Sa paguajmë, do paguajnë! Trump nënshkruan urdhrin për tarifimin reciprok

13 Shkurt 2025, 22:25Bota TEMA
Sa paguajmë, do paguajnë! Trump nënshkruan urdhrin për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e ri ekzekutiv që aktivizon një paketë tarifash reciproke ndaj vendeve që po ashtu tarifojnë SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu kërkoi këshilltarëve të llogarisin të gjitha taksat që shtetet e tjera i vendosin SHBA-së .

“Secili vend që takson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do marrë të njëjtën taksë mbrapsht. As më shumë, as më pak”, tha Trump.

“Shumë e thjeshtë. Askush nuk e di se cili është numri i saktë. Nëse merrni çdo shtet dhe shikoni se sa po na taksojnë, pothuajse në të gjitha rastet ata po na tarifojnë shumë më shumë sesa ne ata. Këto ditë tani kanë mbaruar”, përfundoi ai.

1 Komente

  1. D
    Demek

    Antena brenda familjes paska kapur kete lajm?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje