Muli tregon planin sekret pse duhet rrëzuar Rama më 24 janar

19 Janar 2026, 18:48Antena TEMA

Para se të fillonte sonte Foltorja në bulevard, Muli duke diskutuar me Lelon zbuloi planin e tij sekret.
– Duhet t’i motivojmë demokratët, tha, që ta rrëzojmë Ramën më 24 janar.
– Po ne gjithmonë i kemi motivuar, tha Lelo, por nuk e kemi rrëzuar. Ndaj mos t’i zhgënjejmë kot.
– Nuk i kemi motivuar si duhet, tha. Kam një plan që mund t’i motivojmë.
– Si? – i tha Lelo.
– Duhet të nxjerrim dikë sot në Foltore që të tregojë planin. Plani është i thjeshtë. Ai do të thotë vetëm dy fjalë: “Kam një plan sekret se si Doktori takohet me Trumpin brenda muajit.”
– Po si është plani?
– Ai nuk e thotë planin, tha Muli, por thotë që planin e di vetëm ai burrë dhe Muli.
Pastaj njerëzit vijnë më pyesin mua dhe unë u them që sekreti tregohet kokë më kokë.
Kështu kam mundësinë që të takoj çdo njeri më vete dhe t’i motivoj.
– Po si do t’i motivosh? – i tha Lelo.
– Është e thjeshtë. U them: “Kam folur me LaCivitën dhe më tha, po e rrëzuat më 24 janar, në takimin e Bordit të Paqes nuk do të jetë Rama, por Doktori.”
E kupton ti se ç’ndodh nëse u thua demokratëve që Trumpi do presë Doktorin? Ajo është ëndrra e jetës së tyre. Ata nuk duan as të hanë, as të pinë, as të vijnë në pushtet. Vetëm t’i hiqet Doktorit ajo “non grata” e mallkuar dhe të takojë njëherë Trumpin.
– Qenka ide gjeniale, tha Lelo. Madje dhe e realizueshme. Vetëm se duhet ta rrëzojmë më 24. Se po nuk e rrëzuam, humbasim dhe këtë mundësi ta takojë Trumpin.
– E vërtetë, tha Muli. Por jam i sigurt që do t’i motivoj këtë radhë.

2 Komente

  1. M
    Muli di nashke

    Shume ide gjeniale kje e Dr. Prof. Mul Noka. Ja kur ke ne udheheqje njerez te zgjuar si Muli. Por Lela, si djale i zgjuar qe eshte, kur Prof. Dr. shoku Flamur Noka i tha se do u them demokrateve se sapo fola me La Civipordhen, duhet ta pyeste Prof. Mulin, po ti Muli si u more vesh me La civipordhen, ti nuk di asnje gjuhe te huaj. Ta bente Lela kete pyetje, para se Mero Baze te zbulonte kete bisede mes Mulit e Lelos, pasi demokratet do zhgenjehen, do thojne, larg qofte, qe Muli eshte genjeshtar....Ah mor Lela, me duket se e me te futur me kete Prof. Doc. Mul Mutin. Ec aty...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diaspora

      O Muli bashke me ate Lelen pelen qe ma ka ballin per fushe futbolli mos u mundoni kote se nuk e hane populli ate maskarllek se ju njehe mire se kushe jeni sa te jete Berisha gjalle atij i mbetet non grada.you

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje