Muli në hall për protokollin e 22 Marsit

21 Mars 2026, 19:54Antena TEMA

Duke u përgatitur për mitingun e 22 Marsit, Mulin e zuri belaja. Nuk po gjente dot ndonjë personazh të vitit 1992 që ishte ende me PD, përveç Doktorit.

I zuri të gjithë me radhë ata që ishin në tribunën e PD më 22 Mars, por nuk ishte më asnjë me PD. O kishin vdekur, o ishin përjashtuar nga PD, ose ishin vetëpërjashtuar duke u sjellë keq, si Saliu.

Duke qarë hallin me Lelon, befas iu kujtua një emër.

– E gjeta! – tha.
– Kë?
– Tritanin!

– Çfarë ka qenë Tritani më 22 Mars ’92? – tha Muli.

– Ka qenë gjallë dhe ka qenë me PD – tha Lelo. – Kaq mjafton, na e zgjidh hallin.

– I madh, si e kujtove? – tha Muli.

– Ma kujtoi vetë, se kishte dhënë një intervistë për 22 Marsin – tha Lelo – dhe kishte sqaruar popullin që Doktori nuk ka qenë doktor i Enver Hoxhës.

– Po këtë s’e ka thënë njeri – tha Muli. – Ai ka qenë doktor i Hysniut.

– Po pikërisht për këtë arsye e ka thënë Tritani, se ai thotë gjëra që s’i thotë njeri.

– Atëherë ta nxjerrim Tritanin në tribunë – tha Muli.

– Mendoj që po – tha Lelo. – Në të dyja rastet jemi të fituar: e para, po u mbush sheshi, do themi e mbushi Doktori; po nuk u mbush, do themi na i trembi Tritani, s’e nxjerrim më.

Lini një Përgjigje