Nga Frrok Çupi
Tirana s’ ka dëgjuar gjë, por në mediat e Kosovës ka plasur zhurma për ‘flamurin e UÇK-së’. Zhurma bëhet për Tiranën. Tirana tradhtare nuk ka lejuar flamurin e UÇK të valëvitet në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, të martën mbrëma, datë 9.
-Madje është parë një fëmijë i vogël që kërkonte flamurin e UÇK, por këta njerëz të pa shpirt nuk ia kanë lejuar!, tha para meje një gazetar I televizionit në Prishtinë.
-Ai Duka i krimit, vëllau i Vucic, ai nuk e lejon flamurin e UÇK, tha
Tjetri akuzoi rëndë Edi Ramën se ‘ ky e ka hequr flamurin e UÇK.
E trajtuan gjithnjë si ‘tradhti kombëtare’, si ‘përdhosje të simboleve të luftës heroike’, etj. Dëgjova në studio se dikush përmendi një frazë të Shkëlzen Maliqit që paska thënë ‘dale dale, se Shqipëria po hyn në BE, e keni me pa a do tua hapë kufirin BE në Morinë, apo nuk do tua hapë!?”.
Sa më shumë tirrej ideja se ‘Shqipëria europiane’ ashtu ashtu, aq më keq ndizej nervi në televizion. “Dun me na thanë se do të na venë edhe kufi, a asht kshtu, a!’.
-Po edhe mundet, jemi dy shtete, fund i fundit, njëri BE e tjetri jo- nisa të luaj me nervin e tyre.
Por problemi mbetet te stadiumi Arena në Tiranë dhe flamuri i UÇK
U tmerrova, mendova se kisha hyrë pa dashur në një teatër absurd. Desha të pyes se cila palë do ta mbante flamurin e UÇK, letonezët apo shqiptarët? Mirëpo do të më merrej si ironi, këta edhe mund ta kuptonin.
Mendova se biseda për flamurin e UÇK në stadium, që këta e kërkonin ‘ me këmbë të kalit’, mund të ngitej vetëm përmes ironisë, ndryshe bëheshin dy palë budallenj ballë përballë tek do të flisnin për të njëjtën gjë. Ironia e zgjidh kudo absurdin dhe marrëzinë.
Po, mirë, vëlla, po e vëmë flamurin e UÇK. Letonezët s’ besohet se kuptojnë gjë çfarë është ai. Edhe një budallallëk tjetër pat ndodhur në Beograd me një dron kur ngritën një sajesë me fushë të zezë si ‘flamur shqiptar’, që askush nuk e njihte. Kësaj radhe nuk do ta njihte protokolli i FSHF as i UEFA. UÇK nuk ka qenë skuadër futbolli. Por ky nuk do të ishte tërë problemi.
Problemi, se do të merrej si një totem i dikujt.
Atëherë do të kërkonin edhe të tjerë totemët e tyre. Veteranët e Luftës së Dytë do të kërkonin Yllin Partizan; por në këtë rast duheshin një UÇK dhe dhjetëra Yje Partizane se ashtu janë përmasat. Komunistët do të ngrinin totemin me flamurin e Enver Hoxhës. Ballistët do të ngrinin Pulën e Pjekur. Zogistët, mbretin me dorë në zemër. Qemalistët, burrin me kartën e Pavarësisë. Esat Toptanasit do të nxirrnin figurën e Avni Rustemit të dhunuar. Pezakët foton e babë Myslimit. Ata të Haxhi Qamilit me parullën ‘Dum Babën’. Princ Vidin në anën tjetër…
Nuk mund t’u thuhej ‘ Jo, s’u lejojmë në stadium!’ as princave të Skënderbeut: Oxhaqet Feudalë, Principata e Arbrit me disa simbole, Balshajt me Veladonin e Kuq, Araniti, Zenebishti, Dukagjini, Shpata dhe Bua, Gropa dhe Muzaka…
Mirë, se të gjithë këta totemë i takojnë racës arbnore shqiptare, dhe do të vendoseshin në fushë. Po futboll ku do të luhej?
Por këtë pyetje ‘ ku do të luhet futboll?’ nuk e bëjnë kurrë budallenjtë, as ata në Kosovë. Sepse nuk janë edhe aq budallenj. ‘Budallenjtë’ përdoren për të ‘shirë lëmin’ e të mençurit. I mençuri, në këtë rast, është lidershipi politik i Kosovës. Kurti dhe Osmani e kanë futur Kosovën në një krizë politike të thellë politike. Po bëhet viti pa Kuvend dhe pa Qeveri. Por bëhet më shumë se viti me sanksione dhe pa pikë vëmendjeje nga BE. Po thellohet kriza ekonomike. Po dëshmojnë para të gjithëve se ‘nuk mund të bëjnë shtet’. Mund të përfshihen në krizat e Serbisë dhe të botës, e atëherë ‘ku ishim? Asgjëkund!’. Për të mos e lëshuar qeverinë ‘gjallë a dek’, ata aktivizojnë budallëkun emocional të flamujve (totemëve). Mendojnë se njerëzit ngopen me bar. Siç u ngopen me bar shqiptarët në kohë izolimi.
Me këtë rast, qeveria e Prishtinës ka menduar që të tërheqë edhe Tiranën në krizën e saj. Në dekada të tëra të shkuara kishte ndodhur kështu. Kishte ndodhur edhe kështu edhe ashtu. Lideri komunist i Shqipërisë qante me lot ‘ për fatet e Kosovës’. Ndërsa kosovarët e robëruar por edhe të mashtruar afroheshin te televizorët e qanin bashkë me Udhëheqësin. Edhe në ndeshjet e futbollit qanin. Për sebep të Kosovës kishte shpërthyer armiqësia Enver- Tito. Por cili po përdorte cilin? Politikanët e Kosovës mendonin se po përdornin Enverin. Ndërsa ky përdorte Kosovën. “Krahët tanë janë të sigurt- pat thënë Hoxha- Në Veri kemi vëllezërit kosovarë, në Lindje kemi Vardarin, ndërsa në Perëndim Otranton”. Përdorime të pa qarta, deri tani kur Shqipëria ka marrë drejtimin Europë.
Megjithatë qeveria e Kosovës mendon të ‘shuajë krizën’ e vet, me stadiumet e Shqipërisë në Jug.
ç'do dite e me shume shqiptaret po e kuptojne qe keta islamiket e kosoves s'kane asnje lidhje me shqiptaret dhe shqiperine, ndarrja gati nje shekullore e beri punen e vet, keta me shume ngjajne turq dhe arabe se sa shqiptare.
Duan te perdorin flamurin eUCK-s ata qe i futen ne burg drejtuesit e saj (99% e deshmitareve jane nga kosova) ata qe vetem ne fb jane patriot.Vetem 3500 luftetare moren pjese aktive ne lufte,nga keta nje numer i konsiderueshem nga Shqiperia,18000 u regjistruan per te luftuar dhe 67000 u deklaruan.Rrofte bashkim -vllazerim-Nderzimi.
Se çfarë i ka dalldisur këta idiot ekspozimi i flamurit të UÇK-së dhe lidhja me Ramën është më shumë materie trajtimi për psikologët dhe sociopsikologët që i trajtojn në fushëveprimin e tyre sjelljet patologjike dhe deviacionet sociale.Këta idiot ushqehen në idiotizmin e vet nga eminenca politike toksike që e përdorin këtë farë çmendurie neveritëse si mosdashje apo edhe më keq urrejtje të Rames dhe Shqipërisë ndaj uçk dhe Kosovës.Kjo është për dhimbje po këtu honet politike kështu kanë bërë tash e 35 vite,këtu fitohen vota duke fëlliqur për Shqipërinë,gjinden përherë momente idiote dhe ia rrokullisin para hundës idiotëve që i besojn.Harrojn idiotët që pa Shqipërinë nuk kish pas as uçk as luftë as asgjë.Kudo në botë ka idiot po tek ne janë tepêr shumë.
E vertet asht si Uck nuk ka qen skuader e futbollit as sportit athere nuk duhet me shkue me flamurin neper ndeshjet e futbollit as ne Shypni as ne Kosove. Une e lexova shkrimin e z. Frok Cupi plot te drejt ka pasur
Kryeministri Kroat foli per Banjsken o Cup servili. Kryeministri jone uli koken.
O Cupi nga Mirdita kur zure ne goje tere eliten e vjeter si ste shkoi ne mendje barjaktaret e Oroshit Marka Gjonet e bemat e tyre apo i ke fis!
Politizimi i cdo aktiviteti sportiv futbollistik eshte i pa lejueshem dhe i denueshem nga Fifa e Uefa ku kemi aderuar dhe jemi anetare te saj me pasoje pranimin e kushteve qe kane vendosur keto organizma te larta te futbollit boteror e europian. UCK dhe flamuri i saj jane te nderuar dhe duhet te respektohen por ato smund te perdoren ne futboll dhe respekti behet ne cdo forme tjeter te lejuar. Uefa nuk ka denuar vetem Shqiperine por cdo shtet tjeter qe ka politizuar nje ndeshje futbolli dhe per mendimin tim ka vepruar drejt. Kam dyshimin se ndjenja antishqiptare (te shtetit shqiptar e shqiptareve qe jetojne ne të) sa vjen e po shtohet ne shtetin e Kosoves dhe qe ka sjelle edhe te kunderten e saj. Kjo eshte nje loje e pistë e agjentures e armiqve te shqiptareve, te egos per pushtet e per tu dukur te udheheqesve politike shqiptare kudo qe jane por edhe te naivitetit historik te vete shqiptareve qe jane te prirur jo per bashkim, jo per unitet por as edhe per harmoni mes njeri tjetrit.
Në përgjithësi tifozët janë adoleshentë dhe idjotë ,...çfar pune ka flamuri i UÇK apo ai i Shqipërisë madhe në stadjume,po kështu dhe kënga e Adem Jasharit a thua se ky i fundit ka qenë futbollist të gjitha këto janë provokime për konflikt....të gjith këta zorraxhinj që ulërinte po tju thuash hajdeni të luftojmë me armë asnjeri nuk shkon, Sa për UÇK personalisht kam respektin më të madh dhe sidomos për Hashim Thaçin që QIVERIA e ndyrë Kurti do që të mbetet në burg por ku janë këta patriotët e stadiumeve përse nuk mbushin sheshet në përkrahje të luftëtarëve që ndodhen në burgjet e ndyra të Hagës ....këta idjotë fryhen në stadjume sepse në Kosovë po të mos jetë KFOR Serbia kriminale për 24 orë e pushton komplet Kosovën sepse është shteti më i ndyrë me një fuqi ushtarake shum të madhe.
Komenti më i drejtë dhe më i saktë ???? Në këtë rast do thoja, më i mirë komenti sesa vetë shkrimi i Çupit. ????
Saktë fare
Plehra të gjithë ju që shani shqiptarët me në krye plehun frrok çupi
Pse nuk e tundin flamurin e UÇK-së në ndeshjet në Kosovë? Kishte flamur në ndeshjen me Suedinë? Ç’duan në Shqipëri me këtë propogandë? Vetëm sherrin ju shohim kosovarëve, ata janë sabotues të çdo nisme të mirë që ndërmerret në Shqipëri.
Bytheqirat kosovar mos te shkelin ne Shqiperi , mos bejne si trima , ja ku keni Serbine dhe sulmojeni e pushtojeni po skeni byth , nuk ju do njeri ne bot o plera se na cat karin o ndyresira pa fytur , we vdisni per Serbine .