Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

13 Maj 2022, 10:49Blog TEMA

Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

Nga Ardit Rada

Gazetarit Frrok Çupi iu desh ta shtronte dy herë këtë pyetje në shkrimet e tij. Një herë në 1991 për Bllokun e ish-udhëheqjes komuniste, e 6 vite më pas për pasardhësin e tyre, Sali Berishën. Në të dyja rastet Blloku nuk u ça pavarësisht kuriozitetit që mbizotëronte në opinionin publik se ç’jetë bënin drejtuesit e shtetit.

U hapën veç nja dy vila dhe nisi të anatemohej diktatori se kishte pasur edhe vaskë, edhe pishinë 4 metra katror, ndryshe nga klasa punëtore. Dhe kjo u interpretua se ç’kishin thënë komunistët për veten e tyre, kishin gënjyer. Por çfarë kishin thënë për ‘zengjinët e rinj’ të kapitalizmit, kishin pasur të drejtë.

Sot, ndarja klasore e shoqërisë reflektohet tek mënyra e jetesës. Jo vetëm tek të ngrënit dhe të veshurit, por edhe tek tendenca për t’u mbledhur të gjithë bashkë, fqinj me njëri-tjetrin. Sa e sa blloqe numërohen sot që nga Lundra në Dhërmi, ku të njëjtët njerëz që jetojnë me pishinë e kamera në Tiranë, shihen edhe në muajt e nxehtë po prap bashkë.

Gjiri i Lalzit është Blloku i parë. Ai merret si etalon për të treguar se ku janë hedhur lekët e korrupsionit të politikës, trafikut të drogës të artistëve të tallavasë e të tjerë. Është rasti tipik sesi kryesisht mbi prona të vjedhura ndërtohet kryesisht me para të vjedhura dhe rrijnë bashkë kryesisht hajdutët. Ky nuk është më opinion, por bindje popullore që e sheh Gjirin e Lalzit si shpellën e Ali Babait ku kodet për të hyrë i kanë veç ata dhe sapo kalojnë traun zhyten në lluks. 

Për të mos e ekzagjëruar me epitete, mjafton të shohësh se kur bëhen vrer me njëri-tjetrin, ua përmendin të palarat edhe brenda të njëjtit lloj. Rasti më i fundit është ai i Gazment Bardhit që akuzoi një ish-ministër të Berishës se po shet vilën 670 mijë euro. Kjo, s’na tregon asgjë të re veç faktit se Bardhi për vete s’paska vilë atje. Në të kundërt s’do mund ta akuzonte fqinjin.

Pamjen e një Blloku, Gjirit të Lalzit ia dhanë fillimisht Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Sali Berisha. I pari postonte krah një gazetari e një humoristi nga oborri i gjelbëruar. Më parë e shoqja kish folur për haletë që kishin apostafat për macet, video që më pas e zhduku nga YouTube. I shoqi bëri edhe ditëlindjen dhe çoi palma me helikopter. Së fundmi e ka pranuar sërish, kur donte ta kthente vilën në bunker për t’u përballur me fregatat amerikane duke kënduar këngën e Qerim Sulës.

Ndërsa doktori, veç pozonte në rërë dhe thyente rekordet e vetes së tij në atë copë det që i takon Bllokut.

Por Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

Së dyti, zengjinët i kanë nxjerrë në shitje vilat sepse janë kompleksuar nga blloqet e reja. Tani duan t’i shesin vilat në Lalz e të mblidhen në Palasë a pak më poshtë. I duan të reja si në strukturë, ashtu edhe në mobilim. E duan detin më të mirë, ku të ketë dhe vend për skafe e motorë uji. Rërën s’e duan më se i bezdis në këpucë. E duan me gurë të bardhë e të latuar. Pa dhënë hesape për Bllokun e parë, duan të shkojnë tek i dyti, e i treti e kështu më radhë. 

Derisa ndonjë magji e drejtësisë, në mos vetë populli, t’i çajë blloqet e tyre. Mjafton veç Gjirin e Lalzit. Dhe të shohim sesi nga pishina dy me dy e ish-diktatorit në Tiranë, që çudiste këto bllokmenët e rinj, përfunduam te vilat me hale për macet. Sa shumë kemi ecur këto 30 vite…

48 Komente

  1. P
    Perse s'lejohet Kamera le Vilat nqs jane te Ligjes

    Perse s'lejohen Kamerat e TV ne gjrin e Lalzit te bejne nji Emisjon suksesi te Politzikaneve te shquar te Shqiperise ,nqs ato jane te Ligjeshme ??????????? Hermetizimi dhe mbrojtja rrethimi me badigard Vilat e Lalzit eshte nji Fakt qe tregon qarte , se aty ne ate Vila fshihet KRIMI dhe Frika pronareve te ktyre Vilave Miljonshme dhe me nji akritekture Amerikane , eshte shume e Madhe ! - Perse mbahen te fshehura VIlat e Lalzit -shpellar Non Gratta dhe presedienti - cfar pergjigje na jep ????? Media duhet ta therrasi ne studjo koken e Krimin te Lalzit ne Opinion dhe pyesi sa kan kushtuar Vilat , ku e gjeten Tokat , kush banon ne gjithe Lalzin dhe te Tregojne Tapit se si jane manipuluar ????????? Kjo do ishte fillimi i berjes Drejzesi ne Shqiperi ,gje qe Ambasadoret e Huaj nuk e marin ne goje !

    Përgjigjjuni
    1. p
      pirxh pirxh

      gerr verr geerrr verrrr nuk u lodhet duke ber gam gam per 30 vjet sa vila ka ky e sa vila ka ai me zi ju a befshin se dhe 30 vjet te tjersa gam do beni milet kurv jeni raki e kafe hajt allahu ekber rrac e keqe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bregdetari

        Pse prekesh zotrote. Lalzi eshte foleja e hajduteve te ketij shteti dhe ti mos i mbro me pirxh pirxh

        Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      Para pak ditesh ne Sri Lanka populli u ngrit dhe dogji vilat e te korruptuarve. Ishte nje spektakel i vertete.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Shkrim i bukur.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DinPak

          I bukur eshte shkrimi, por titullit ne forme pyetje nuk i ka dhene pergjigje.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kriminelet e Lalzit i mbron RamMashtruesi

          RamMashtruesi bo show ne parlament e medieve gjasme i kerko Arben Karit te saliut Spak , te ngrihet Perpjet e tregoje ,nese Spak eshte i Vertete ! - E gjtha eshte nji Loje ,sepse me dasht nji Pushtetare me bo dicka e realizon ne disa rruge ,pa qen nevoja fare te dal ne skene ,Ka popullin ,qe mbaron gjithcka dhe si duhet !Mirpo Pushti bo thjeshte lojna dhe tallet me popullin dhe kam frik se kjo politike kurvash ka me e cu ne Katastrofe Shqiperine . Ky Pusht ,e dinte fare mir qysh kur ishte ne Opozite se Lalzin salih berisha me ilire meten e gjithe banden e PD LSI e kishin shpallur Toke e Xanun mbasi vrane Gjyqtarin Konomi qe Spak e Prokuria sot per turp Hesht dhe nuk u ndje kurr asnji llafe ! Dhe jovetem Opozita Socialiste nuk denoncoi ndertimin e Vilave ne Lalz ate kohe ,por asnji nga Bordellua Medie nuk denoncoj Kantierin e Vilave te Lalzit pushtuar nga Bandat Poltike PD Lsi . Dhe sot 9-vjet ne Pushtet ala Heshtin dhe kjo flet shume se Lufta Civile ne Shqiperi do jet e tmerreshme si asnjiher ka par ky Vend . Shqiperia do ndizet Flake dhe rrezikon gjithcka si Shtet

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            'Nuk është turp të jesh i pasur', iu gërmush në një status në facebook, "profesor" Spaho, Gaz Bardhit, kolegut të tij deputet, kur deri dje na ishin të udhëheqës të Partisë Demokratike, (na ishte njëherë)! Deri këtu dakord jam dhe unë me Mondin, për të cilin nuk di a është apo jo aq i pasur. Por ajo për të cilën nuk jam dakord me të është fakti se ai, si profesor i ekonomisë, nuk po na thotë se si duhet të bëhesh i pasur, kaq i pasur, në një vend të varfër, më i varfëri në Europë? Është e qartë për të gjithë se për një që punon, dhe që falë profesionit apo detyrës së tij, shpërblehet mirë sigurisht që nuk mund të jetë i varfër, por kurrësesi i pasur në nivelin e miliona eurove. Përveç biznesit, sigurisht dhe ky i ndershëm, në kushtet e Shqipërisë është e pamundur të arrihet kjo, përveç se duke vjedhur, duke u korruptuar nëpërmjet shkeljes së ligjit, apo duke shpërdoruar detyrën me qëllim përfitimi. Të gjitha këto të dënueshme. Janë pikërisht këto që e bëjnë opinionin publik të jetë kaq i irrituar me këtë kategori të bllokmenëve të rinj që viti 1991 ju gjeti me një palë pantallona doku, me një apartament 1 1, e po të ishit me fat 2 1 dhe ndoshta edhe me biçikletë. Po sot?! Me pasuri marramendëse, makina luxi, vila qindra mijëra apo miliona eurosh, me konto bankare në off shore, apo aksione në shoqëri të ndryshme biznesi. Sigurisht që jo të gjithë, nga sëra juaj, janë të tillë. Shqipëria është e vogël dhe për fatin tuaj të keq u njohin mirë të gjithë. Prandaj, shoku Spaho, mos u rrek të na mbushësh mendjen se pasuritë ju që këto 30 vjet, nuk keni qenë veçse shërbëtorë publikë (nëse) dhe që kësisoj jeni paguar nga taxat tona, pra rrogëtarë, nuk ka pse të keni turp që jeni të pasur!! Përkundrazi populli i ndershëm u përçmon dhe ju thotë: "Turp të kini!". Ai nuk ka gjë në dorë, ( ia ka lënë ligjit këtë), se po të mundte do kërkonte të bënte atë që nuk e bëri dot në 21 shkurt 1991, kur donte të mësynte 'bllokun komunist', por që e ndaloi 'antikomunisti' Neritan Ceka, atëbotë një nga udhëheqësit e PD dhe që sot më duket se e keni në listë për president të Republikës. Dhe për të gjithë si ju, Populli ka një shprehje: Epo "Të gjithë derrat një turi kanë!". Tani, në pritje të trrokitjes në derë të SPAK-ut (ardhtë ajo ditë!), deri atëhere, nxirrni zorrët e barkut dhe zihuni e zhgryhuni me njëri- tjetër, se veç ajo u ka ngelur.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Booo

              Rrofte shoku ENVER !

              Përgjigjjuni
            2. "
              "BOHOTINA"

              Bureto te pergezoj per shkrimin, por edhe pse me kurseve kohen per te shkruar per keta monstra e perbindsha te pasuruar me gjakun e popullit...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Booo

                LAVDI PPSH

                Përgjigjjuni
              2. s
                sqarim

                Sulmoni SPAK dhe prokurorine me protesta "paqesore" duke u gdhire atje deri sa te arrestohet kryekrimineli! Mos i lini te dalin nga zyrat dhe u nderprisni furnizimin nga jasht.Me protesta paqesore gjithmone qe te mos kene aresye ankimim tek banda kriminale shqiptare nga Konispoli ne TRopoje qe ka hedhe si kancer tentakulat. Por nje zjarr duhet vene Lalezit dhe me poshte qe te mos ket shpetim.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Myslimani.

                  Bla bla bla. Duhet revolucion jo llloqe kavaje. Keto i dime ka kohe. Zgjidhja ku eshte? Jane te fuqishem shume politikanet tane. Lek te papare kane. Ne si popull mbaruam. Nuk i rrezojme dot. Po pres ndihmen e Zotit. Me sa shoh ndihma e Tij po vjen nepermjet amerikaneve. Te pakten gjumi i eshte prish maskarenjve.Edhe disa jane ne burg. Te shikojme

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    labi

                    Uauuu! Edhe Arben Kraja paska vile ne Lalez? Dhe ne presim qe ai te hetoje per vilat e gjitoneve te tij me rekorde kriminale? Cudi a madhe! Edhe Noka,krahu i djathte i Non Grates,pervec makines shumemilioneshe paska dhe vile atje?Ndaj ate e ha meraku per te varferit e ketij vendi dhe s'le dy gure bashke per te vene pa-drejtesi ne kete vend?!U shkri i gjori Noka e s'e ze gjumi per shqiptaret e zakonshem.S'i duket i ka bere kerkese dhe sherbimeve sekrete te Serbise te financoje pak Noken qe te investoje per te ngritur mireqenien e shqiptareve!Shpirt njeriu i varferi! Shiko shiko! Dhe Ristani,ish kreu i KQZ-se qe shqeu kutite e votimit per ti ,mbushur me votat e hedhura ne kutite e gabuara qe te dilte Basha krie@ar i bashkise Tirone?Po mire,ky Paloqia kaq i ngordhur eshte qe nuk ka bere nje vile atje,krah spin doctor-it,sepse ky eshte krahu tjeter i thyer i Doctor-it kriminel 24 karatesh!Apo ka dhe ky dhe nuk e dime?Dhe nga kupola e krimineleve pa vile atje qenka B.Kellici.Ky problem duhet zgjidhur dhe sa me pare.Nuk shkon qe te gjithe te mesipermit te kene vila ne Lalez dhe ai te mjaftohet vetem me nje ore mijera eurosh! Nuk shkon!Po mire,qe ta marrim vesh cfare kerkojme ne nga Arben Kraja?T'ja fuse vetes?Se po hetoi Liken e Berishen dhe zhabulanet e tjere te mesiperm rreth tyre i bie qe t'ja fuse vetes!Si duket e ka llogaritur mire ai punet e tij qe merret me Sajmirin e Rovena Voden me arken me peshk.Dhe presin shqiptaret nga Kraja qe te pastroje krimin politik!Bravo Arben Kraja! Po te lane dhe sic duket edhe mund te te lene se ua ke hedhur te tereve trute e gomarit dhe sidomos ambasades amerikane ne Tirane,ke te drejte te behesh prift dhe te shtosh shumen ne karten tende bankare! Marshallah Arben Kraja,se mos te te hame sysh.Ke te fala dhe nga A.Llalla!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapeni per zhelesh kete...kale troje ne SPAK!

                      Ne fakt ja vlen nje proteste paqesore perpara me nder SPAKUT!Te gjithe shqiptaret qe duan drejtesi te mblidhen ne nje dite e ore te caktuar perpara zyres se Arben Krajes.Jo per gje por qe ta kuptoje qe shqiptaret nuk jane budallenj e nuk hane bar.Mjafton qe dikush te marre inisiativen e te organizoje nje tubim te fuqishem dhe sa me shpejt!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        ppa

                        Shume drejt, ia vlen nje proteste paqesore ; po kush do e drejtoje - ata karafilat e nisma-thurrjes qe jane vetem per llogje ne ekranet e TV.

                        Përgjigjjuni
                        1. z
                          zemra

                          Ju jeni popull interesant do te thoshte "guvernatorja e shqypnis":Ne po ju ndertojme kapitallizmin e par rrjedhoje duhet nji shtresezim i shoqerise shqipetare.Ndaj ne kemi lejue me u ba i pasur kushdo e sido qi te ndertohet kjo shoqeri kapitaliste ku vandi te kete te pasun,te mesem e te varfen!Kush mujti bravo se e kane kuptue sistemin kapitalist.Z.Kraja na e vume qi mos te denoje ata qi u gedhin kapitalista sepse e kan kuptue ma mire se populli sistemin qe iu imponueme me ç'do lloj mjeti.Ne kete sistem ganat jane te ndara:Kush do me hangur bar i befte mire e kush do me hangur .ar ka kuptue qi ashte ne rruge te mbar.A e ndigjuet live Qim Peken.com ç'ka deklaroi per Amriken.Ja pra ky ashte sistemi qe ne ju ofruam dhe ju e pranuat.

                          Përgjigjjuni
                        2. Dhe po s’e çanë , do çahet vetë ÇIBANI !

                          Pse nuk çahet Gjiri i Lalzit ?!! Kush t’a çajë ??? Ata që duhet t’a çajnë janë brënda , ka punuar me mënd “ARKITEKTI” , a mund t’ë çajnë vetvehten ?!!! Megjithëse shënjat e vetçarjes kanë filluar , ja , s’e patë seancën plenare , sa bukur diskutonin LALZIOTËT :-PALAÇO , MASHTRUS , MASKARA , IK ZHDUKU QELBËSIRË !!! ÇIBANI i Lazit është maisur , dhe po s’e çanë do çahet , QELBI i tij do e QELBË dhe këtë vend QELBËSIRASH !

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teli

                            Nje gje me habit, si e paska kalu vettingun kryetari i SPAK nderkohe qe paska vile ne Lalez, me rroga e dime qe nuk blihet nje vile ne Lalez , edhe me rroge 5 milion te vjetra perseri nuk blihet ….cudi , shume cudi

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bo bo

                              Po mer koqe , me pune e rroge edhe bilet banesa edhe apartamenti edhe vila, edhe makina . Ju ka ngelur ora ne komunizem ju ?!!!.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                shpellari Kapitalist ne Fabriken e Hajnis

                                Bo bo maloku puno ne Shpellen Elektronike Turrni tret dhe bo vila e makina haaaaaaaaaahahahahahahahha o rracen se paskeni qen fare e poshter shume . Sa klase i ke mer malok kapitalisti ? Mesiguri as 3 -klase s'ke sepse ta tregon qarte llogjika si shprehesh

                                Përgjigjjuni
                            2. H
                              HARRAMI

                              Gjirin e Lalzit dhe gjithe kriminelet qe kane vjedhur ne keto permasa galopante, i can vetem Zoti. Mos u merzisni, vetem ai di se kur vepron. Njeriu ska se cfare ti beje njeriut, se keto ( politika dhe drejtesia), jane te gjithe njesoj, te pamoralshem. Asnje sdo ta gezoje pasurine e vjedhur. Le te lundrojne nje here, pa fundi per te gjithe do te jete shume i hidhur. Harrami eshte harram.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lomy

                                Nuk thyhet se keta jane te gjithe kelyshet dhe morrat e kuq te nexhmijes e ramizit..

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hunjte trashe digjen perbukuri

                                  Lomy , mesiguri sapo ke honger rracionin ne Corben prapa Viles . prandaj je ne humore . Ai gradhe trungjesh aty thyhet brenda nji nate dis ore do mjaftonin hahahahah

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Taulant

                                  Duhet te na vije shume turp nga Ukraina populli trim e me vlera i saj. Kur ai popull thyeu pushtuesit shume here me te fort sesa plehrat e politikes tone pse mos te japim nje pergjigje ekuivalente ketyre derrave qe kane pushtuar politiken Shqiptare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kryekriminelei shkaterroj Shqiperine per Vilat e t

                                    Banda e Lalzit jane Kriminelet e Stacionuar ne Lalz , [PD-Lsi SpakDrejtesi ] qe Shkaterruan -shiten -vodhen -Plackiten Shqiperine per te ndertuar Vilat dhe gjithe Pasurin e tyre ,qe kane kudo ne Shqiperine tone ,len perTurp nen dhembet e egersirave te pyllit te fshatit e shpelles .,gje e cila perben nji Mjerim dhe Turp Kombetare ,qe ca funderina te shoqerise shqiptare ,te shkaterrojne Jeten e nji Populli te tere qe cuditerishte ben akoma sehir kur shikon se si kapardisen Shkerdhatat e Mashtruesit e Demokracise gjasme me Maskat e Politikanit ! Ja shikoheni Kryeshkerdhaten qe hyri ne politike me nji Pardesy Serbe dhe groshe ne tavoline me Dy dhoma e guzhine e sot zgerdhihet si Sheike ne lopeshtin e Viles ne Lalz !!!!!!!!!!!!!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FATMIRI

                                      POLITIKANET TE GJITH KAN ABUZUAR DHE SHUMICA JAN ME VILA TE GJIRI I LALEZIT POR E BUKURA ESHTE SE NJE PJESE E POPULLIT MOTERQIR QE NUK KAN BUKE TE HAN DALIN NE MBROJTJE TE TYRE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjiri i Berishajve ne Lalz

                                        ATE QE SE BEJNE INSTITUCIONET QE PAGUHEN NGA BUXHETI I POPULLIT I TAKON TA BEJ VETE POPULLI ME MJETE DEMOKRATIKE, ME PROTESTA TE VAZHDUESHME TE ORGANIZUARA NGA SHOQERIA CIVILE. PARA KRYEMINISTRISE PER TA DETYRUAR ED RAMEN TE MOS MBROJE HAJDUTET E KORRUPTUAR TE GJITHE KRAHEVE DHE PARA SPAKUT E GJKKO QE TE MEREN ME KRIMINEL BERISHEN E SOJIN E TIJ QE BEJNE QEJF E JAPIN MEND. PROTESTA ROTESTA PROTESTA KJK ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bashkim

                                          SALEHU DUHET HEQUR NGA POLITIKA. QE MUND TE BEHET VETEM ME REFERENDUM POPULLOR NDRYSHE NUK KA SPAK NE BOTE QE I BEN GJE. NE MOMENTIN QE NUK ESHTE NE POLITIKE AI ESHTE I VDEKUR DHE VETEM ATEHERE SPAKU I KETIJ KARIT MUND TI VIJE FUQIA PER TA ARRESTIAR. AQ SHUME TE DHENA KANE PER SALEHUN SA MUND TE DENOHEJ PERJETE. POR AI KA FUQI POLITIKEN DHE KRIMINELET. PRANDAJ I DUHET HEQUR KURORA E MBRETIT TE KRIMIT. QE E BEN VETEM NJE REFERENDUM ME MBESHTETJEN E SHBA DHE PARTIA SOCIALISTE. PO QE SE NUK E BEJNE DEL QE EDI RAMA NUK E DON DENIMIN E SALEHUT PO QE KESHTU ZOT NA RUAJ.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bashkim

                                            SALEHU DUHET HEQUR NGA POLITIKA. QE MUND TE BEHET VETEM ME REFERENDUM POPULLOR NDRYSHE NUK KA SPAK NE BOTE QE I BEN GJE. NE MOMENTIN QE NUK ESHTE NE POLITIKE AI ESHTE I VDEKUR DHE VETEM ATEHERE SPAKU I KETIJ KARIT MUND TI VIJE FUQIA PER TA ARRESTIAR. AQ SHUME TE DHENA KANE PER SALEHUN SA MUND TE DENOHEJ PERJETE. POR AI KA FUQI POLITIKEN DHE KRIMINELET. PRANDAJ I DUHET HEQUR KURORA E MBRETIT TE KRIMIT. QE E BEN VETEM NJE REFERENDUM ME MBESHTETJEN E SHBA DHE PARTIA SOCIALISTE. PO QE SE NUK E BEJNE DEL QE EDI RAMA NUK E DON DENIMIN E SALEHUT PO QE KESHTU ZOT NA RUAJ.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bashkim

                                              SALEHU DUHET HEQUR NGA POLITIKA. QE MUND TE BEHET VETEM ME REFERENDUM POPULLOR NDRYSHE NUK KA SPAK NE BOTE QE I BEN GJE. NE MOMENTIN QE NUK ESHTE NE POLITIKE AI ESHTE I VDEKUR DHE VETEM ATEHERE SPAKU I KETIJ KARIT MUND TI VIJE FUQIA PER TA ARRESTIAR. AQ SHUME TE DHENA KANE PER SALEHUN SA MUND TE DENOHEJ PERJETE. POR AI KA FUQI POLITIKEN DHE KRIMINELET. PRANDAJ I DUHET HEQUR KURORA E MBRETIT TE KRIMIT. QE E BEN VETEM NJE REFERENDUM ME MBESHTETJEN E SHBA DHE PARTIA SOCIALISTE. PO QE SE NUK E BEJNE DEL QE EDI RAMA NUK E DON DENIMIN E SALEHUT PO QE KESHTU ZOT NA RUAJ.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vjola

                                                Populli duhet të ngrihet në protesta paqësore por të vendosura dhe të fuqishme . E gjithShqipëria të protestoj për sekuestron e pasurisë së politiqenëve në këto 30 vjet ! Mos prisni nga shoqëria civile dhe të tjeta shoqata sepse janë më të pasur se këta zullumqarë ! Kjo është zgjidhja . Njerëz që e duan me shpirt këtë vend dhe me kurajo , njerëz që u pëlqen djersa e tyre !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lavdi ppsh

                                                  Proletar te gjitha vendeve bashkohuni! !! Bravo Vjola ????????????

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lavdi ppsh

                                                    Proletar te gjitha vendeve bashkohuni! !! Bravo Vjola ????????????

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. r
                                                      rrevolucion rrafshimi me token i Vilave te putanav

                                                      Viola , ke shume te drejte duhet te rrethoj Institucionin Bordellon e Drejtesise dhe mos largohet prej andej deri sa te japin doreheqje i gjithe Spak dhe Kryeprokurori Lalla 2 --------------------------------------------------------------------------------------------------------- e njikohesihte te kerkohet largimi i Dy Btakterieve Kanceroze nga Politika salih berisha ilir meta - sepse 30-vjet ishin ne Politike kot ,per me vjedhe Shqiperine e i sherbyer Politikave Greko Serbe . ------------------------------------------------------------------------------------------------------ Kjo arrihet nqs organizohen gjithe shqiptaret patriote ,gjithe qytetaret e tradhetuar nga KM i cili nuk ka treguar asnjiher interes per kte popull dhe Drejtesi ne kte vend por ben lojen e vet ne pushtet ,Kjo i ka shtuar te kqiat ktij vendi qe rrezikon shume ,por Pushtat s'e kuptojn cfar po i vjen nga Bota se jane trungje

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        BISHA NANO

                                                        JEMI POPULL I PJERDHUR

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          BISHA NANO

                                                          JEMI POPULL I PJERDHUR

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. z
                                                          zaku

                                                          Non grata po lexon veprat e shukut Enver per imperjalizmin Amerikan.... Na nxore mallin e Enverit o qelbesire qe te ka haruar Zoti...... Shkofsh ne ferr me gjith familje mor kriminel.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. k
                                                            katarakti

                                                            Këto gjëra ngjasin se ne jemi një popull pa dinjitet, i paqytetëruar, frikacak me të dobëtin dhe i përulur deri në dhé me tê fortin. Jemi një popull që vritet me njêri tjetrin për një fjalë goje, por kurrë nuk e ngre kokën të luftojë për të drejtên, të vërtetën dhe të ndershmen. Jemi një popull dembel, i aftë vetëm për të bërê bariun, asqerin dhe nizamin. Pra jemi të marrê fund nga të gjitha anët. Prandaj edhe shqiptarët ikin. Se e dinë qê ky vend ështê i nëmun. Nivel afrikanësh. Dhe u kërkoj të falur afrikanëve se i kam ulur shumë duke i barazuar me ne. Hajdutët, maskarenjtë, banditët, kurvat dhe kurvarët, të korruptuarit - respektohen. Të ndershmit dhe punëtorët përqeshen dhe tallen. Ky vend ka marrê fund. Salva qui puo.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Moza

                                                              Kush ti çajë Arben Kraja?Komshiu komshiut nuk ja nxjerr të palarat se pastaj nuk kanë ku të mbeshteten kur t'ju bëhet gjyqi Vetëm Zoti i paftë dhe bëftë drejtësinë në Lalëz

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. J
                                                                Jimi

                                                                "Gjiri i Lales" nuk eshte gje tjeter vec'se Limeri i komiteve dhe hajduteve ! Prove me te madhe e te dukshme per drejtesine nuk ka, por qe cuditerisht Beni i Krajes dhe gjithe benat e tjere te cdrejtesise, cuditerisht nuk e shikojne dote !?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  PATRONAZHISTI

                                                                  Qe ne momentin qe u permbys diktatura ,dalja e personave te pasur ishte e pa evitueshme.Se ku i gjeten pasurite,mjaft te specifikosh kush i ka dhe me cfare pune jane marre.Per aq kohe sa "themelet" e shtetit te se drejtes i ndertuam me gjyqtaret e dale nga "Univrsiteti plepave" dhe vazhdojme te mos gjykojme asnje nga keta persona ne sherbim te politikes,do te vazhdojme te ankohemi(nuk di se kujt) ne hapsir boshe.Presim nga Amerika e nga Europa qe jane "ustallaret" e kesaj situate."Korbi korbit nuk ja nxierr syte".Ata kerkojne "qetesi" dhe tregje.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    Berisha-Monument kulture i mbrojtur nga SPAKU-i i

                                                                    Popullit te thjeshte ne shjumicen absolute te tij i ka ardhur ne maje te hundes.I bejme thirrje zonjes Gjikondi,zotit Pano Soko e te tjere aktivisteve te shoqerise civile te marrin inisiativen dhe nepermjet rrjeteve sociale te njoftojne nisjen e nje levizjeje shoqerore perpara zyrave te Arben Kraje -Metes dhe nenpunes i Berishes qe ter detyroje ketemorr te ciftit banditesk Like Berisha te dorehiqet.Ne te kundert jemi komplet ne duart e Metes!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Albani

                                                                      Populli thote: O FOL dhe MBA, o dhit e HA. Ti or qytetar qe ankohesh per dite dhe bile çdo ore te dites per skamjen,varferine,mizerjen,papunesine,rrogat e ulta,korupsioni,krimi,droga e ku ta di une se çfar tjeter ,degjo mbylle nje here gojen dhe mundohu te gjeshe njeriun shqiptar si ti dhe organizohu vetem paqesishte dhe trgoi Krajes me shoke se ky vend veç kremineleve ka edhe burra qe ta trgojne vendin e vertete. çfar do humbesh ti or i pabuke ,ASGJE, ,por mendo se çfar do humbase Kraja dhe banda e kremineleve TE GJITHA.Kjo nuk duhet te behet nen moton te behemi te gjithe njelloj, jo kurre por me djersen e ballit ishalla behesh KADI .dhe ti gezoshe te gjitha dhe nuk te prek njeri me dore .Kjo qe trumbetojne kreminelet antishqiptare se kjo eshte DEMOKRACI eshte demagogji dhe genjeshter me brire per te çare barkun e fukarajit.Ketyre antishqiptareve dhe mbi te gjitha antinjerzoreve duhet tu a djehesh token e XANUN nen kembe dhe HAKA duhet te shkoje tek i zoti . Kjo behet o sote me kete qeveri o kurre dhe kete kiheni mire parasysh. Popull çaktivizo sistemin Berishist sa me pare qe femijet tuaj si ne juge dhe veri te behen motra dhe vellezer te vertete ashtu siç deshiron shqiptari.Ne fund te dites do behen te gjithe njelloj duke jetuare jo ne token e ZANUN por ne te veten dy metra me tetedhjet ose netedhjet pond.dhe pa asgje tjeter.Edhe kete kuptoheni vertete mire.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Albani

                                                                        Populli thote: O FOL dhe MBA, o dhit e HA. Ti or qytetar qe ankohesh per dite dhe bile çdo ore te dites per skamjen,varferine,mizerjen,papunesine,rrogat e ulta,korupsioni,krimi,droga e ku ta di une se çfar tjeter ,degjo mbylle nje here gojen dhe mundohu te gjeshe njeriun shqiptar si ti dhe organizohu vetem paqesishte dhe trgoi Krajes me shoke se ky vend veç kremineleve ka edhe burra qe ta trgojne vendin e vertete. çfar do humbesh ti or i pabuke ,ASGJE, ,por mendo se çfar do humbase Kraja dhe banda e kremineleve TE GJITHA.Kjo nuk duhet te behet nen moton te behemi te gjithe njelloj, jo kurre por me djersen e ballit ishalla behesh KADI .dhe ti gezoshe te gjitha dhe nuk te prek njeri me dore .Kjo qe trumbetojne kreminelet antishqiptare se kjo eshte DEMOKRACI eshte demagogji dhe genjeshter me brire per te çare barkun e fukarajit.Ketyre antishqiptareve dhe mbi te gjitha antinjerzoreve duhet tu a djehesh token e XANUN nen kembe dhe HAKA duhet te shkoje tek i zoti . Kjo behet o sote me kete qeveri o kurre dhe kete kiheni mire parasysh. Popull çaktivizo sistemin Berishist sa me pare qe femijet tuaj si ne juge dhe veri te behen motra dhe vellezer te vertete ashtu siç deshiron shqiptari.Ne fund te dites do behen te gjithe njelloj duke jetuare jo ne token e ZANUN por ne te veten dy metra me tetedhjet ose netedhjet pond.dhe pa asgje tjeter.Edhe kete kuptoheni vertete mire.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. a
                                                                          alphade

                                                                          Me beri pershtypje intervista e Z.Kraja ! Paralelizmi e lakonizmi i kesaj ingerviste ne forme por jo ne permbajtje me kujtoi “trini- tetin” e famshem te Jul Cezarit “veni- vidi- vini” ! Ky lakonizem i ketij Krajes, megallomanise se shfrenuar tregoi arrogancen, pre- pltencen, mosperfilljen ndaj shqiptareve te zakonshem qe perbejne 95-96 perqind te popullsise qe klithin per vite te tera qe ne kete vend te vendoset Drejtesia por kjo Drejtesi as qe po duket ne horizont !! Turpi ju mbulofte more SPAK qe merreni me cingerrimat e “arkave te peshkut” dhe 10 mije leke te vjetra dhe pathelesisht duke percmuar e injoruar prithmerite e 95-96 perqind te shqiltareve per nje Drejtesi jo vetem gjithepersfshirese por edhe cilesore ! Cfare kerkon me teper I korruptuari Kraja dhe bashkepunetoret e tij kur Sali Berisha ka nje Dosje ne DASH ?! Valle eshte eshte me i zoti e i afte Ky myteber se sa dispertet Amerikane qe jane marre direkt me “Dosjen Berisha” ?! Por kjo tregon se sa te korruptuar jane organi i SPAK-ut pavaresisht se ndjen krenare qe kane kaluar.Vettingun kur ne salle mbase nuk ka qene nderkombetari JOBSON , Ai qe di t’i krasise mire dallaverexhijt dhe dredharaket si puna e Krajes dhe gripit te tij ! Me sa po shohim do te linde nevoja e nje Vettingu dhe “boligrafi” tjeter per te zbuluar dinakerine,dredhite dhe marifetet e perdorur nga ana e tyre Komisio_ nit hetimor dhe per kete Krajat jane mjeshtra humoristike per te hedhur pa lagur lumin !!! Dhe deri tani fqinji i Lalezit e ka kercyer mire “tangon” arguentinase sebashku me Padronin e tij qe si. dihet se per te kercyer nje tango duhen dy kercimtare….! Alphade

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. a
                                                                            alphade is

                                                                            Zoterinj , A e censuruat komentin tim?! Alphade you

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. F
                                                                              Frank

                                                                              Nuk do cahet ,gjiri lalzit do shkrumbohet nje dite eshte djersa dhe gjaku i shqiptareve. Uroj qe te vije kjo dite sa me shpejt. Revolta popullore por zjen. Duhet vetem shkendia e pare nga rinia......

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje