Pas numërimit të 35 për qind të kutive të Tiranës, rezulton se PD ka shtuar vota në mënyrë fiktive më shumë se PS.
PD ka shtuar rreth 220, kurse PS 190.
Kjo e mërziti shumë Mulin.
— Duhet të jetë sabotim i Edi Ramës, i tha Lelos.
Kur e ka parë që ka fituar, ka thënë:
“Shtojuni ca vota fiktivisht PD-së, që po u hapën kutitë të dalin ata hajdutët, jo ne.”
Dhe ata e kanë bërë.
— E kuptoj, tha Lelo, por duhet të ishim më vigjilentë në këtë pikë.
Mirë që nuk arritëm dot t’i ruajmë votat nga vjedhja, por të paktën t’i ruanim kur na i shtonin!
— Nuk ke çfarë t’u bësh, tha Muli.
Është skemë shumë tinzare.
E ka bërë për të na poshtëruar.
Edhe kjo është pjesë e strategjisë së vjedhjes së votave.
Në fund të fundit, qeveria është përgjegjëse për zgjedhjet, dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi edhe pse na janë shtuar ne votat kot si PD.
— Pak a shumë është si leja e pallateve tek klubi Partizani, tha Lelo, që Rama ia ka dhënë qëllimisht Jamarbërit, që të dënohet pastaj bashkë me Doktorin.
Ka qenë me qitje afatgjatë.
— Njësoj është, tha Muli. E njëjta strategji.
Duhet ta denoncojmë!
— Ne shpresuam që do t’i afroheshim Agron Shehajt, tha Lelo, por ai po shkëputet edhe më shumë.
Është e gjitha strategji.
— Dhe mendoj që e ka bërë qëllimisht, tha Muli, që të na nxirrte dhe ne “fitues” në një pikë.
Meqë na ka mundur në zgjedhje, ka dashur të na nxjerrë fitues në manipulim.
Është një skemë shumë djallëzore. Duhet ta denoncojmë fort!
— Patjetër, tha Lelo.
Madje unë them që jo vetëm të themi “na i hiqni ato vota”, por të themi edhe sikur Tabakut t’ia heqin fare mandatin, prapë nuk mërzitemi!
Lini një Përgjigje