Të vdekurit ngatërrohen

11 Maj 2022, 11:46Blog TEMA

Të vdekurit ngatërrohen

Nga Frrok Çupi

Sali Berisha iu gërmush gazetares, thellë në sy, si t’i hynte në kafkën e kokës. Vetëm pse ajo i zgjoi të vdekurit e palosur në mendjen e vrasësit.

E pyeti për katër të vrarët e qeverisë në 21 janar. Berisha u përgjigj për të tjerët, për të vdekurit e Gërdecit. ‘Jo, jo, fola për Gërdecin”, tha Berisha, si në lojën e një çmendine ku luhet me kukulla të vdekur.

Të gjithë vrasësit janë njësoj: Ditën e  fundit u bien në qafë të vdekurve.

… Diktatori i parë, sapo kishte vrarë kryeministrin, Mehmet Shehu… Ndodhi njësoj, ja kështu si në numërimin e viktimave post- diktaturë.

Ishte ditë qershori, e nxehtë, vetëm një vit pas vrasjes. Enver Hoxha vjen në Kongresin e Veteranëve të Luftës, në sallën e koncerteve në Akademinë e Arteve. Udhëheqësi vendosi që në pushim mes seancave të takonte një grusht veteranësh të zgjedhur me dorë; jo të gjithë dhe jo shume prej tyre. Lulishtja e Akademinë, bënte hije për njëqind burra.

Të parin, sapo doli nga salla, takoi Gani Tuçepin; një burrë i gjatë, i drejtë ‘si pushka’, thuhej. Ganiu ishte mjeshtër i pashoq i kanaleve ujitëse, dibran i mësuar në Bullgari.

-Është Gani Tuçepi…, sot mbushi 100 vjeç- i tha Enverit, Ramiz Alia.

– O, jetë të gjatë, Mehmet Shehu!- lëshoi frymën Enver Hoxha dhe e pa thellë në sy, si t’i hynte brenda kafkës. “Të rroni ju, shoku Enver”, tha Heroi i Punës Socialiste dhe bëri sikur nuk kuptoi çfarë emri të vdekur tha tjetri.

I dyti qe Riza Veipi, ‘Hero i Popullit’, ish komandant i Brigadës së Pestë. Ishte caktuar të takonte Enverin.

-Është Riza Veipi, shoku Enver- tha prapë Ramiz Alia.

-O Mehmet Shehu!, kam në shtëpi biçakun që më ke dhuruar gjatë luftës- iu drejtua Enveri.

Rizai, një burrë i shkurtër, në mërmëritje tha  se ‘është nder’ që e mban atë biçak; por u tkurr e u bë sa një grusht kur diktatori e thërriti me emrin ‘Mehmet Shehu’.

I fundit ishte Shefqet Peçi. Edhe këtij i tha ‘o Mehmet Shehu!’.

“Mos thuaj se Fushë- Bardhën e bëra unë, o Mehmet Shehu…, e bëri Partia, Mehmet”.

Shefqeti, i shquar për trimëri, në atë çast nuk po i gjente vendi vend ku të futej.

Mehmet Shehu ishte vrarë dhe ishte i vdekur; autori i vrasjes e ngatërronte me të tjerë. Puna ime si gazetar më çoi të isha i pranishëm në këtë lojë si në tragjedi makbethiane. 

Edhe gazetarja Rovena Cerka, njësoj si unë, u gjend në një skenë të ngjashme mbrëmjen kur në vendin ku ra gjaku i 4 të vrarëve në kryeministri. Veçse kjo mundi të pyesë autorin.

Si janë kështu, të gjithë vrasësit, njësoj!? Vjen një moment kur fajësojnë të vdekurit. ‘Ata të katër kanë qëlluar mbi xhamat e zyrës…, prandaj i vramë!’, tha kryeministri.

I fajësojnë edhe pse ‘i zuri gjaku i të vrarëve’. Gazetari Mero Baze shkruan se ish- kryeministrit, në turbullirën e gjakut të zënë ‘i ngatërrohen të vdekurit’.

Vrasësve u krijohen neurozat, obsesionet dhe histeritë; dhe, për këtë ndëshkojnë prapë të vdekurit prej tyre. 

Po të ishte e mundur 28 të vdekurit e Gërdecit dhe 4 të vrarët në oborrin e kryeministrisë, do të zhyteshin qindra metra në tokë, veç të mos flisnin e të mos flitej kurrë rreth tyre.

Në vendin tonë ka ‘luftë civile’, por nuk ka të vrarë; ka më shumë se 3 mijë të vrarë pas ‘demokracisë’, por nuk ka vrasës. Vrasësi i fundit sfidon të gjallët: ‘Jo se nuk kam vrarë, por ju nuk keni dëshmi!’. 

Këtu janë urdhëruar militantët e njërës krahinë për të vrarë njerëzit e krahinës tjetër; por nuk ekziston faji. Këtu ka grabitje të pasurisë publike nga familja e kryeministrit, por nuk ka krim; vjedhja dënohet nga kanuni, por jo nga ligji. 

Këtu përditë ata që kanë vrarë po na hyjnë thellë në kafkën e kokës e na thonë ‘do të kthehemi prapë, e prapë do t’u vdesim’, por as kjo nuk quhet për gjë. Ne nuk kemi Drejtësinë me vete, domethënë edhe ne quhemi të vdekur. 

Këtu u dashka që edhe presidenti tjetër i Republikës të vijë nga kompania e vrasëse, ose të jetë vrasës, sepse ‘kemi demokraci’. Ne nuk kemi asgjë; të gjitha i kanë ata.

Drejtësia nuk ka asnjë mundësi të flasë me të vdekurit; e prandaj deri atëherë nuk ka drejtësi për të gjallët. Drejtësia mund të hapë çështje gjyqësore për të dënuar të vdekurit me akuzën: ‘Pse gjaku juaj na zuri udhëheqësit!?’.

24 Komente

  1. I gjalli e shikon te vdekurin vetem nje here…kurse Atdhedashurria e tyre frymezn te gjallet perjetesisht.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kirurg

      Brilante!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Shkelqyeshem.

        Përgjigjjuni
      2. e
        ella embrovic

        PERSHENDETJE TE GJITHEVE JAM KETU TE FALENDEROJ {DR ALASHIRA} PËR ËSHTË PUNË E MIRË NË JETËN E VËLLAIT TIM!! ISHTE MË PARË VITIN E KALUAR VËREJMË SJELLJE TË ÇUDITSHME RRETH Vëllait tim.. AI FILLOI TË SILLET ADNORMAL, SI TË VEPROHET SI NUK ISHTE ASPAK NORMAL..NË SHUMË KOHA AI SHKOHET NË DHOMËN MË TË GJITHË TË MUAJVE DROGË E FORTË {KOKAINË}...AJO NDALO TË SHKOJNË NË PUNË.. KA SHITUR GJYSMËN E VETIVE TË TIJ PËR TË MARRË DROGË TË FORTË. Kemi qenë NE SHUMË VENDE PËR TA NDALUAR POR DUKET TË NDODHË NJË SHËNIM, BILE SHKOMI NE NJË QENDËR REHABIT..POR NUK KA NDODHË, JO DERI DUKE TAKOSHË DR ALASHIRA QË ME NDIHMOI TË SHËROJ Vëllain TIM F. DROGË OSE ALKOOL MË SHUMË FALEMINDERIT DR ALASHIRA PËR PUNËN TU.....PRETOJ TË NDAJ BOTËS PUNË TË MIRË JU LUTEM MIK AI ËSHTË REAL KONTAKTONI PËR NDIHMËN AI DO TË NDIHMOJË NJË TË ZGJIDHNI. .. EMAIL OSE KONTAKTONI DR ALASHIRA [email protected] whatsaap kontakt 234811572023 email DR ALASHIRA... [email protected] whatsap 2348115720823..

        Përgjigjjuni
        1. k
          kierana

          Needing Help? Feel free to write [email protected] if you need solutions to problems. (1) if you want your ex back. (2) if you always have bad dreams. (3) you want to be promoted in your office. (4) you want women / men to run after you. (5) if you want a child. (6) you want to be rich. (7) you want to tie your husband / wife to be yours forever. (8) if you need financial assistance. (9) herbal care and cure. (10) help bringing people out. from prison. (11) marriage spells. (12) miracle spells. (13) beauty spells. (14) prophecy spells. (15) attraction spells. (16) evil spells. (17) kissing spells. (18) remove sickness spells. (19) success in exams spells. (20) election winning spells. (21) charm to get who to love you. (22) business spells .contact WhatsApp him on: 2348115720823 help email [email protected].

          Përgjigjjuni
          1. l
            lola

            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              O lola... Unë kam një dëshirë që nuk e përmban lista jote. Penisin e kanë shumë të vogël dhe është gati gruaja të më ndajë. Prandaj të lutem mund të më ndihmosh ta zmadhojë pak. Më qetësi,dashuri, buzëqeshje dhe lumturi, i juaji Bardhyli.

              Përgjigjjuni
            2. l
              lola

              Needing Help? Feel free to write [email protected] if you need solutions to problems. (1) if you want your ex back. (2) if you always have bad dreams. (3) you want to be promoted in your office. (4) you want women / men to run after you. (5) if you want a child. (6) you want to be rich. (7) you want to tie your husband / wife to be yours forever. (8) if you need financial assistance. (9) herbal care and cure. (10) help bringing people out. from prison. (11) marriage spells. (12) miracle spells. (13) beauty spells. (14) prophecy spells. (15) attraction spells. (16) evil spells. (17) kissing spells. (18) remove sickness spells. (19) success in exams spells. (20) election winning spells. (21) charm to get who to love you. (22) business spells .contact WhatsApp him on: 2348115720823 help email [email protected].

              Përgjigjjuni
              1. m
                miamia

                1. "
                  "BOHOTINA"

                  Si ne çdo shkrim i jashtezakoshem. Bukur mire. Jo vetem qe evakuon gjemat e bemat e perbindshit, por i ben dhe te kendshme per t' u lexuar...

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    malsori

                    BRAVO FRROK DHE RESPEKTE

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiks

                      Tani po , qe ky rojtari i varreve , eshte ne temen e tij , ???????? Andrrallet me varre dhe te vdekur duhet tja pranojme ROJTARIT TE VARREZAVE.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kulla e Viçidolit

                        Ahh ç'je një ti Frok! Po edhe Salih-u e ngatërroi të vdekurin... I tha Mehmet (njëlloj si Enveri). Muhametit - baxhanakut në Gërdec...

                        Përgjigjjuni
                        1. j
                          juli

                          O Frrok nuk te ngattron njeri ty; rri rehat se ke vdekur qe moti rri i qete bej goren leh sa ne nje studio ne tjeter deri sa te eci pastaj kthehu ne zanatin tend te vjeter si spiun i regjur.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mondi

                            Ku frroku ku ti.Shko lepi ndonje kocke vicidoli o bythqire sa je ne kohe se nuk I dihet cfare sjell e nesermja.Kujtove se re ne Telefon dhe tu ngrit niveli.Shtaze ke lind e ashtu do vdesesh.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Artan

                            Si perhere brilant

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cipini

                              Frrok Cupi, respekt per penen qe ke. Jam nga Vlora dhe krenohem me nje verior si ty Frrok. I jep publikut keto shkrime analiza brilante. Poshte te poshterit qe qelbin zyrat e rruget e ketij vendi!

                              Përgjigjjuni
                              1. i
                                ilir

                                Ky do vdes nga marrazi ndaj Doktorit.

                                Përgjigjjuni
                                1. c
                                  cup frroku

                                  po a ke turp o njeri a kafsh a cka je po a e kupton o kafsh se nuk je duke folur si njeri po a e shikon vehten si je bere turp e faqja e zeze vec analist nuk mund te quhesh po mje monster mediatike turppppppp

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bardhyli nga Kosova

                                    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka filluar t'i ngjajë Edi Ramës. Sot jo vetëm ka shpreh përkrahjen e tij për Ballkanin e Hapur, por edhe i ka treguar Kosovës se çfarë është e mirë për të. D.m.th i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që ta përkrahë këtë projekt serb. Nga kjo pikëpamje shoh se Abazoviç dëshiron të hyjë në garë me kryeministrin e Shqipërisë, se kush më shumë e kush më mirë do t'i shërbejë presidentit të Serbisë, d.m.th. tradhtisë kombëtare. Jam i bindur se presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç, nuk pajtohet me këtë qëndrim të papranueshem të kryeministrit të tij. Ashtu siç nuk u pajtua presidenti i Maqedonisë së Veriut me qëndrimin e Zaevit dhe për këtë shkak e çoi për lesh jashtë politikës. Kjo bindje imja buron nga fakti se përveç njerëzve të Sorosit, askush nuk e do Open Balkan. Dhe ata që duan Ballkanin e Hapur janë kundër Procesit të Berlinit. Mjaftojnë Rama dhe Vuçiq për të punuar për Serbinë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë shërbëtorë të Beogradit dhe të George Sorosit. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort analizat e mia. Me qetësi, me dashuri, buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fjala

                                      Ketu ja ke futur kot Frrok, njesoj si u a fut Saliu ketu e 30 vjet;

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Imigranti

                                        Frok Cupi - President.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          stefania

                                          Fuqi apsolute e mendimit. Ju jeni unik. Pertej temave, subjekteve dhe mesazheve, ju jeni nje instutucion mediatik qe dmsd cdo aspirant ka nevoje te kaloj nga auditori juaj. Ju keni qene dhe jeni shkas, per te hapur gazetat ne kry te dites.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Roritota

                                            Ore unë i pëlqej shkrimet e Çupit, por në këtë shkrim shoh një lajthitje në kohë dhe në ngjarje. Po çne në qershor? Mahmet Shehu vrau veten në 18 dhjetor, e kur gabon kaq shumë në datë, të pabesueshme bëhen edhe tregimet. Për të ardhur keq që nuk është pikasur që pa u botuar në gazeta. Jini të vërtetë e mos gënjeni, keni filluar të besoni gënjeshtrat tuaja. E tregojnë komentet…

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje