Muli zbulon diagnozën që mund të kishte përdorur Salianji për mbjellje flokësh

14 Korrik 2025, 19:09Antena TEMA

Muli u çudit nga diagnoza që ka përdorur Salianji për t’u shtruar në spital.

Sipas asaj që shkruhej, ai kishte marrë si trajtim Ablacion me radiofrekuencë për venën e këmbës së majtë.

Kjo i bie që ai të kishte variçe.

— Dëgjo, se ti e di që jam mjek vetë, i tha Muli, Lelos.

Po kjo është diletante. As një infermier nuk e bën këtë gabim.

Ai mund të shpikte një sëmundje me flokët.

Fjala vjen, të thoshte kam probleme me folikulitin.

Ky është infeksion ose inflamacion i folikulave të flokut – pra i rrënjëve nga ku rritet qimi/floku.

Zakonisht shkaktohet nga baktere, kërpudhat (fungal), viruse, irritim mekanik (rroje, fërkime, djersitje) ose produktet kozmetike të rënda që mbyllin poret.

Ky meqë përdorte shumë parfum mund të shpikte që e kishte pësuar nga parfumi apo nga fërkimet dhe djersitjet gjatë seancave gjyqësore që e bënin nervoz.

Dhe është diagnozë e besueshme.

Ky ka shkuar e ka shpikur variçet që janë të verifikueshme.

— Ndoshta atë ia kanë rekomanduar mjekët, tha Lelo.

— Po ai duhet të pyesë, tha Muli, se kjo është parti doktorësh.

Kryetari i Partisë është doktor, numri 2, d.m.th unë, jam koktor.

Kur nuk na pyet ne, kë beson ky njeri?

Se kjo tregon shenjë mosbesimi ndaj nesh.

— Nuk e di, tha Lelo, por qenka problem.

Nuk besoj se hap njeri hetime se PS nuk ka interes, se dëmtohet Ulsiu.

PD po, e ka të vetin, nuk besoj se e ngacmon njeri.

— Ka persona anonimë, tha Muli, si Nesti Angoni që të bëjnë gjëmën.

Ndaj duhet bërë kujdes.

Ai me këtë sëmundjen që them unë ishte në rregull, se prek rrënjët e flokëve. Dhe e kishte kollaj.

Thoshte: isha i sëmurë, u vizitova, më thanë duhen zëvendësuar qimet.

Dhe nuk e quante operacion kozmetik por mjekësor.

— Qenka nxituar, tha Lelo.

Duket që nuk beson tek njohuritë e tua mjekësore.

— Epo kjo është shenjë mosbesimi ndaj partisë, tha Muli.

Duhet ta shikojmë këtë punë. Nuk duhet të kalojë kaq lehtë.

1 Komente

  1. P
    Pim Ceku

    Sipas burimeve te sigurta Sali ani eshte shtruar me kerkese te Grides per nderhyrje ne organin mashkullor ne permasat e preferuara nga Grida dhe per kete nderhyrje duheshin hequr qimet rreth organit dhe qe te mos venin dem ja mbollen ne koke. Nuk e kuptoj ku eshte shkelja ne kete ngjarje shume te rendesishme per te arthmen e PD.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje