Muli nuk ka shumë vërejtje për Kodin e ri Penal

1 Gusht 2025, 20:13Antena TEMA

Ka disa ditë që dhe Doktori po flet për Kodin Penal të Ulsiut, por Muli nuk ka lexuar gjë akoma.
Sot i treguan disa nga nenet e tmerrshme.
-Kush tallet me udhëheqësit dënohet deri tre vjet burg, - i tha Lelo. - Këta janë çmendur, ka të drejtë Doktori.
-Prit, prit, - tha Muli, - mos u nxito. Është tjetër kritikë, tjetër tallja. Kjo nuk duhet kundërshtuar. Unë jam dakord me Ulsi-un në këtë pikë. Kam 15 vjet që më tallen dhe po duroj. Mezi e kam pritur këtë ditë.
-Po është fjala për udhëheqësit e mëdhenj, - tha Lelo.
-Po dhe unë i madh jam, - tha Muli. - Numri 2 jam. Kur të vijmë në pushtet jam prapë numri 2. Ose bëhem si Elisa ose si Belinda. Po vazhduan talljet, e di ç’u bëj pastaj.
Se ne duhet ta ndajmë kritikën nga tallja. Kritika po, duhet të lejohet, por jo tallja.
-Nejse, ne si opozitë tani për tani s’kemi interes, - tha Lelo. - Ndoshta kur të vijmë në pushtet, po.
-Po kanë caktuar ndonjë protokoll sipas rëndësisë? - tha Muli. - Apo të gjithë njësoj?
-Nuk ka ndonjë rregull të qartë, - tha Lelo. - Thuhet për udhëheqësit kryesorë në vend.
-Po se për Ulsiun duhet ketë ndonjë ulje, - tha Muli. - Nuk besoj se është sa për Edi Ramën?
-Po ky është problem, - tha Lelo. - Është Kod i paqartë, duhet ta kundërshtojmë fort.
-Nejse, kundërshtitë i bën Doktori, - tha Muli, - por kjo pjesa e talljes duhet parë se ruan seriozitetin e shtetit.

Lini një Përgjigje