
Nga Ben Andoni
Atë që di të menaxhojë më shumë ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha është manipulimi i turmës së tij ose narracioni për të ashtuquajturën rikthimin e tij, si nevojë për PD-në. Për publikun, që ndoshta e ka harruar, kjo lojë është njëjtësuar me simbolikën e shtetit. Në një nga emisionet më të ndjekura për publikun, Berisha nuk pranonte të niste po të mos kishte flamurin kombëtar pranë vetes, sepse edhe i ikur e përfaqësonte sipas tij institucionin. Kuptohet se këtë simbolikë e ka lënë, kurse si kryeministër do e tregonte se shteti ishte thjesht nën këmbët e tij. E ka kaluar shumë “natyrshëm”, thyerjen e embargos ndaj ish-Jugosllavisë në kohën e luftrave të Federatës së shpërbërë; e ka kaluar pa asnjë problem vitin 1996, madje subjektet që i rrahu paq i mbrojnë tashmë vijën ideologjike (!!); kaloi problemin me firmat piramidale bashkë me kolegët socialistë dhe bëri që ta harrojnë tashmë krejt qoftë dhe me viktimat; kaloi vitin 1997 dhe atë që urdhëroi kundër njerëzve, madje edhe duke e pranuar; bëri që të harrohet Gërdeci bashkë me pasardhësin e tij Rama; nuk i bën syri tërr për “21 Janarin” etj.,etj. Por ka një armik që nuk mund ta shmangë dot. Kjo lidhet me nënvetëdijën e tij. Pyetjes të një kolegu të ri gazetar për “21 Janarin” do t’i përgjigjej me arrogancë të frikshme; pyetjeve për 1997-1998 u është përgjigjur gati me sulm; fabulës se ka qëndruar nën hije te PD-ja pasi deklaroi largimin u është përgjigjur në një mënyrë që e tregonte se ishte ai në çdo moment paçka kinse mohimit…Dhe, mbi të gjitha urdhërues.
Po pse i gjithë shteti druhet prej Berishës? Pse pushtetet e shtetit i kërkojnë vetëm pushtetit të SPAK-ut ndihmë? Pse njëjtësohet frika e të gjithëve para tij? Tek PD-ja e kupton lehtë. Mungesa e ideve dhe e demokracisë së brendshme në këtë formacion, njëjtësimi i ish-kryeministrit me PD-në, pritja e gjatë e militantëve për t’u kthyer në një pushtet ku nga afëria me Berishën përcaktohet statusi shoqëror dhe ai financiar. Po te pjesa tjetër e njerëzve? Berisha ka ngritur fabulën e të paprekshmit dhe të mitit publik. Kur shikon ndjekësit e tij, të duket më shumë si personazh religjioni me ndjekës sesa kryetar i një partie që e ka përcjellë direkt dhe indirekt në përçarje. Ka shumë që rendin të kenë vetëm një foto me të, ashtu si shumë të tjerë kujtojnë gati me ekstazë, qoftë edhe një dialog të vogël me Berishën. Sa i përket socialistëve, ata duket se e kanë ende frikën ndaj veprimeve të tij kur ishin në Opozitë, por edhe peshën e rëndë të pushtetit të strukturave të tij dhe sidomos egërsinë e treguar në ballafaqimin me ta. Janë individë të tërë nga ana tjetër në administratën e shtetit që e shikojnë jo thjesht si figurë ekzotike…por si njeriun “e ndryshimit” përballë Ramës!!! Aqsa non-grata e DASH-it duket si një vërejtje e thënë kalimthi. Dhe, më ndryshe ende Grupi i “Rithemelimit”, i cili pas humbjeve të mëdha me Bashën dhe pas shërbimit ndaj një njeriu që e shkatërroi PD-në, shikojnë tek ai njeriun që po i motivon dhe mbase njeriun që mund t’i kthej në pushtet!!!
Ndërkohë po ta ndjekësh me kujdes: arroganca e sjelljes së Berishës e ka një logjikë dhe kjo lidhet me atë që ai përsërit shpesh: Si njeriun që do bëj ndryshimin por edhe që do të jetë kryetar i një partie, që me të është e penalizuar më kot. Fabula e Bashës ka humbur, madje edhe nga njerëzit e tij që bënë katrahurën në Janar. Dhe, paradoksi, Berisha po luan të përvuajturin dhe njeriun që e kanë akuzuar më kot. Përveç momenteve ku shfaqet realisht, ashtu si është, i egër dhe shumë arrogant. “Një person arrogant e konsideron veten të përsosur. Ky është dëmi më i madh i arrogancës. Ajo ndërhyn në detyrën kryesore të dikujt në jetë, që të arrijë të bëhet një person më i mirë”, shkruante dikur Tolstoi por me besimin e tij të zakonshëm të njeriut të mirë. Aman, jo të “Homos politicus” të shekullit XXI, që si Berisha e justifikon shtetin vetëm kur njëjtësohet me të dhe u jep besim njerëzve, që sot gjejnë deri absurditete të justifikohen si rrinë pas tij, se ai është ndryshimi. Dhe, sa më shumë zgjat ky “mit urban”, aq më shumë njerëzit janë të bindur se mali me akuza ndaj Berishës është thjesht një iluzion sipas shpurës së tij, kurse një pamundësi ose “gjë pa rëndësi” për ata që e vëzhgojnë nga sipër, njeriun që ka lindur me këmishën e fatit të mbrapshtë të vendit. Kjo është arsyeja që SPAK nuk e prek dhe Rama ka frikësuar, duke e përmendur shpesh herë të njëjtësuar me vdekjen. Tek e fundit është caku suprem, që mund të rregulloj atë që nuk e bën dot politika e ngulfatur shqiptare dhe institucionet shqiptare. Qoftë edhe SPAK-u.
O Ben ! Katnar qytetar jam. Me Berishen s'do Jena mo demokrat. Do Jena konservator sovranist! Kuptimin s'ka di. Po varja! Zot ruaji shqiptaret nga demokratet!
Nje çike me i ashper dhe logjike duhet te ishe Ben Andoni. Sali Sheqerja eshte ai qe thua ti, am nuk besoj se nuk ka shqiptar qe ti thyej hundet dhe ti beje shurren mbi koke atij dhe kujdo tjeter. Si ka mundesi qe ka pasur shqiptare dikur qe sakrifikonin dhe jeten e tyre per Shqiperine dhe s'ka sot?! Por shqiptari duhet te udhehiqet nga njerez qe e duan shqiptarine dhe jo si gjyqtaret dhe prokuroret tani qe eshte e domosdoshme tu thyesh nofullat, ti denigrosh hapet dhe tu mbyllesh dyerte me force edhe te shtepive edhe te zyrave. Pse nuk e bejne keta qe ankohen per çmimet, per luften, per paqen? E dine keta se jane gjyqtaret dhe prokuroret ata qe shkaterruan Shqiperine?! Sali Berisha gjeti shesh, e beri pershesh dhe sot po ashtu gjen. Ateher duhet vetegjyqesi qe te shpetoje Shqiperia dhe shqiptaret. Nje djale i ri ne ato vite ngrihet nga Shqiperia dhe shkon ne Paris per te vrare Esat Pashen qe te shpetonte Shqiperia? Mos valle Sali Berisha ka bere me pak se Esat pasha per 31 vjet? Ka nje fjale andej nga anet tona; ne qofte se nuk je i zoti per gruan tende, shtepine tende, ulu ne bythe e beji mune. Por si duket me kurverine sot qe e quajne moral, shpeton dhe Saliu Sheqeres se s'ka me burra, por jane m...;;;;;;;;;;;
@Fjala! "Fjalet i merr era", ashtu si dhe ato të tuat, thotë proverbi. Në je burrë bëje vetë ato që ua kërkon të tjerëve. Kështu shpëton Shqipëria (!) Aludimi tënd është që zgjidhja do ishte plumbi (!). Nuk di a e ke dëgjuar një episod me Ismail Qemalin, që kur një deputet në hollin e Parlamentit, një deputet xhon turk e ofendoi duke e quajtur "pis arnaut", Myfit Libohova që e shoqëronte, i revoltuar vuri dorën në brez te koburja, por Plaku i Vlorës ndërhyri energjikisht, duke i thënë Myfitut gjaknxehtë: "Mos biri im diplomacia nuk bëhet me kobure!". Tani ti zgjidh e merr! Nëse do të hysh në histori si A.Rustemi, pasardhësi i Myfit Libohovës, ke rastin tani. Lej fjalët, por vepro! Esad Pasha nuk ka bërë asgjë në krahasim me Sali Berishën, përkundrazi, por kanë ndryshuar kohët.
…narracioni… u ftofsh n’tajare…
Artikulli eshte nje tumnaje ne problemin e Berishes. Berisha eshte pjelle e nje shoqerie pa forme dhe ide ku spontaniteti bene ligjin, injorantet japin leksione monotone si duhet tejete jeta dhe shteti po thuajse nuk ekziston...E gjithe kasta politike noton ne te njenjten kenete, prandaj Berisha duket i forte sepse perpara tij qendron antishteti nje kryeminster frikacak e i neveritshem i te njenjtit nivel me Berishen dhe te tjere, pavaresisht te ndonje retorike te bezdisur vend e pa vend te tij. Prandaj dhe tiranit Enver i ngrihet opinioni me lart ( gje qe une personalisht e urrej)
Enveri eshte HERO KOMBETAR, o pjatalares!
I nderuar Beni. Artikulli yt nga nje pikpamje eshte i mire sepse spjegon gjendjen reale te politikes shqiptare, por nga ana tjeter i mungon dicka thelbesore : arsyeja se pse Berisha e kreret kryesore te politikes trimerohen !? E verteta eshte se te gjithe keta mbrojne njeri tjetrin, sepse e dine qe nese bie njeri ( psh Berisha), rradhen e ka tjetri. Eshte nje fare efekti domino te cilit ata i ruhen shume. Berisha e di mire, dhe sigurisht ka marre garanci, se vec akuzave ne publik, qe jane per propogande per turmat, asnje hap tjeter ligjor nuk ndermerret. Kjo eshte nje histori e vjeter qe perseritet gjate 30 viteve ne forme cikli., nje here nga njera pale e nje here nga pala tjeter, vetem per te mashtruar popullin. A i mbani mend deklaratat e Rames kur ish ne opozite qde me ardhjen ne pushtet do te denonte porositesit e vrasjeve te 21 Janarit, te Gerdecit etj. Te njejten gje kishte bere me pare Berisha kur akuzonte kreket e PS si drejtuesist e klanit te Zemunit etj
Kerkohet Avni Rustemi ...
Sapo merrte detyrën Ministri i Brendshëm i Enver Hoxhës,ditën e parë të punës,firmoste sipas ligjit procedurën për ekzekutimin e ministrit paraardhës të brendshëm ,të dënuar si " armik të popullit"!.... Kjo ishte vrazhdësi,oh sa vrazhdësi! Por kështu funksionon shteti... Nëse kryeministri apo cilido qoftë ,që ka bërë krime nuk përfundon të dhjesë në qyp,nuk ekziston Shteti! Saliu është një tip Lal Krosi! Derri do plumb!
Jane dy arsye: 1.Saliu iu ka dosje te gjitheve dhe iua tund sapo ata behen gati ta kercenojne ate apo rrethin e tyre. 2.Saliu ka detashmente te gatshme qe terrorizojne jo nje e dy njerez por me shume deri edhe institucione kur ia do halli atij. Mali
Pra Rama qe bertet per arrestimin e Berishes nuk do t'ja dije fare, pra nuk ka dosje te Saliu?
aty paskan cof si gazetare , poltikane , etj etj . i shndroj bota ne majmune cirku te gjithe kaqolat
Saliu identifikohet me shtetin, sepse edhe Kimetja sa shkoi ne Washington, CIA ia skuqi veshin duke i thene "Mos u merr me Berishen, se ai na debon nga Shqiperia, si Enver Hoxha dikur!".
Komentus te dashur,naivë e militantë! Lexojeni me vëmëndje artikullin e z.Andoni dhe mbase zbuloni të tjera domethënije të autorit. Shkrimi është i saktë konçiz dhe real.Rini brënda kontureve të shkrimit ose braktisni pozicjonin e komentuesit dhe bëni sejcili nga nje shkrim te veçantë.Do të jetë më e dobishme për të gjithë.
Per amerikanin pjata lares. Enveri ishte Avni Rustemi qe pastronte Shqiperine tone te bukur nga kjo rrace e bastarduar antishqiptare.
@Lugat! Cilët qenë këta bastardë nga të cilët apo të cilat na shpëtoi monstra tënde? Mos e ke fjalën, duke nisur nga fillimi, për Anastas Lulo, Sabiha Kasimati, Musine Kokalari, Mirash Ivanaj; elitën e shqiptarizmes, besimit dhe kulturës françeskanët martirë dhe.... deri tek i fundit Mehmet Shehu? Sa shumë që janë! Dhe të gjithë i "hëngri" bastardi yt.
Zoti Andoni ,kujto vetem thenien e Berishes ne PARLAMENTIN Sqiptare : JAME SALI BERISHA UNE ,O RROTE THIRRENI MENDJES .Ai theu embargon e shteteve te europes ,duke i dergur SERBISE naften Shqiptare kontrabande ,dhe si hyri gjembe ne kembe .Sa ishte saliu ne qeveri ,dikushe mori armet ,dikushe tjeter avionet ,dikushe tjeter detin ,te tjeret arin ,te tjeret minierat me koncesion ,te tjeret moren tokat e zaptume .Te tjeret moren naften.Te jeshe i sigurte se po te arrestohet BERISHA, duhet te arrestohet gjysma e politikaneve te Shqiperise ,dhe gjysma e politikaneve te Ballkanit .ESHTEshume me i keqe se sa Putine e Vucic te dy bashke . Me vjene per te vjelle kure thote se me duan Shqiptaret .Po cilet Shqiptare e duan ,nuke e percaktone .
Si nuke doli nje gazetare shqiptar tashe 30 vjete qe te thote nje here te vete te verteten per Salih Berishen ate te vertet qe e dine tegjithe shqipetaret se eshte KRYETARI I MAFIES SHQIPETARE e nuke ka prokuror as gjyqetar qe guxon ta preke .Po tegjithe gazetaruca e opinjonista bythepambuk e sahanlepires paskeni qene.Te pakten mbydheni te shkreten e mos folni hice pere te se jeni ba kaq te neveritshem ne publik me shkrimet e opinjonet tuaja sa komisaret dikure para ushtave te xhenjos.Mbese pa shpres te shohe ndonje burre nga ju.