Vetëm Rama e ka në dorë ta lajë njollën e mbrojtjes së genocidit

15 Maj 2022, 11:18Blog Nga Andi Bushati

Vetëm Rama e ka në dorë ta lajë njollën e mbrojtjes

Edi Ramës i duhet njohur një meritë: Ai e ka intuitën për të kuptuar se kur një alibi apo një gënjeshtër është e paaftë të shndërrohet në armë propogandistike. Kështu ka ndodhur edhe me dredhitë që makineria e tij mediatike prodhoi për të fashitur njollën e turpit të mos votimit të rezolutës kundër genocidit serb në Sebrenicë. 

Nga reagimet në Tiranë dhe Prishtinë, nga komentet masive të rjeteve sociale dhe nga ato të deputetëve boshnjakë, kryeministri e nuhati se pallavarat me “non grata”, me “katran”, apo “thyerje të embargos së naftës”, nuk po zinin vend. Prandaj ai kaloi nga “plani A”, i anatemimit të Berishës si nismëtari i rezolutës, në “skenarin B”, pra atë se shteti shqiptar nuk ka asnjë dilemë për ti vënë emrin që duhet krimit etnik ndaj 8000 musimanëve boshnjakë në 1995-ën. Dhe për të vërtetuar këtë makineria propogansistike e Ramës po mbështetet në tre shembuj.

I pari se ambasadori shqiptar në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ferit Hoxha e ka dënuar genocidin e frymëzuar nga kasapët e tipit Mlladiç- Karaxhiç. I dyti se kur ka qenë në krye të OSBE-së, Rama e ka bërë vetë të njëjtën gjë. Dhe së treti se në 11 korrik të këtij viti socialistët do të mbledhin kuvendin për të përkujtuar viktimat e masakrës serbe të 27 viteve më parë.

Të treja këto shembuj mund të jenë diçka, por kushdo që e kupton politikën dhe diplomacinë e di mjaft mirë, se qoftë dhe qindra të tilla sëbashku, nuk kanë as peshën dhe as vlerën e një rezolute parlamentare që vulos qëndrimin e një shtetit ndaj një ngjarjeje të caktuar.   

Pra për të marë një shembull, ka pasur shumë politikanë apo diplomatë francezë që kanë dënuar genocidin turk ndaj armenëve në fund të luftës së parë botërore, por vetëm kur parlamenti francez e njohu përfundimisht atë, me anë të një rezolute, ngjarja mori përmasa botërore.

Pikërisht kësaj diference në dukje të pavërejtshme, por në fakt tejet thelbësore, i referohej edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kur theksonte një vit më parë se ne do ta pengojmë në parlamentet mike votimin e një rezolute të tillë. 

Nuk ka dyshim se ky qëndrim i bashkëideuesit të “Open Balkan”, i nxjerrë nga arkiva prej Lapsi.al, hedh hije të forta dyshimi për motivet e vërteta që i shtynë deputetët socialistë të mos votonin në sinkron me homologët e tyre në vendet e tjera të rajonit. Më shumë se nga parimi për ta parë në mënyrë të ndershme dhe parimore historinë ai dukej i yshtur nga ankthi se mos prish idilin e marëdhënies Rama-Vuçiç. Ai qe në të njëjtën linjë me predikimet e herpashershme të kyreministrit tonë se e ardhmja e Ballkanit nuk ndërtohet duke i mbajtur sytë nga e shkuara.

I parë nën optikën e këtij qëndrimi të presidentit serb, votimi i deputetëve shqiptarë është një njollë turpi dhe një akt vasaliteti. Pas daljes së kësaj deklarate alibia se zyrtarët e shtetit shqiptar kanë mbajtur aty këtu ndonjë qëndrim ndaj genocidit në Sebrenicë konsiderohet nul. Tani pyetja është e thjeshtë: A është e aftë mazhoranca socialiste të sillet ndryshe nga udhëzimi që Vuçiç lëshoi për “parlamentet mike”?

Shtrimi i kësaj dileme e bën të pavlerë edhe justifikimin e dytë që Rama prodhoi pasi mazhoranca e tij ngriti kartonat e kuq në kuvend. Atij nuk i vyen më as gënjeshtra e parë, se nuk voton nisma të mara nga Berisha dhe as kjo tjetra se ka hedhur aty këtu ndonjë llaf kundër masakrave etnike të fund shekullit të shkuar. 

Si një politikan që di ta nuhasë momentin kur armët e gabuara të propagandës dalin bllof, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një rrugë. Për ti hequr këtë njollë turpi krejt shqiptarëve, ai duhet të bëhet nismëtari i një rezolute të re. Le të shkruajë një tekst krejtësisht të ndryshëm nga i i non- gratas, që dikur “thyente embargon duke trafikuar naftë”. Le mos i pranojë madje as votat “katran” të berishistëve në kuvend.

Le të zgjedhë pra ç’të dojë, por ama të ngrejë kartonat jeshilë të deputetëve kundër genocidit të Serbëve ndaj 8000 burrave dhe të rinjve muslimanë. Dhe jo ta bëjë këtë me batuta, as siç ka premtuar deri tani, me ndonjë përkujtimore në 11 korrik. Por duke prodhuar një dokument të vërtetë në parlament që i bën nder shtetit shqiptar dhe çdokujt që ka respekt për vlerat më minimale njerëzore.

Vetëm kështu, vetëm duke votuar një rezolutë të re, ai mund ta fashisë paragjykimin se socialistët i’u bindën kokëulur porosisë së Vuçiçit.  

11 Komente

  1. B
    Bis

    Si e botoni kete sharlatan

    Përgjigjjuni
    1. e
      eh c'na gjeti

      O RROTA CARI Andista dhe Salista, o halabake dhe idiote te shoqerise se sotme shqiptare, o qenie inferiore qe vetem dhisni nga goja. Po pse o karagjoze politike, mbeti Rama te vertetoje apo mohoje gjenocidin e Srebrenices? Apo ngeli Berish shpellari te vleresoje ate gjenocid? Thirrini mendjes o gomere, keto jane pordha me rigon per debilat qe i besojne!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Miresevini ne plazhet tona

      Shume lodhen nipi Hysni Kapos cfare thone ne Bosnie dhe katundin Serbe prishtine shume shume u lodhe komunisti gjyshit . O Andushi vockel e kujte po i rruhet se u vrane boshnjak mjekrosha islamiste . Ne kemi nevoje per nacione si Serbia qe nuk kemi pasur lufte prej 119 vitesh qe jane te zhvilluar kemi nevojd per turista Serbe nuk kemi nevoje per perce turke e pelevreke koqevare. Populli vlla Serbe eshte i mirepritur ne plazhet tona jeni te mirpritur koha e ketyre krimbave te bllokut te enverit ka perenduar

      Përgjigjjuni
      1. e
        eh c'na gjeti

        Pisoglendi, ti ke nevoje per psikiater o i shkrete ...

        Përgjigjjuni
      2. a
        ardi

        na hapet barkun me salen 80 vjecar ish sekretari ppsh, spaska njeri/parti tjeter kombi shqiptar po do na shpetoj kafsha. ku jane partite e reja, ku jane brezi i ri idete e reja progresive ngelem me te njejtin llum..shoqeri e kalbur koke e kembe

        Përgjigjjuni
        1. E
          Entoni

          Kur u formua Lidhja e Prizerenit kishte dy. Turkoshaket te cilit ishin shume te shqetesuar se Sulltani po humbiste tokat ne Bosnje edhe atdhetaret (Abdyl Frasheri) te cilet kerkonin mbrojtjen e tokave shqiptare. E di qe krahasimi nuk shkon por le te perpiqemi te skicojme nja dy paralele. Nga njera ane kemi Salen te cilin pikerisht tani po i ha barku per genocidin ne Bosje? Pikerisht ai Sale qe ka qene kunder koferences se Rambujes njesoj si Milloshevici. Nga ana tjeter kemi Sulltanin e madherishem edhe haremim e vet qeveritar. Sulltan Rama qeverise nga Facebook. E kalon kohen duke menduar vetem per batuten e radhes. Edhe paturpesisht u kerkon te gjithe shqiptareve te solidarizohen me cmimet e larta edhe eshte turp te ankohemi se ukrainasit jane duke vuajtur. Nderkohe qe te gjitha qeverite e rajonit kane ndermarre masa lehtesuese duke ulur TVSH apo Aksizat. Mua si shqiptar ne vitin 2022 nuk me intereson genocidi ne Bosje (te cilin e denoj) apo lufta ne Ukraine (sikur te mos na mjaftonte ajo ne Palestine). Ulja e korrupsionit respektimi i prones private, krijimi i nje tregu funksional jane sfidat e verteta. Sfida me te cilat duhet te merret shoqeria edhe klasa jone politike. Bosnja, Ukraina, Palestina jane te gjitha tymuese per te na hequr vemendjen nga problemet e verteta.

          Përgjigjjuni
          1. Visi

            Rama është peng i Vuçiçit dhe s mund të mar vendim pa i marë leje atij,deri në Qershor ,kur takohen për Open Balkan.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pune Laperash

              Qe te lexosh ty,eshte humbje kohe,ti me shoke,jo sot,po sot e 30 vjet mereni me Ramen,cfare skeni thene,e cfare keni sajuar per te,efekti i qendrimeve te juaja,eshte vetem nje,qe Rama te pakten deri ne 2029-ten,do jete ne pushtet,kjo tregon se sa lapera i dukeni ju votusve,dhe cfare neverie krijoni ne opoinion,ti dalesh ne mbrojtje Sali Berishes sot,duke e njohur mire kush eshte e cfare ka bere ne dem te interesave kombetare,me qendrimet dhe veprimet e tij,eshte te lesh ne pushtet Edi Ramen,sa ti doje Bushati,me gjithe ata bushatlijte e tjere.Rezolute per Serbrenicen,ne 2022-in,kur ngjarja ka ndodh ne 1993,mund ta beni vetem ju,ylberianet tane,dhe te besh sikur harron se kontribut ne ate masaker ka dhe i biri i Karaxhicit,po ti e ke mire qe mban kete qendrim,se duhet te kesh probleme te vjetra kofidenciale me te,dhe i del ne mbrojtje per te kompesuar ato

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Turpi i shqiptarëve, Bushati, nuk është mos ngritja e kartonit jeshil të deputetëve të Ramës. Turp i shqiptarëve është që Berisha dhe deputetët e tij ishin një armë ndihmëse luftarake në duart e ushtrisë serbe dhe masakrave të tyre në ish Jugosllavi. Këto fytyra që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. A kanë vlerë kartonat e socialistëve, Bushati, kur një nga kriminelët e kësaj masakre apo genocid, është akoma në sallën e atij parlamenti? Mos duhet të harrojmë? Apo mbas vdekjes së tij ta vlerësojmë si "hero të demokracisë"? Kjo është fatkeqësia e historisë së Shqipërisë që po vazhdohet të fshihet realiteti i ngjarjeve historike duke propaganduar gjithmonë rolin e viktimës. Dhe meqë na kujtove parlamentin francez që ka votuar për gjenocidin turk, përse parlamenti shqiptar nuk ka marrë guximin ta votojnë? Çfarë? Kemi frikë mos prishim mardhëniet e mira me aleatin dhe vëlla Erdoganin? Apo mos vallë figura kryesore e këtij gjenocidi, Ismail Enver Pasha ishte me origjinë shqiptare?

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILIR

                  @ (klimaks kacidhjar grekofon). E PARA: Nuk jane absolutisht turpi i Shqiptareve, rastet qe ti pergjitheson dhe permend, por pergjegjesi e politikes dhe organeve te drejtesise. E DYTA: Sigurisht Parlamenti i Shqiperise duhet t'i denoje te gjithe gjenocidet ndaj kombeve te tjera ne Ballkan. E TRETA: Por para se gjithash Parlamenti i Shqiperise duhet te denoje gjenocidin dhe spastrimin etnik te Greqise ndaj shqiptareve te Çamerise.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  ENTSOE

                  Musa Qazimi, ish myftiu I Tiranes, ky afez Andi, patjeter duhet te kete lidhje nga I ati me myftiun otoman!! Novelist turk, Andi Bushatlliu!!?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje