Muli merr lajme të gëzuara nga PD e Vlorës

3 Korrik 2025, 19:23Antena TEMA

Muli për herë të parë mori sot lajme të gëzuara nga PD e Vlorës.

Sekretarja e Degës e mori e shqetësuar pasi e kishin njoftuar se para zyrës kishte rreth 30 vetë që kërkonin të takonin kryetarin.

Roja i godines deshi t’i zbonte.

— Kryetari nuk është, tha, është me pushime, dhe njoftoi sekretaren.

Ajo e trembur se kush e kërkonte, mori Mulin se mos kishte ndonjë sherr.

— Nuk di gjë, tha Muli, po ti shko pyet njëherë çfarë janë e çfarë duan.

Shkoi sekretarja, i përshëndeti dhe shkoi të hapte derën.

Për çudi, të gjithë të edukuar.

I thanë: “Mirëmëngjes, mire se erdhe!”

Pasi hapi zyrën dhe u fut brenda, sekretarja doli prapë te dera dhe u tha se kryetari ka ikur me pushime dhe zyrat i kemi mbyllur.

-Por, po keni gjë, ia lë unë porosi kryetarit.

— Ne duam të bëhemi anëtarë të PD, i tha njëri.

— Anëtarë të PD, pyeti e çuditur sekretarja.

Korba, po ne s’kemi as tesera, se ka vite që nuk bëhet njeri anëtar, vetëm ikin!

— T’i bëjmë ne vetë teserat, i tha tjetri.

Na tregoni një model se i shtypim ne.

Na jepni nja 200 copa.

— Si?! 200 vetë do bëhemi menjëherë?

— Po, ia ktheu tjetri.

— Po çfarë u ka frymëzuar të bëheni me PD, i tha sekretarja?

— Edi Rama, i tha ai që ishte në krye të tyre.

— Nuk e kuptova, tha sekretarja.

— Dëgjo, motra, se të kemi si motrën tonë, por nga halli e bëjmë.

Ne jemi socialistë, me thënë të drejtën, por jemi dhe pa punë.

Ka ardh sot ai dhe i ka heq të gjithë këta drejtorët nga puna dhe janë hap shumë vende pune.

Po është kriter që duhet të vish nga PD.

Na e bëj këtë nder, na jep një copë letër, se do ta shpërblejmë jetë e mot!

Sekretarja u trondit rëndë dhe raportoi tek Muli se 200 socialistë duan të anëtarësohen në PD.

-T’u jap teserë, apo jo?

— Po tani u kujtuan ata, tha Muli?

Pse nuk e bënë para zgjedhjeve?

— Tani u kujtua Edi Rama, tha ajo, të marrë nga PD dhe duan të kenë teserën, të jenë në rregull me kriteret.

1 Komente

  1. L
    Ladi

    ????????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje