Takimi i deputetëve të rinj të PD në Ambasadën amerikane i ka hapur Mulit edhe një problem të ri, që nuk e kishte parashikuar.
– Na janë mërzitur demokratët me Amerikën prapë, i tha Lelos.
– Pse, e pyeti Lelo?
Ngaqë nuk ka takuar ky Grenelli, Doktorin?
– Jo, jo.
– Ndoshta ngaqë nuk ka takuar Çim Pekën?
– Jo mor, as për atë. Atë do ta takonte, por s’e ka lënë ajo Bleona Qerreti.
– Po çfarë ka ndodhur?
– Kanë parë këta deputetët e rinj që kanë shkuar në Ambasadën amerikane bashkë me ata të PS dhe me atë të Gon Shehajt.
– Po ç’a të keqe ka, tha Lelo?
– Asgjë, por ngaqë u kemi thënë demokratëve që SHBA nuk i njeh zgjedhjet dhe nuk do t’ia njohë fitoren PS, janë mërzitur kur kanë parë në takim më shumë deputetë socialistë se demokratë.
Pra, i ka njohur dhe i ka shumicë. Është shumë simbolike.
– Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë, tha Lelo.
Ata edhe ashtu i kanë të gjithë deputetët e rinj, çfarë të zgjedhin?
Ne mirë që kemi tre gjithsej.
– E di, por tani duhet t’ua shpjegojmë që kjo nuk është njohje e zgjedhjeve.
Se janë mërzitur shumë.
Kur u them unë që në tetor SHBA do hedhë poshtë zgjedhjet, gëzohen.
Por tani që ua thashë, ma prenë:
“Çfarë tetori, ajo i thirri në Ambasadë për kafe.”
Nuk dija çfarë t’u thosha.
– U duhet thënë që SHBA po shikon kë të rekrutojë nga deputetët socialistë kundër Ramës, ndaj i thërret me shumicë që t’ia marrë shumicën në Kuvend.
Vetëm kjo i bind.
– Mirë të shkoi në mendje, tha Muli.
Këtë e besojnë, se ne gjithnjë na i merrte Ambasada këta tipat kundër Doktorit.
Lini një Përgjigje