127. Urgjenca!

11 Shtator 2025, 10:16Blog TEMA
127. Urgjenca!

Nga Rudina Xhunga

Kam një urgjencë, të lutem. Mami me grip dhe tani ka gjakderdhje.

– Emri i nënës.

– Po jap timin, i them, gjithë ankth që të marr shërbim sa më shpejt, nëse djalit që përgjigjet në anën tjetër i thotë diçka emri im.

– Jo, zonjë. Emri i nënës. Dua të kontrolloj të dhënat e saj në sistem.

Po. Mbajeni telefonin të lirë. Ambulanca u nis. Të shkuara!

Sapo unë bëj pak metra, dëgjoj sirenën e autoambulancës që është diku në zonë. Sa herë dëgjoj në rrugë këtë sirenë kam ankth, mos dikush nga njerëzit e mi po e kërkon. Dhe bëj rrugë, hap rrugë e mërzitem kur shoh indiferencë. Mendoj se ne jemi shumë pak për të qenë indiferentë ndaj njëri-tjetrit. Sot janë për mua, nesër për ty.

Sa mbaron mendimi, ata janë te këmbët. Një djalë dhe një zonjë që ngjiten pas meje dhe ndërkohë kanë konsumuar gjithë pyetje-përgjigjet në shkallë. Kur jemi në dhomë, ime më ju shpjegon që është shumë mirë dhe nuk do të shkojë në spital. Unë nervozohem që ajo nuk i lë. Por ata janë mësuar. I vënë termometrin, matin diabet, tension, bëjnë serum, por më e rëndësishmja komunikojnë me të, dinë të komunikojnë. Kaq mirë, sa mami i thotë:

– S’ka gjë, nëse do jem me ju, vij dhe në spital.

Por më sigurojnë që do bëhet mirë, vetëm sa më shumë lëngje sot.

Ndërsa ikin, një i afërm i afron diçka djalit.

– Nuk ju qerasëm! – i thotë.

Ai, me shumë kujdes, i shtyn dorën.

Unë ndihem në siklet e nuk di ç’të them. I them atë që s’dua të them:

– Epo, nuk është korrupsion. Do vetëm të falenderojë.

– Jo, unë nuk ia lejoj vetes, – thotë ai dhe mua sa nuk më bie pika.

I shoqëroj te dera. Ata ikin nëpër shkallë me veshjet e tyre portokalli, ndërsa mua më bëhet e kuqe përreth. Pastaj kthehem, sistemoj gjërat dhe vetëm kur më duket se po shkon mirë, siç më thanë, harroj sa u turpërova kur më refuzuan.

Por mendoj me vete: Në një dite si kjo, kur të gjithë janë duke ëndërruar të bëhen ministër i Rama 4, unë do t’u uroja vajzave dhe djemve të këtij vendi që të mund të bëhen të dinjitetshëm si mjeku i urgjencës sot në shtëpinë time. Faleminderit!/ dritare.net

6 Komente

  1. P
    PD

    Ka rendesi te ndahen dhe ndjesite e mira ! Vertete djali ka bere detyren , por kaq do mjaftonte te benin te gjithe ,detyren !

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Kjo eshte edukata dhe profesionalzmi I shqiptareve , politikanet hajna e tjetersuan , na mesuan te vjedhim per te jetuar. Persh te sinqerte per keto bluza te bardha apo portokalli qe jane vertet ne sherbim te njerezve ne nevoje. Na duhet te gjitheve humanizmi........

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Kam marre dy here sherbim nga urgjenca dhe jam po kaq e kenaqur.Nuk kam shkruar sepse nuk i duroj dot replikat me fjale te ndyra qe te marrin me liber shtepie.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psikologu 1

          Po moj Rudin por janë aq të pakta në shëndetësi këto lloj sjelljesh saqë duket si përjashtim që përforcon rregullin...dhe rregulli është një shëndetësi thellësisht e korruptuar në armiqësi me njerëzit

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nari

            Kjo eshte e vertete sepse e kam provuar vete sherbimin ekselent te urgjences 127,ku ambulanca erdhi ne shtepi per me pak se 5 min.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altin Pellumbi

              Sa mire do ishte,si rasti qe ka perjetuar Rudina te silleshin,Po e theksoj: te silleshin Jo thjeshte sherbimin professional,por vetem te silleshin si te te tille sa mire do ishte! Njerezilleku ka vlere me teper!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje