave, Muli u qetësua.

– E dija që do dilte këtu, i tha Lelos. Tani jam i qetë.

– Po si i qetë, i tha Lelo?

Do fillojmë prapë nga e para?

– Unë për këtë jam i specializuar, tha Muli.

Kam 25 vjet që organizoj vetëm protesta për vjedhje votash.

Parrullat i kam gati në magazinë.

Do shikoj vetëm mos kanë ndonjë logo të vjetër dhe jemi në rregull.

– Kam frikë se njerëzit janë shumë të lodhur, i tha Lelo.

– Nuk na intereson shumë, tha Muli.

Na duhen 50 veta që të mbajnë parrulla.

Pastaj numrin e pjesëmarrësve e shpall Doktori.

Nuk ka rëndësi sa janë realisht.

Për mua ka shumë rëndësi që gjendja hyri në normalitet.

Kisha një frikë të madhe se mos Doktori eksperimentonte ndonjë rrugë të re, të panjohur, pas humbjes në zgjedhje.

Thashë, mos organizon ndonjë forum intelektual, apo ndonjë gjë me të huaj.

Aty do kisha dalë jashtë loje dhe mund të më dilte para Klevesi.

Tani që u kthye në fushën time, këtu jam njësh vetë.

– E kuptoj, tha Lelo.

Domethënë, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale kemi vetëm protesta për vjedhje votash, dhe pastaj hyjmë prapë në zgjedhje me shpresë që t’i fitojmë?

– Patjetër, tha Muli.

Ne nuk duhet t’u mbetemi borxh shqiptarëve.

Sa herë të ketë zgjedhje, do hyjmë për t’u treguar se ata nuk i lë Edi Rama të votojnë të lirë.

Po nuk u mërzitën ata, nuk mërzitemi as ne.

Pse të mërzitemi? Rrogën e kemi, mandatin e kemi.

Ata le të bëjnë ç’të duan

1 Komente

  1. P
    Paloqja

    Ka zera qe Saliu i ka vene kusht K.Q.Z qe krye.ar per rinumerimin te jete Ristani dhe votat ti rishikoje A.Arvizu.Ndryshe nuk i njeh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje