Sot Gimi i Puros është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një zbulimi tronditës në media. Ai ka konstatuar se Ramaduro i ka marrë zyrat e News 24, pasi po i vjen ora e llogarisë para CIA-s si Maduros në Venezuelë. Në argumentet e tij, Gimi i Puros thotë se, sipas burimeve të tij amerikane, gjyqi do t’i bëhej në News 24 dhe do të ndiqej live nga gjithë populli shqiptar në fundin e tij.
Muli u tërbua nga ky koment.
Thirri Lelon t’i tërhiqte vëmendjen se po i dilte shtypi jashtë kontrollit.
– Duhet t’ia bësh të qartë Gimit të Puros se ai deri tani frymëzohej nga Çim Peka, kurse tani del që u frymëzoka nga Fania.
Kjo është fyerje për partinë tonë, pasi Zeni.tv është në krye të partisë sonë dhe jo Fania. Fanien e kishim taks nga Ilir Meta.
– Ka dashur të duket solidar, – tha Lelo, – ngaqë ka parë dhe reagimin e Doktorit për lirinë e shprehjes, meqë Doktori e ka pas ëndërr tërë jetën të shikonte një media të pavarur në Shqipëri.
– E kuptoj, – tha Muli, – por nuk mund të pranojmë që gjyqin ndaj Ramduros ta bëjë Fania dhe jo Zeni.tv. Se pastaj krijohet pështjellim mes demokratëve.
– Do t’ia përcjell shqetësimin, – tha Lelo, – por ai me siguri do më justifikohet se ka folur me Trumpin dhe ia ka sugjeruar ai.
– Mirë, atëherë thuaji Gimit të Puros t’i thotë Trumpit që Fanen e mori më qafë duke ëndërruar të bëhej miliarder si ai, që pastaj të bëhej president. Tani të mos na marrë më qafë edhe TV Zenin.
Zot na fal çfare kane vuajtur shqiptaret me keto felliqesira