“17 maji”, ose një prilli i dyshes Meta-Berisha

17 Maj 2022, 17:09Blog Nga Skënder Minxhozi

“17 maji”, ose një prilli i dyshes Meta-Berisha

Pesë vjet më parë, teksa mbante hapur një Çadër gjigande në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Lulzim Basha u angazhua në një kompromis disaorësh me Edi Ramën, prej nga mori gjysmën e qeverisë socialiste, si parakushtin për të mbledhur karriget dhe foninë e protestës, por edhe si “pajën” që do e bindte atë për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017. Një akord unik, i habitshëm e misterioz edhe sot, pesë vjet më vonë, të cilin Edi Rama do ta përmblidhte më vonë në frazën “i thashë merr gjithçka përveç meje, se unë  jam i martuar”.

Sot, pesë vjet dhe një mandat qeverisës më pas, Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë doreheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entusiazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhëtinë e 17 majit”.

Presidenti i Republikës i cili po bën provat gjenerale për jetën e re opozitare, e konsideroi kompromisin e majit 2017 mes Ramës e Bashës si “ditën më të erret të pluralizmit politik. Marrëveshjen e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë të ekspozuar para dritës së diellit…”

Në terma të ngjashme ka folur këto vite për atë marrëveshje edhe Sali Berisha, personi i cili ka përdorur fraza të tipit “një marrëveshje nga e cila fiton vendi”, vetëm pak orë pas marrëveshjes në fjalë. Ja cili ka qenë statusi i plotë i Sali Berishës në rrjetet sociale në datën 18 maj 2017:

“Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Ne kete kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vertet i lehtesuar per zgjidhjen me mjete politike te kesaj krize qe kercenonte ne menyren me serioze ekzistencen e pluralizmit politik ne Shqiperi, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Keshtu qe pa u ndalur ne nje analize te hollesishme, e them me bindje te plote se me kete marreveshje ka fituar Shqiperia dhe se per te gjithe shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirise, marreveshja eshte nje ëin-ëin story.

Me kete rast te dashur miq, le te shprehim mirenjohjen tone me te thelle ndaj miqve tane te respektuar europiane dhe amerikane per ndihmen e tyre tejet te çmuar qe dhane ne arritjen e kesaj marreveshje si dhe ndaj te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe vendosen sakrificen e tyre ne themel te saj si dhe ndaj te gjithe atyre, qe me angazhimin serioz bene te mundur kete marreveshje te nje rendesie historike per Shqiperine! Sb”

Pak më i përmbajtur por aspak i pezmatuar apo sadopak i krahasueshëm me qëndrimin që mbajti sot, ka qenë edhe Ilir Meta në ato orë. Ja çfarë deklaronte ish-kryetari i Kuvendit i atij momenti, për marrëveshjen Rama-Basha, në emisionin “Zonë e Lirë” pak ditë pas marrëveshjes: Kjo marrëveshje favorizon LSI. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje me opozitën. Kjo është rezultat dhe insistim i LSI. Rezultat i saj është krijimi i një qeverie besimi.

Pra, asnjë ditë e errët, asnjë tradhëti, asnjë thikë pas shpine, por vetëm “fitore për vendin”, “garanci për zgjedhje me opozitën” apo “çdo shqiptar të ndjehet ilehtësuar me këtë zgjidhje politike të krizës”! kështu flisnin asokohe dyshja Berisha-Meta.

Nuk është hera e parë që Sali Berisha dhe Ilir Meta ndjehen keq për  ato që kanë deklaruar në të shkuarën dhe që sot i komentojnë kokëposhtë. Kjo sjellje përfshin në fakt edhe atë që kanë thënë e bërë ndaj njëri-tjetrit, atëhere kur hidhnin akuza monstruoze e bënin kërcënime të skajshme mes tyre.

Përtej këtij folklori që sot gjenerojnë me dëshirën e tyre Presidenti dhe ish-kryeministri sa i përket 17 majit 2017, vlen të thuhet një e vërtetë historike për marrëveshjen e pesë viteve  të shkuara. Duke u ulur me Edi Ramën dhe duke marrë prej tij praktikisht gjysmën e kabinetit qeveritar në tavolinë, opozita pati iluzionin fatal se e mori pushtetin. Kujtoi naivisht se Rama dha ministrat e bashkë me ta edhe karrigen e tij.

Në fakt kryeministri ishte përkujdesur që të ofronte vetëm vitrinën e pushtetit e jo vetë pushtetin. Ai i markoi ministrat demokratë me zv.ministra e sekretarë të përgjithshëm, duke ju lënë titullarëve të rinj në dorë vetëm kontrollin e orarit të punës për specialistët e ministrive. Iluzioni optik që Basha, Meta dhe Berisha patën me këtë qeveri formalisht të përbashkët, por de facto sërish socialiste, ishte injeksioni fatal gjumëndjellës që e bëri të besonte treshen e mësipërme se i kishte fituar në avancë zgjedhjet. Prandaj duhen besuar shumë më tepër Doktori dhe Kryetari i Parlamentit i atëhershëm, sesa kreu i Rithemelimit dhe Presidenti i sotëm, kur flitet për këtë ngjarje.

Të gjithë e dimë sesi përfundoi historia e 17 majit 2017 dhe se cili qe rezultati shkatërrimtar për opozitën. I vetmi problem është se nga ajo karro fituesish e asaj dite feste për opozitën, disa kërkojnë të zbresin edhe pasi historia e ka thënë fjalën e saj. Për të zezën e tyre, jo të historisë…

4 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Me 7 korrik 2021, pasi u miratuan nga parlamenti i Malit te Zi dhe Kosovës rezolutat që denojnë genocidin serb në Srebenicë ku Serbia masakroi 8 mijë boshnjakë, presidenti serb Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit, deklaroi: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”. Në Tiranë Vuciqi e shmangu votimin e një rezolute të tillë me anë të miqësisë që ka me kryeministrin Edi Rama. Por shmangia e rezolutes në parlamentin e Shqipërisë u bë me shumë zhurmë, me jehonë në opinionin publik botëror. Jane angazhuar gjithe tellallet e socialisteve neper bote te zvogelojne e mbulojne shemtine qe ndodhi nga socialistet shqiptare qe me shume deshen Vuciqin se Sali Berishen. Edi Rama me refuzimin e votimit të rezolutes që dënon genocidin serb në Srebenicë të Bosnjës, bën me turp Shqipërinë, e rrjeshton ku nuk duhet Shqipërinë, e bën vasale të Serbisë Shqipërinë, për veten bëri autogol në trekëndësh në finale të botërorit. Ajo që ndodhi bën me turp çdo shqiptar, edhe ata që po mundohen përditë të lajnë mut me shurrë, të venë kashtë mbi tjegulla, edhe ata që po kërkojnë gjilpërën në kashtë, edhe ata që po gjejnë e rishpikin krimet e Sali Berishës, edhe ata që anijet e Danubit që i conin naftë Serbisë, i sjellin në Morin a në Shkodër me gjithë Danub. Asnjë veprim a xhest, a fjalim në OKB a OSCE, asgje nuk e zëvendëson rezolutën parlamentare si qëndrim politik kombëtar për dënimin e krimeve serbe. As Kina e Rusia nuk kanë koqe të thejnë apo të shkelin sanksionet apo embargon e Amerikës e paska koqe Shqipëria e Sali Berishës apo Edi Ramës. Shmangia e rezolutes nga parlamenti i Shqipërise, mos votimi i saj, refuzimi i saj nga deputetët socialistë shqiptarë ashtu siç donte presidenti serb Vuciq, u kujtoi shqiptarëve që janë esëll, pasi ka ende shqiptarë esëll, se Serbia ka dorë të zgjatur në Tiranë ashtu siç thoshte me 1937 Vaso Çubrilloviq kur publikonte dekalogon Shpërngulja e shqiptarëve se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Natyrisht që fara e mbjellë nga Miladin Popoviq themelonjësi i Partisë komuniste të Shqipërise do të çelë lule here pas here. Unë nuk guxoj të them se Edi Rama nuk është patriot, as e mendoj, se nuk e do vendin, se nuk e do Kosovën, nuk jam aq idiot as naiv si ata që thonë Sali Berisha nuk është patriot. Por Edi Rama me partinë e tij socialiste u gjend në pozitë të palakmueshme dhe i ngjan mëzi pelës kur i thonë njerzit se ti plotësove një dëshirë të presidentit serb Vuciq që dihet botërisht se e ke mik dhe refuzove një kërkesë rezolutë të shqiptarit Sali Berisha, ish kryeminister ish president i Shqipërisë, ish çfarë të duash por shqiptar, për shumë kohë udhëheqës i vendit me të cilin Edi Rama ka bashkëpunuar gjatë. Të gjithë armiqtë e Sali Berishës, të gjithë miqtë, edhe ata që janë hedhë tani me tërbim kundër tij për modë pa ditë asgjë, edhe ata që shkruajnë në fb si në akull thjeshtë se kane një telefon të mençur në dorë por jo mend në kokë, të gjithë shqiptrët e gjallë duhet ta dine e ta pranojnë se sa i përket raporteve me Kosoven apo kontributeve për Kosoven, Sali Berisha është i pakrahasueshem me askend e asgje. Ai ndoshta meriton të vritet njemijë herë për njëmijë e njëqind krime që mund të ketë bërë, që doni ju t’i ketë bërë, mund ta quani diktator, kriminel, tiran, cfarë të doni quajeni por askush i gjallë nuk krahasohet me të për kontributin për Kosovën, askush në Shqiperi që ka patur pushtet nuk matet me të për patriotizem ndaj Kosovës. Ai i vetem edhe pa deshirën e shumëkujt bëri që shteti shqiptar ta bëjë Udhën e Kombit, autostradë jo dykalimshe, arterien kryesore që lidh Shqipëri e Kosovë, arterien që nuk e le Kosovën të vdesë kurrë, udhën që nuk ia zë Kosovës kurrë askush sado taksa te vene edhe pse Rama e quante udhe drejt asgjëkundit… Sali Berisha është i dënuar të mos lejohet të marrë vizë hyrëse në Amerikë. Po. Por Sali Berisha për shqiptarët, edhe për Edi Ramën dua të besoj unë, nuk është më i keq e i zi e i dëmshëm se presidenti serb Vuciq. Nëse Edi Rama e beson se Sali Berisha është më i keq e i dëmshëm për shqiptarët se Vuciqi, atëherë Rama është në të drejtën e tij ta dojë Vuciqin më shumë se sa shqiptarin Sali Berisha, është në të drejtën e tij ta refuzojë rezolutën që dënon krimet serbe sepse e ka propozuar Sali Berisha dhe ia ka kërkuar refuzimin e saj, mosmiratimin e saj Aleksandër Vuciqi. Disa gjëra në jetë e në politikë janë përtej pordhëve të ditës, përtej votave të qelbura që nuk prodhojnë garë as pushtet moral as autoritete të duhura, përtej mërive e konflikteve për prona e pasuri. Sali Berisha mund ta gdhihet nesër në burg, por ai e ka fituar betejën me serbët sa i përket Kosovës, e ka fituar betejën me historinë me të mirat e të ligat e veta, është tashmë kapitull i pashmangshëm në histori, ku ëndërron të hyjë e troket përditë Rama. Degjoj e lexoj tellallë që tellallojnë për furnizimin e Serbisë me nafte nga Sali Berisha. Urrejtja nuk është kek as byrek që e hanë kaq shumë disa njerëz që janë ufo, disa njerëz që nuk dinë asgjë në këtë botë dhe nga Amerika, Europa a Australia bëjnë mentarin nëpër ekrane… Bota e kishte shpartalluar me kohë Sali Berishën po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë, nuk e kishte lejuar kurrë Amerika të qeveriste 8 vite Sali Berisha po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë. Nuk flitet për kohën para Krishtit. Flitet për furnizimin e makinerisë ushtarake serbe në kapërcyell të shekullit që iku. Shqipëria edhe te donte edhe ta lejonin nuk i ka patur as i ka kapacietet të furnizojë Serbinë me naftë. Nuk furnizohet makineria serbe e luftes me naftë me bidona, as me serberatoret e dy-tre qind makinave te kuksianëve që kalonin në Morin e shisnin naftë banorëve të Kosovës për traktora apo për veturat e tyre. As nga makinat që kalonin në Mal të Zi a kontrabanda në Liqenin e Shkodrës. Ju që bëni bla bla bla e spërkasni naftë në vend të pështymës, që dini anglisht e gjermanisht e frengjisht e kinezërisht pyetni në NATO, ka deklarata të NATO nëse nuk i besoni deklaratet e zëdhënësit të atehershëm të NATO se kush e furnizonte Serbinë me naftë, të kujt ishin anijet e mëdha me naftë në Danub që furnizonin makinerinë ushtarake të Serbisë. Shqipëria nuk ka patur as ka fuqi të thejë embargo që vendos Amerika, mos t’ju bëjë budallej urrjetja. Urrejeni Sali Berrishën deri në qiell, vriteni nëse mundeni për ushtrimin e pushtetit, por raportet e tij me Kosovën nuk mund t’i kuptoni se nuk ju ka munguar Kosova si atij dhe kujt nuk i ka munguar nuk di ta zgjidhe atë fjalë kryq dashurie. Dhe ju që zgjidhni të bëheni aleatë me serbët kundër një shqiptari qoftë ai në rastin konkret Sali Berisha, apo të bashkëpunoni e të bëni siç kërkon e thotë presidenti i Serbisë Vuciq për inat të shqiptarit Sali Berisha, ju duhet të shihni qëndrimin tuaj sepse kjo gjë nuk i fshihet dot kronikës së historisë që ju damkos me vulën e turpit. Edha pa rezolutën e parlamentit të Shqipërisë krimi i genocidiot në Srebenicë aty është. Po turpi i refuzimit të dënimit të atij krimi për hatër të Vuciqit e për inat të Berishës i mbetet parlamentit të Shqipërisë, që në fakt nuk është parlament i Edi Ramës, dhe i asnjë Edi Rame, por kjo është Shqipëria fatkeqe që nuk çon në parlemet njerëz por kukulla. Poshtë zagarët - Liri  Kombit shqiptar! (Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ethem Lalaj

      Bravisi S.Minxhozi.Faktet që shkruan janë thikë brinjë më brinjë për Sb dhe Im. -Marrëveshja e 17 majit u bë me OK 100 % të S.Berishës.Asgjë nuk ka bërë Lb me mëndjen e tij..kurrë..kurrë..! -Populli 90 % i di të gjitha çka bërë Sb,Lb,Im.Ndaj nuk e votojnë më PD-në e Saliut non grata. -Sb nëse merr PD në 22 maj..do ngelet përjetësisht në opozitë deri sa E.Rama të dali në pesion. -E gjithë përgjegjësia 32 vjeçare në PD është e S.Berishës.Ky personazh shpifs më i madhi në planet..nuk ka fituar asnjëherë veç 1992 kur populli nuk njihte as Sb dhe as kontingjentin komunist,Spiun në PD. -Nëse Sb bashkohet me IM-LSI..humbja do jetë më e thellë në 2023 dhe 2025.Pasi populli nuk i harron bëmat e gjëmat e Sb dhe Im. -Fakti që PD është copëzuarë në 3-4 pjesë dhe Sb nuk heq dorë nga PD nga frika e burgut familjarisht..tregon se Sb kërkon të vij në Pushtet me REVOLUCION.Dhe në këtë rast do jet banor e HOTEL REÇIT.Amerika nuk harron.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Bardhyl prej akundit miremengjes !

        Përgjigjjuni
      2. I
        Iliri

        Bythecet e kazanit mediatik qeveritar ne siklet te madh nga dhimbjet e lindjes qe kane kapluar 'Rilindasin"Rama nga Meta-Berisha.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje