Muli i kënaqur nga “Amandamenti Ulusiu”

27 Korrik 2025, 20:22Antena TEMA


Mulit i sollën sot me urgjencë amendamentet që ka propozuar Ulusiu për Kodin e ri penal.

I pari, Lelos i dukej shumë shqetësues.

– E kanë me Doktorin, – i tha. – Duan t’i mbyllin gojën.

Muli e lexoi me shpejtësi dhe i shndriti fytyra.

– Çfarë thua ti, – tha. – Ky qenka sikur ta ketë shkruar Doktori. Po ti s’kupton nga politika.

E kupton ti, të dënojnë Doktorin për lirinë e fjalës? Ç’i bëjmë ne Ulusiut, a jo? Ne ç’t’i bëjmë që na zënë ngushtë, se na thonë: jo Klubi Partizani, jo Gërdeci, jo 21 Janari, etj. Po për fjalën e lirë, Doktori i vë përpara këta që në mëngjes. Ka shumë mundësi që Ulusiu po ia bën për qokë Doktorit. E do shumë. Dhe ajo Anisa, dy personazhe ka intervistuar: Ulusion dhe Tetën Lilin. Duket që kanë një gjë që i bashkon – Doktori.

– Ka dhe një amendament tjetër në mbrojtje të organit seksual të femrave, – tha Lelo. – Kjo mu duk interesante. Nuk e dija që kemi pasur dëmtime organesh seksuale këto kohë. Mendoja se përdhunimi është akti më i rëndë. Po kjo qenka e frikshme. Ulsiu përshkruan dhe format e dëmtimit.

Po për organin seksual të mashkullit nuk është parashikuar gjë? – tha Muli.

– Jo, – tha Lelo.

– Ky është diskriminim, – tha Muli. – Të dyja janë të dëmtueshme dhe duhet të ketë barazi gjinore në këtë pikë. Këtu nuk jemi dakord me Ulusiun. Më vjen mirë që ai tani i njeh këto hallet e femrave deri në detaje, por nuk mund të injorojë dhe hallet e meshkujve.

Kështu që jemi kundër. Jemi pro vetëm “Amandamentit Ulusiu” që na bën shumë punë. Për këtë punën e organit seksual të femrave jemi kundër po nuk u plotësua dhe me të meshkujve.

1 Komente

  1. a
    arvanitsi

    o mero mos vdeksh kurre

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje