Muli po humb durimin me Alimehmetin

26 Qershor 2025, 20:33Antena TEMA

Mulin po e lëshojnë nervat me këtë Alimehmetin.

Sot thirri Lelon, dhe i kërkoi të disiplinojë daljet e tij në media, se po iu prish punë.

— Donte të hapte kutitë, ja hapëm, i tha.

Mirë na nxorri bojën se kemi vjedh vota më shumë se PS, po i nxorri bojën dhe vetes se iu ka vjedh vota shokëve të vet.

Tani kërkon të anulojmë KAS-in.

Pasi na futi në mut, tani thotë më hiqni erën.

Ky ta heq trurin!

— Puna është që duhet të tregohemi të kujdesshëm, tha Lelo, që të mos duket si sulm, se po e sulmuam i rritet dhe më shumë popullariteti.

Dhe hajde mbaje pastaj. Ta marrim më qetë.

T’i themi që tani kërkesat t’i plotësuam, nuk kemi çfarë bëjmë më shumë.

— Na gjeti belaja me këta tironsit, tha Muli.

Tërë jetën këtë punë bëjnë.

Hyjnë në PD, bëjnë si çuna të mirë e pastaj na kërkojnë gjëra që s’i kemi në dorë.

Dhe ky njësoj si të tjerët. Duhet ndaluar qysh tani.

— Duhet të bëjmë diçka, tha Lelo, por me kujdes.

Problemi është se ai e hoqi PD-në zvarrë, e futi në rinumërim, na mbushi mendjen të gjithëve që na kanë vjedh vota dhe doli që kemi vjedh më shumë se ata.

Tani duhet ta sistemojmë këtë gjë, se na prish shumë punë.

— Puna është që i duhet bërë e qartë që PD nuk e udhëheq ai.

Një herë që ecëm me mendtë e tij, na varrosi.

Ne hapëm kutitë mos i merrte mandatin Tabakut, jo t’i merrte erzin PD-ja.

— Këtë nuk ja themi dot, tha Lelo, se pastaj bëhet debat i madh, se kush e ka varros më shumë PD-në.

Sa herë njëri, e sa herë tjetri.

Ai thotë: “Unë një herë e varrosa, ju e keni varros 10 herë.”

Lini një Përgjigje