Muli ka marrë një sërë mesazhesh nga populli për zhdukjen e tij nga ekranet dhe media. E thirri Lelon të konsultohej sot se si duhet t’u përgjigjej këtyre shqetësimeve të popullit, pasi po krijoheshin keqkuptime të mëdha.
-Më është krijuar një problem, – i tha. – Njerëzit janë mësuar që unë të dal në ekrane dhe të mbaj gjallë shpresën e demokratëve. Fakti që nuk po dal muajin e fundit ka ngjallur shqetësime. Kam frikë se mos kjo inkurajon këta armiqtë e Doktorit dhe u ngjall shpresat për në shtator.
-Nuk besoj, – tha Lelo. – Mua më duket strategji e mirë. Fakti që popullin e ka marrë malli për ty është shenjë e mirë. Nuk ke pse merresh me debate boshe. Debatet i bëjnë këta rangjet e ulëta që konkurojnë për ndonjë vend në parti. Ti e ke vendin, je numri 2.
-Atë kam pasur dhe unë parasysh kur e kam shmangur shtypin, – tha Muli. – Por po mendoj se mos krijoj shqetësime.
-Nuk besoj, – tha Lelo. – Do përhapim fjalë që Muli është tërhequr të shikojë se si mund ta mbrojnë PD këta të rinjtë. Fakti që këta po nuk fole ti, nuk kanë asnjë ide, është shumë e rëndësishme. Dhe duket që këta po u rikthehen temave të tjera pa ide. Kur del ti, hedh ndonjë tezë të re dhe ata mendojnë se je konsultuar me Doktorin dhe ti e udhëheq debatin.
Mendoj se shtatori është muaji i duhur që ti të dalësh dhe të japësh idetë e tua.
-Po në shtator çfarë të them? – i tha Muli.
-Po deri atëherë do flasë Doktori, – tha Lelo. – Çfarë të thotë ai, e përsërit ti, pastaj këta të tjerët.
Deri atëherë do hapim fjalë që ty të ka kërkuar Doktori të mos konsumohesh, se duhen energji për shtator.
-Shumë mirë, – tha Muli. – Kjo ma rrit më shumë rëndësinë. Kështu dhe ata që nuk më duan kënaqen që nuk më shikojnë në ekran dhe ata që më duan kënaqen që jam i rëndësishëm.
flamur. noka. eshte. numri. dy. kriminel. qe do ta paguaj shum shpejt. kete duhet ta. dini se behet. trim. maloku gjuan garden gjuan policet si triminilir meta.