Muli qorton deputetët e rinj që shkuan pa leje në ambasadën amerikane

8 Gusht 2025, 19:48Antena TEMA

Lajmi se një grup deputetësh të rinj të PD, bashkë me të PS, shkuan në Ambasadën e SHBA-së në një pritje, e shqetësoi Mulin.

Thirri Lelon për ta pyetur nëse dinte gjë.

— Jo, nuk më njoftuan, tha ai.

Ne mezi presim një takim në Ambasadën amerikane, do ta kishim festuar.

Por nuk më njoftuan.

— Duhet të rregullohet kjo punë, tha Muli.

Deri tani kemi vuajtur nga Gazi e Tabaku që shkonin në Ambasadë e na bënin karshillëk, tani na ka ardhur kjo “raca e re” që shkon në Ambasadë e nuk na tregon fare.

Duhet t’i thërrasim urgjent dhe t’i udhëzojmë çfarë të thonë, kur të shkojnë dhe kur të dalin.

— Patjetër do t’i thërras, tha Lelo.

Kur shkojnë, duhet të marrin udhëzimet se çfarë duhet të thonë në Ambasadë, si të denoncojnë Dumanin dhe Irena Gjokën.

Kur dalin, duhet t’u thonë demokratëve se gjetën një mbështetje të fortë për Doktorin në Ambasadë, por që do të reflektohet së shpejti.

Nëse nuk bëjnë këtë, atëherë shkojnë në Ambasadë kundër Doktorit.

— Duhet t’i thërrasim e t’i udhëzojmë, se ndoshta janë të rinj e nuk kuptojnë, tha Muli.

Dhe pastaj i keqpërdorin kundër Doktorit.

Ata duhet ta dinë se gjithçka e keqe që i ka ndodhur kësaj partie nga ajo Ambasadë i ka ardhur këto 35 vjet.

Prandaj duhet të bëjnë kujdes.

Dhe tani që shpresojmë t’i kemi në anën tonë, duhet në fillim të respektojnë Doktorin, pastaj të tjerët.

3 Komente

  1. a
    arvanitasi

    mos vdeksh kurre o mero

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ing. Gjeolog Mero

      je njesh.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ing. Gjeolog Mero

        je njesh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje