Sot Muli ishte i gëzuar. Ai arriti ta përcjellë Doktorin në Kosovë bashkë me dhëndrrin e tij, këtë të fundit pa e regjistruar. Dhe kurthi që i bënë medias ishte i bukur: i filmuan duke ecur pak para kufirit kur dilnin për në Kosovë dhe e shpërndanë foton si udhëtim në Tropojë.
Kështu, të gjithë filluan të merren me udhëtimin e tyre në Tropojë: ku do shkojnë, a do shkojnë në Viçidol etj., ndërkohë që ata kaluan kufirin për në Kosovë, pasi tani në verë nuk kontrollohen as ID-të.
Tani gjithë puna është të mbajmë sekret këto foto të Abit në Kosovë – i tha Lelos – se mos e poston ndonjëri nga ajo ditëlindja dhe e rikthejnë Abin në burg.
Nuk besoj – tha Lelo – ata ishin të gjithë mbi 60 vjeç, nuk kanë faqe sociale.
Po ndoshta, duke filmuar Doktorin, kanë kapur edhe Abin?
Jo – i tha Lelo – se aty i ndajnë burrat më vete, gratë më vete, kalamajtë më vete. Nuk besoj se e kanë futur Abin tek burrat.
Epo mirë – tha Muli – gjysma e së keqes, se kush i duron ata pastaj.
Rëndësi ka që ua bëri njëherë: doli jashtë shtetit. Në Kosovë s’ka problem, rëndësi ka që doli. Se Doktori ka dalë disa herë.
Është variant i mirë edhe për t’u arratisur në rast reziku – tha Lelo – se nga Kosova ikën në Hungari, se aty ka vilën. Me Orbanin e ka mirë, nuk e kthen. Dhe shpëton.
Nuk besoj se do shkojë puna deri atje – tha Muli – do ta fitojmë këtë betejë. Altin Dumani do na bëjë në gjumë. Siç u pendua për Gjirin e Lalzit dhe e la Doktorin të shkonte në vilë, ashtu do pendohet edhe për këtë që ka bërë.
Po iku Abi, nongrata shpeton. Abi duket si Partizani I vertete I gjygjit. Po iku, Berisha do thote: " E pate krisma nuk ka pasur". Nese Abi kthehet, do kete fatin e IM.