Muli kërkon nga Alibeaj të pranojë dy negociatorët e Doktorit në grup

11 Maj 2022, 17:55Antena TEMA

Sot Muli i ka nisur një letër Alibeajt, ku i kërkon që dy negociatorët që ka catuar Doktori për zgjedhjen e presidentit, të jenë në grupin e punës, madje Bylykbashi të jetë dhe kryetar delegacioni. 

Në letër shkruhet: 

“Po të dërgoj dy emrat që Doktori ka caktuar të negociojnë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. 

Gjithë veprimtaria e grupit negociator do drejtohet nga këta të dy.

Bylykbashi duhet të jetë kryetar.

Sa herë që ti drejtohesh Edi Ramës, ti duhet t’i thuash “Zoti Kriminel”, që të japësh prova që nuk je ushtar i tij, ndërsa Bylykbashi duhet t’i thotë “Zoti Rama”, se ai ka dhënë prova si i djathtë i vërtetë. 

Propozimet tona mbeten ato të vitit 2012.

Propozuam katër emra atëhere.

Edi Rama nuk i pranoi. Ne vendosëm Bujar Nishanin si më të pavarur.

Tan Hoxhën na e dogji Bamir Topi me ato lojëra të poshtra me SHISH.

Tani të vërë Tan Hoxhën dhe të dëshmojë që nuk ka pas gisht në atë komplot. 

Ky është qëndrimi ynë dhe këtë se lëviz as topi. 

Atëherë ne treguam moral, meqë ata e përfolën, e hoqëm.

Tani është përgjegjësi e atyre që e përfolën ta korrigjojnë gabimin. 

Nëse nuk e duan zotin Hoxha, kanë Ben Imamin dhe Petraq Milon. Kë të dëshirojnë.

Këta janë kandidatët tanë dhe për këta duhet të luftojmë. 

Nga ana tjetër, gjatë bisedimeve duhet të tregoni respekt për negociatorët e caktuar nga Doktori dhe nuk duhet të flisni kurrë pa leje të tyre. 

Në rast se ky propozim nuk pranohet, atëherë ti dëshmon se je një bashkëpunëtor i Edi Ramës, që do të shkosh në takime pa dëshmitarë.

Në takime pa dëshmitarë vetëm mafia shkon o zotëri dhe ti do mbetesh mafioz, nëse refuzon”. 

Lini një Përgjigje