Muli po heton planet e Salianjit për PD

22 Korrik 2025, 19:20Antena TEMA

Muli ka filluar të bëhet i vëmendshëm ndaj planeve të Salianjit për pushtet në PD.

Pasi u zmbraps sulmi i parë për t’u bërë sekretar i Përgjithshëm prej Doktorit, i cili e caktoi nënkryetar të Grupit Parlamentar të PD, duket që Salianji ka nisur të organizojë të mbeturit jashtë Parlamentit.

— Duhet të kontrollojmë çdo lëvizje, i tha Lelos, se rrezikojmë të krijojmë dy parti: një në Parlament dhe një jashtë tij.

Ata jashtë mund të na nxisin demokratët të djegim mandatet si më 2019 dhe pastaj do përsëritet historia.

Do na djegë të gjithëve ai djalë.

— Nuk besoj se ka aq fuqi, tha Lelo.

Por e vetmja mënyrë që të mos e lëmë të bëjë grup jashtë Kuvendit është ta përfshijmë në ndonjë detyrë, që të mos ketë kohë të flasë.

— Po Doktorit nuk i them dot, tha Muli, se ai e caktoi nënkryetar grupi parlamentar.

Tani ai nuk është deputet, por nuk mund t’i them Doktorit Salianji nuk është deputet.

Se pastaj bëhem dëshmitar që ai ka rrjedhur. Duhet kujdes këtu.

— Po të gjejmë ndonjë tjetër që ja thotë me takt, tha Lelo.

S’ka nevojë t’ia thuash ti.

— S’ka kush ja thotë tjetër veç meje, tha Muli.

Nuk flet me çdo lloj njeriu ai.

— Atëherë të shkruajmë që Salianji është i pakënaqur nga posti që i ofroi Doktori dhe kërkon një post tjetër.

Fjala vjen: Sekretar i Organizimit për Zgjedhje.

— Kemi Klevesin aty, tha Muli.

— Po Klevesi hyn në Kuvend, tha Lelo.

Ky që është jashtë të ketë një zyrë në PD.

Pastaj po humbëm zgjedhjet, ai mban përgjegjësinë.

— Po sikur t’i fitojë, tha Muli?

— Po pse kemi vdekur ne demokratët ta lëmë të fitojë zgjedhjet PD-ja, tha Lelo. Nuk e lëmë.

Lini një Përgjigje