Mike Pompeo është i shitur, gazeta austriake e paguar, vetëm këta janë të ndershëm!

17 Maj 2022, 10:40Blog TEMA

Mike Pompeo është i shitur, gazeta austriake e paguar, vetëm

Nga Bledi Lumani

E hëna nisi me dy zhvillime dramatike, për atë që vetëquhet opozitë.

Ndërsa në Tiranë kishte mbëritur ish-sekretari amerikan Mike Pompeo, i cili e injoroi plotësisht Sali Berishën, që gjithë shpresën për t’iu hequr damka “non grata” e ka pikërisht tek republikanët e pakapur nga Sorosi, duke njohur si opozitë Alibeajn e grupin e tij, gazeta më e madhe austriake botoi një shkrim tronditës për Ilir Metën, i cili përveçse është përfshirë në një aferë 700 mijë dollarëshe, ka kërcënuar me jetë, sipas gazetës austriake, personin që zbuloi skandalin.

Të shokuar, fillimisht u përpoqën ta kalonin në heshtje këtë gjëmë, sidomos skandalin e Ilir Metës, që do të shkundte nga themelet çdo vend dhe do të bënte jehonë e do të ishte temë e ditës për mediat, por që në Shqipëri normalisht nuk bëri asnjë efekt, e para, se tashmë jemi mësuar me këto skandale dhe kemi fituar imunitet, dhe e dyta, se shumica e mediave janë në borderonë e Metës dhe Berishës, ndaj dhe kishin zgjedhur të merreshin me shalët e kolme të Ronelës.

Në darkë pastaj sikur iu iku turpi- me sa duket këtyre turpi iu zgjat vetëm 12 orë, jo tri ditë- dhe nisën të na mbushin mëndjen se gazeta më e madhe austriake, në fakt është e paguar nga pronarët e inceneratorëve për të shpifur për Ilir Metën që ka harxhuar 700 mijë dollarë për një foto dhe për Monika Kryemadhin që ka shpenzuar mijëra euro për operacione estetike, gjë që s’ka arsye, pasi sipas Monikës, ajo është e bukur siç e ka bërë nëna, a thua gazeta austriake është 55-a e Fahriut dhe sajon lloj lloj historish të paqëna, mjafton t’i lësh çantën me para tek dera.

Ashtu siç në fakt akuzuan ish-sekretarin amerikan, se mori 150 mijë dollarë nga Taulant Balla, për të ardhur në Tiranë e për të takuar armiqtë e Doktorit.

“Aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari u shpreh në ‘Çim Peka Live’ se ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, erdhi në Shqipëri i ftuar për të mbajtur një fjalim dhe është paguar për aktivitetin e organizuar nga Taulant Balla.

Sipas Kokalarit, Pompeo është paguar mbi 150 mijë dollarë”, shkruan portali i Doktorit, duke na zbuluar se tanimë Edi Rama me Taulant Ballën paskan kapur nëpërmjet Sorosit, jo vetëm Joe Biden e Blinken, por dhe vetë krahun e djathtë të Donald Trump.

Me pak fjalë, të gjithë janë të shitur e të blerë, me përjashtim të Doktorit dhe familjes Meta, të cilët reflektojnë veç ndershmëri e mirësi!  

15 Komente

  1. k
    katunari dixhital

    "Dy te ndershem ka Shqipnia Ylyr Metja dhe Viçidol Salia" etj, etj...................................... Te kesh dy, nje ta mbash e nje ta çash, ashtu siç thote Sajmiri i Stopit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Shqiperia vazhdon traditen e vendit te paradokseve: Me 21 prill 2008, dy kreret e partive politike ne Kuvendin e Shqiperise, Edi Rama dhe Sali Berisha nderhyne ne Kushtetuten e Republikes per te personalizuar pushtetin legjislativ me ate ekzekutiv, duke vendosur qe kryetari i Partise qe fiton zgjedhjet zgjidhet automatikisht Kryeminister. Duke u zgjedhur Kryeminister, kryetari i mazhorances k ne dore zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit dhe Presidentin. Sot, kur Sali Berisha ka nje vit qe eshte shpallur "Perona Nongrata" nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Edi Rama nuk e merr mundimin me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Enkelejd Alibeajn te nderhyjne ne Kushtetuten e Republikes per te shtuar nje amendament te thjeshte: "Kush shpallet "Persona Nongrata" nga SHBA, duhet te lere menjhere mandatin e deputetit dhe pastaj te kaloje ne filtrin e SPAK-ut. Pse o shoke, nuk e merr kete iniciative Edi Rama? Sepse "Mbretit te pashpallur te Shqiperise" i leverdis qe ne krye te PD-se e te Opozites Demokratike te jete Kryekrimineli dhe Kryehajduti, agjenti i akuzuar si serbo-rus- Sali Berisha. Per te tjerat ne le te bejem gaga-gam-gam!

      Përgjigjjuni
    2. k
      katunari dixhital

      "Dy te ndershem ka Shqipnia Ylyr Metja dhe Viçidol Salia" etj, etj...................................... Te kesh dy, nje ta mbash e nje ta çash, ashtu siç thote Sajmiri i Stopit.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari i Thjeshtë

        Kjo eshte njesoj sikur te te bej moral prostituta! Ata jane te ndershem, nuk ke cfare thau. Lum ne qe i kemi.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Gazeta e ka marre inf nga policia...padia e Metes nuk ka vlere..sepse gazeta thjesht ka percjelle nje info, por gjithsesi Studio e gazetes do jete goxha e forte per tu mundur, kta jane super te kujdeshem sepse gjykata te keput e sdo tja dije kush je jo si ne Shqiperi ku bjeri ti biem e gjobat nuk paguhen kurre, ....sa per tu blere gazeta nuk besoj kurre...sa per Pompeon firma e gazit pranoi qe e ka paguar...

          Përgjigjjuni
          1. e
            e verteta nuk humb kurre

            Mike Pompeo erdhi per nje ceshtje ekonomike dhe nje vizite ne Ashraf-3, nuk erdhi te takoje opoziten. Pas takimit qe i organizuan, beri foto me tere te pranishmit ne salle...ku qeveria kishte treguar "kujdesin" te ftonte edhe opoziten e emeruar qe ti siguronte nje foto me Pompeon thua se ashtu do marrin postin si Kryetare partie Alibeaj, Tabaku, Gjekmarkaj e Cupi ashtu bashkarisht si 4 anetare te nje Regjence Nr-2. (Pompeo as e ka idene kush jane Alibeaj e tre tjeret me te) Asnje gazete ne bote nuk i hap faqet te shkruaj tregime askujt pa bere me pare pagesen per to. Sa per ndershmeri keta ne foto lodhen kot, se eshte ky Rama ne Kryeministri i pa konkurueshem ne Ndershmeri, aq sa njerin prej tyre e zgjodhi Kryetar Kuvendi e me pas Prersident te Republikes (fill pasi me nje video te tij perplasi socialistet tek gardhi i kryeministrise ne 21 janar 2011).

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sita

              Eshte me te vertete skandaloze. Asnje media mbreme nuk diskutoi per ngjarjen e dites se djeshme. Ja dhe treguesi i raportit te medias se blere. Turp i vertete per Fevziu, Balla, Vasili, Rakipi,ku ishit mbreme te nderuar gazetare. A me shume rendesi ka kenga e Festivalit apo nje President kriminel, psikopat, i korruptuar. Ne nje vend tjeter do kishte dhene doreheqjen menjehere presidenti.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shelegura

                KUR DREJTIMI I NJE VENDI KAQ TE VOGEL SA SHQIPERIA QE DREJTOITI SALA ME TROPOJANET dhe META ME SKRAPARLINJ ,KJO TREGON KETA JANE NJERES TE KRIMIT .

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                  hane bashke , pallohen bashke , jane 2 fshatare homoseksuale ahahaha

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    Sa qesharake jene bere

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqip

                      Mbaju mendjen o zot. Këta kanë një fantazi që vetëm jashtëtokësoret e kanë. Mgjs jo më kot këtyre u thonë UFO.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BALDAZARI

                        Pompeu erdhi per visite private per tu njohur me politikane ne pushtet sepse kur ishte vete ne pushtet ose nuk kishte kohe ose as qe donte qe t' dinte per Shqiperine.Duket Kimetja ika thene se Shqiperia eshte Amerika e re per politikanet qe nuk jane non grata.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          BALDAZARI

                          Pompeu erdhi per visite private per tu njohur me politikane ne pushtet sepse kur ishte vete ne pushtet ose nuk kishte kohe ose as qe donte qe t' dinte per Shqiperine.Duket Kimetja ika thene se Shqiperia eshte Amerika e re per politikanet qe nuk jane non grata.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teli

                            Nuk tha njeri qe “Mike pompeu eshte i shitur Ju llapaqenet e Meros vazhdoni te shtremberoni realitetin . U tha qe Pompeu eshte “ paguar “ per te ardhe ne tirane . Kur e tha kokalari u leshuat si lukuni me te shara , por ja qe doli vete drejtuesi i firmes dhe feklaroi qe eshte paguar nga ai . Tani vazhdoni hani mut prape !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. !
                              !!!!!!!!!!

                              Vera me Mollasin te mos prese. Personi nuk eshte paraqitur. Njeriu I mire. Telo

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje