Përplasja e Irfanit me qeverinë në fillim e gëzoi Mulin, pasi mendoi se tani, duke iu gjendur pranë, do ta kishte në favor.
Por nuk ndodhi ashtu.
Sot, kur pa Salianjin bashkë me gazetarët që protestonin, u mërzit.
– Ky Salianji nuk mund të shkojë pa leje atje, i tha Lelos.
Pardje, kur ishte dita e parë, dhe Irfani me fëmijët ishte në Mikonos me pushime, shkova unë aty dhe bëra betejë.
Sot shkon Salianji se mendon se do më zërë vendin mua duke bërë betejë aty.
– Nuk besoj se ka atë qëllim, tha Lelo.
Ndoshta mendon që, po nuk kapi sekretarin e Përgjithshëm, kap drejtorin e News 24, se ata si familje e kanë marrë dorën me televizionet tani.
– Ashtu po, ashtu le të shkojë, tha Muli.
Por ta harrojë që më merr mua partinë me News 24.
– Po këta të Zeni TV pse po sulmojnë Sandrin, tha Muli?
Ku qëndron problemi?
– Është tërbuar Zeni me ta, tha Lelo.
Sandri, kohët e fundit, ka marrë më shumë leje ndërtimi se Zeni dhe kjo ka krijuar një lloj ftohjeje mes tyre.
Pastaj Zeni ka mësuar që ai po mbështet Belon për sekretar të Përgjithshëm dhe ka dhënë urdhër për sulm.
– Po pse janë çmendur këta, tha Muli?
Këta sikur kanë marrë vesh që jam me kancer e do vdes unë, që mendojnë se kush do jetë sekretar i Përgjithshëm?
Po unë s’kam vdekur akoma.
Si mund t’i bëjnë llogaritë për karrigen time kur unë jam akoma gjallë?
– Nuk di ç’të them, tha Lelo, por e di që për Belon është sherri.
Irfanin e ke me Salianjin, Sandrin me Belon.
Ndaj mba Zenin, se mos ka dhe ai ndonjë tjetër dhe pastaj nuk të ndihmon dot.
Lini një Përgjigje