Nga Indrit Vokshi
9 shtatori, ditë e madhe!
Dita kur Lulzim Basha sdihet se ku e gjeti guximin dhe përjashtoi Sali Berishën.
Kudo që ta ketë gjetur, o nga guximi irracional o nga frika, ska shumë rëndësi, ai akt është akt i madh e i respektueshëm dhe mbi të gjitha, akt i drejtë. Gati-gati, Luli veç atë ka akt dinjitoz në politikë, pavarësisht se nuk pati takat dhe talent për ta mbrojtur si akt.
Pa dashje, neve na bëri një shërbim të madh; i hoqi kamuflazhin Sali Berishës, i hoqi maskën dhe kurimin e fytyrës. Deri atë ditë ai mbahej si lider historik, babaxhan, i balancuar, përbashkues, ishte ai që dilte dhe fliste për bashkime midis demokratëve.
Atë ditë u detyrua të nxjerrë fytyrën tjetër. Nisi sharja më e ulët, fyerja më e poshtër, shpifja më e pafytyrë, trillimi më i paturp, shantazhi publik dhe, në fund edhe organizimi i dhunës vetë personalisht nga Sali Berisha, në oborr.
Profesori, doktori, kardiologu, njeriu që rrinte gjithë natën duke lexuar, siç ia patëm kuruar imazhin, na doli se ishte diçka pak më ndryshe; ishte tutori politik maniak i cili tha, partia është prostituta ime, ajo punon e jeton për mua, smundet askush të ma marrë, se përndryshe nuk ekzsiton më, se unë e vras. E tha live te Erla, partia që smë mbron mua nuk meriton të ekzistojë.
Pra Partia Demokratike, pak se e bëri president e kryeministër, pak se u bë kamikaze e tij në 2019, sepse me 31 janar Rama e pyeti a merr vizë amerikane, ndërsa me 20 shkurt PD dogji mandatet. Nuk mjaftonin këto, ajo parti duhet të duhet të shkonte zvarrë për t'i shërbyer tutorit të sertë, përjetësisht. Kaq arrogancë, fodullëk e përçudnim pati, kaq pak respekt për demokratët të cilët në televizor i mburr si heronj ndërsa me vete dhe me veprimet që bën, dëshmon se i duken plehëra dhe shërbëtorë të pa vlerë por të vlefshëm. Nëse sdo ta mendonte kështu, sdo të kishte vepruar ashtu.
Burri i fjalës, në thonjëza, betohej 8 vjet rresht se nuk kthehem më, u betua se do ta ndjek personalisht çështjen pa parti, por përfundoi duke shkatërruar, degjeneruar dhe defaktorizuar një parti të madhe nga frika e tmerrshme dhe e vocërrake.
Kjo pati të keqen e vet, sepse shkatërroi një parti politike e cila me njëqind probleme, pati mundur të mbetet alternativë për pushtet e qeverisje. Mirëpo pati edhe një të mirë të vogël sepse detoksifikoi organizmin; ata që ishin mentalitet i huaj prej mentalitetit të shumicës, ikën e u larguan, u përzunë apo u poshtëruan duke u kthyer kokëulur e pa u respektuar.
Ajo mësymje e Sali Berishës iu tregoi njerëzve, prej të dy krahëve në konfliktin e brendshëm, se paskan qenë duke bashkëjetuar me mentalitete krejt të ndryshme. Doli se një pakicë paskan qenë mish i huaj në kasaphanen mendore, në kasaphanen ku thereshin me thikë e vërteta, e drejta, argumenti, racionaliteti, dhe mbeteshin shpifja, konsipracioni, përvetësimi, dhuna verbale, sharja me fis, me soj e sorollop e cilitdo që nuk pranonte çmendurinë.
Ja ku jemi sot 4 vjet pas nisjes së revolucionit. Çfarë u fitua? Jemi fiks 4 vjet pas përbetimeve se nëse kthehet Sali Berisha partia do të ringrihet, se armiqtë e të shiturit do të spastrohen dhe e ardhmja do të jetë triumfuese, do të ketë fitore të mëdha dhe rrëzim të regjimit të drogës. Ai ska fituar asgjë, asnjë betejë, asnjë aksion, asnjë pikë, përkundrazi, ai e mori opozitën me 63 mandate dhe e çoi në 50; thelloi diferencën me pushtetin nga 14 mandate në 2021, e çoi 33 mandate në 2025. Simbol i humbjes, disfatës dhe i justifikimit qesharak të tyre. Ka vetëm një fitore: fitoren mbi arsyen dhe logjikën e anëtarësisë demokrate. Fitoren mbi një turmë të traumatizuar dhe të dëshpëruar në atë gradë sa sigurinë e vetme e gjen te nostalgjia e ditëve të pushtetit. Dhe Berisha duke qenë simboli i ditëve të pushtetit, ka pushtet mbi turmën përmes historisë dhe nostalgjisë. Thënë ndryshe, çështja e PD-së nuk është çështje politike, është më së shumti çështje psiqike dhe emocionale.
Ja ku jemi, kaluan 4 vjet prej ditës së parë të revolucionit të shpresës, çfarë u fitua e ku u arrit? U arrit në pikën ku shpresat i kanë vetëm te vdekja; nëpër kafet rrotull PD-së pëshpëritet si ditë çlirimi dhe reformimi, vdekja e Sali Berishës. I thonë njëri-tjetrit ky nuk largohet, na mori në qafë, kur po vdes, se atëherë mund të ketë ndonjë reformim dhe po marrim rol më të madh duke u shitur si besnikë të verbër të liderit historik. Këto biseda i bëjnë ata që betohen se e duan por në realitet, Sali Berisha thjesht iu duhet. Iu duhet sepse pa atë, jo veç demokratët por askush tjetër nuk i llogarit këta prototipat që i rrijnë rreth e rrotull. Pa atë, ska më sfungjer që ndalon dhe zbut mllefin dhe urrejtjen e vetë demokratëve kundër atyre tipave që janë tallur dhe kanë përfituar vetëm pse i ka caktuar Sali Berisha për nevojat e veta.
Ishalla Zoti i jep jetë sa më të gjatë Sali Berishës, ketë e them me shumë sinqeritet dhe shpirtërisht. Sepse fundja, në atë parti Sali Berisha është burri më i mirë; me gjithë të zezat që ka, prapë është më i miri, krahasuar me çfarë ka aty brenda.
POST SCRIPTUM: Smund të kalonte pa një dedikim me shkrim kjo ngjarje e rëndësishme për jetën politike shqiptare. U duhet kujtuar njerëzve kush jeni e çfarë keni bërë. U duhet kujtuar gjithashtu se vetëm 4 vjet kanë kaluar, revolucioni i votës së lirë ka afat edhe 20 vjet, kështu që kanë edhe 16 vjet të tjera përpara. Ose më shumë!
Do ishte vertet akt I madh, sikur bytheci Basha te dinte ta mbante me dore te forte PD-ne.
I foli ne vesh Jorida Tabaku, i tha je lider i madh dhe plaku Sali po na mban mbrapa e sna le te fitojme. E degjoi karakurven e tirones dhe ja ku perfundoi. Nderkohe bucja qe i foli vazhdon gojoren te Saliu dhe lloji i vet pa ndalim.
Scaner superdimensional i pd dhe sali kermes, dhe i budallenjeve qe akoma i vene mbrapa
Ishte akt gati hyjnor, nje akt shkurorezimi mitesh te rreme! Ishte akt ku politika u ngjit ne nivelin e popullit dhe te kombit shqiptar si popull e komb Vlerash, i krijuar e bekuar nga zoti.
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
Ti qenke kryetar i piramidave ose me mire me thene SEKSER ? Me mire do te ishte te mos ti kishin dhene ato para , te vjedhura i ke pas populli eshte ne regull nuk e ha me ate koker ulliri te 97-tes ? Mo u lodh kot ti besh reklame se nuk te beson njeri dhe e dyta kjo eshte per mafjozet qe kane pare droge , mire do bejne tja u marin e te na risin pensionet ?
Akt i madh pasi i vajten amerikanet e ambasadoret 50 here ne zyre. U thoshte PO dhe sa largoheshin ata ky thoshte JO. A ju kujtohet? Na çuditet me aktin e madh...
Genjeshtra me bisht , asnje dite ska qene i perjashtuar sali krimineli nga drejtimi i PD- se ??? Lul Basha vasali i saliut as ne Hale nuk shkonte pa miratimin e pleres sali , ata kane luajtur me PD-ne por me popullin jo ? Keshtu qe nuk ka asnje merite per perjashtimin e saliut por eshte BASHKEPUNTOR ne te gjitha pislliqet qe kane bere kunder ketij vendi asgje nuk e cshfajeson idjotin dhe dashnorin e argites ?
Do te kujtohet si Jude. Kaq. Po mos ta perjashtonte PD nuk do perfundonte keshtu e Saliu do rrinte ne pension. Vetem analyst nuk je o Voksh.
Po të doj Lulëzim Badha e varros, në mënyrë figurative se ai nuk varros dot njeri) sepse mjafton të tregoj me detaje ngjarjet e ndodhura në Kryeministri më 21 janar, kur në bulevard u vranë 4 burra, atëherw Lulëzimi tënd do të ketë vlere, ai si person dhe akti i tij. Thoni shyqyr që kemi Amerikën dhe amwrikanët që e detyruan të thoshte po kur u kërkuan ta hiqte nga grupi parlamentar. Pra Luli ka vlerë vetëm se shqiptoj PO, kaq.
Indrit , jemi te brezave te ndryshem bashke . T'i nuk ke ndonje difference te madhe me nipin tim . Nuk e ke perjetuar asnje second komunistin dhe komunizmin . Sigurisht qe njohuri ke Marr per keto menxyra . Dhe sigurisht ke konkluduar dhe ke perjetuar emocione . Domosdo Jo si ato emocionet e atyre qe I mbajten mbi shpinen keto menxyra . Edhe pse pyllnaja e epiteteve dhe shkallezimeve Jane ekzakte ne portretin e perbindeshit Berisha , thelbin nuk e ke prekur . Indrit , S. Berisha e deklaron vete ( nuk e them une apo dikush tjeter ) : "Jam misisionar " !!! Indrit , vertete duhet ta hame kete dokerr se S. Berisha , KY komunist guri prej 25 vitesh ( bere I tille ne kohen me te zeze te PP-se ...) paska patur te gedhendur ne shpirt nje enderr hyjnore , endrren e misionarit per te ndehur mbi kete toke mbrothesine , lirine , demokracine , drejtesine ...!?!? Une Kam bindjen se ai eshte misionar , por misionar I se keqjes ... Brezi juaj te tillen e shperfill . Ti, Jo , Po ka shume te tjere qe shpresojme dhe deshirojne forte qe kjo mbetjen toksike , KY misionar I zgjatimit te mizorise ne kushte te reja , te ndryshoje , te reformohet per " Te miren " e Shqiperise . Indrit kapedani , te Kam vleresuar (sigurisht dhe te vleresoj) maksimalisht , madje jam revoltuar kur Basha nuk te krijoi mundesine per te qene anetar kryesie , sepse , Isha dhe jam I bindur qe e meritoje . Ama ate ironine ndaj Bashes kurseje , mos u hyr ne pjese zagareve te Berishes dhe E. Rames . Aktiv I Bashes duhet vleresuar , sepse per here te pare , qarte dhe prere u ngrit zeri kunder mizorise qe u ngul ne keto troje me 44 -ten duke I kthyer ne Sahara , e cila , sic thote poeti I pushkatuar nga PP-ja e S. Berishes , " Dhe kur hyn dielli e thellimi rresht , / Shkretetire e SHKRETE , mbetet SHKRETE ...! "
Indrit , se harrova , Ajo ironia ndaj Bashes mban me shume ere majtisto-berishisye se sa nga Ajo aroma kendellese idealiste per nje Shqiperi te bukur dhe Demokratike .
Ajo dite ishte dita e GOMARLLEKUT me te madh qe beri Basha. Dhe dita e fillimit te fundit te tij politik dhe Intelektual. Kte nuk e paska kuptuar vetem ky sufllaqja qe shkruan keshtu se edhe vete Basha tashme e ka kuptuar por VONE shume. Por çudia eshte se te thuashqe Basha guxoi te perjashtoje Berishen nga Grupi parlamentar se Shba e shpalli non Grata dhe Kimetja ja kerkoi hapur kte , ta vleresosh kte akt budallai sot kur dihet se si e qysh u gatua non grata , se si e ku perfunduan ata qe u angazhuan per ta bere kte akt , kjo eshte marrezi komplet.
Lajm humoristik politik shqiptare!?
Juri Kim: Hiqeni se do hani bare! Luli e vleresoi dhe e perjashtoi me edukate.
Nongraten e ka pak , " O kush ta haje ..." ai kriminel e zjarrevenes I Shqiperise , sepse ai meriton plumbin . Sigurisht ju hajdutet dhe babezia e ketij vendi e keni idhull Berishen , Ramen , Meten dhe gjithe raven e tyre .
Po i referohem titullit: Basha perjashtoi Sali Berishen ! A vertete ka njeri qe e beson kete ? Cili ishte Basha ? Basha ishte nje butak qe Saliut i interesonte ta emeronte "Drejtor te PD-s" dhe qe cuditerish ketij te fundit Bashes, nje dite te bukur ju mbush mendja se u be Lider. Megjithekete a do te mundej dote Basha qe ti vendoste sanksione patriarkut te PD-s ? Kurre ! Do te duhej shtrengimi i gringove dhe garancia e tyre qe Lulka te percillte ne PD vendimin e perjashtimit. Pas ketij "Vendimi" Lulkes ju prish gjumi. Atij i hyri tmerri ne palce nga frika nga hakmarrja dhe nje eleminimi te mundshem fizike nga ana e Ptriarkut dhe kete nuk e kishte kote. Ai e dinte shum mire kush eshte Sali Berisha, duke ngrene ne nje canak me te, ai e dinte mire se si vepronte Saliu ne te tilla raste. Keshtu qe mos i mvishni ketij butakut ":merita" qe nuk i ka !
Lulushi u genjye,nga ata qe i mbushen mendjen se ishte bere burre,dhe donin qe ta perdornin. Ishte Kimetja dhe pallosha qe donin te nxirrnin geshtenjat nga zjarri,qe i mbushen mendjen ketij budallai se pas perjashtimit te tije Ai do mbreteronte i qete ne krye te PD-se. Me kete akt Lulushi nenshkroi fundin e tije politik dhe u desh pak kohe qe ti ngulnin gozhdet e fundit mbi arkivol. Ishte plan i Kimetes,Palloshes dhe me bashkepunimin e Gonit te FBI donin ta zhduknin plurarizmin ne Shqiperi . Tashti Amerikanet po i vuajne keto veprime te kimetes dhe gonit, dhe pallosha eshte drejt fundit, mbas mbreterimit qe ka bere ne kete lagje. Ato probleme qe ka kaluar doktor rrumpalla,duke abuzuar me pushtetin, do i kaloje edhe ma zi pallosha i ripjelljes. Keto u pane ne ate qe ky nuk mori pjese ne OKB ne shtator,gje qe tregon nje gjendje alerti te tije karshi Amerikaneve.