Muli kërkon urgjent një kurs për ChatGPT

16 Gusht 2025, 18:46Antena TEMA

Pasi u zbulua që Vokshi i bënte deklaratat e saj me inteligjencë artificiale, Muli u trondit shumë.
– Ma shpjego pak, – i tha Lelos, – ç’do të thotë kjo? Domethënë i shton inteligjencës tënde natyrale edhe inteligjencë artificiale?
– Afërsisht po, – i tha Lelo.
– Po ku blihet kjo inteligjenca artificiale?
– Blihet në internet, – i tha Lelo.
– Sa lek kilogrami i bie?
– Nuk është me kilogram, – ia ktheu Lelo. – Nuk është si truri që peshon. Ajo as ka peshë, as ka volum. Është e padukshme dhe e paprekshme. Vetëm kuptohet kur të bën të dukesh më i zgjuar.
– Më duhet të blej dhe unë nga kjo, – tha Muli. – Më thuaj sa bën dhe duhet të filloj ndonjë kurs si përdoret.
– Është shumë e thjeshtë, – i tha Lelo. – Ti e pyet për çdo gjë dhe ajo të përgjigjet. Ajo di gjithçka: për ty, për Doktorin, për Vokshin, për Gaz Bardhin, për gjithçka.
– Vërtet? – tha Muli.
– Vërtet.
– Pa pyete pak, a do bëhet Gaz Bardhi kryetar i grupit parlamentar apo jo?
– E kam pyetur, – tha Lelo. – Ajo thotë se duket që Gaz Bardhi do bëhet kryetar i grupit parlamentar, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Muli.
– Interesant, – tha Muli.
– Pa pyete, kush është numri 2 në Partinë Demokratike?
– Kjo thotë që numri 2 është Zeni, numri 3 është Argita, numri 4 jam unë, Arbëri, etj. Lista e familjes.
– Po për mua çfarë thotë, çfarë numri jam?
– Për ty thotë që je numri 1 i atyre që i shërbejnë PD-së.
– Domethënë qenkam më shumë se sa e dija veten, – tha Muli.
– Patjetër. Kjo tregon se si të shikojnë të tjerët ndaj.

1 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Brilante.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje