TAP si një akuzë e gatshme ndaj Berishës dhe Metës për SPAK!

8 Maj 2022, 17:12Blog Dritan Hila

E investiguar në detaj dhe e trajtuar në Dritare TV deri në kufijtë e ngjirjes, çështja e gazësjellësit TAP tashmë është një libër i hapur.

Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ja kanë hedhur dhe ka dalë nga kjo aferë si rruar e qethur.

Të paktët që e justifikojnë janë ose ata që e kanë negociuar me urdhër politik dhe tani rrinë squkë dhe nuk flasin, ose ata që kanë dhënë urdhërin dhe përfitojnë nga ky rast pa precedent.

Më i pari i dyshuar në këtë aferë është ish-kryeministri Sali Berisha i cili në thelb të mbrojtjes së tij ka justifikimin se u ndoq shëmbulli i vendeve të BE ku gazësjellësit nuk paguajnë taksë. Nga një gënjeshtar patologjik është e pritshme pasi edhe avullimin e 220 milion eurove në rrugën e kombit e justifikoi me tenderimin sipas ligjit bullgar. Tashmë janë dhjetë vite të shkuara dhe mbase do kalojnë edhe 20 vjet dhe Shqipëria nuk do hyjë në BE. Mund të shpërbëhet BE dhe prapë ky nacionalisti ka lënë si klauzolë që me TAP do negociohet sipas qëndrimit që do mbajë Greqia.

Ndërkohë Ilir Meta, ministri i të cilit ka firmosur marrëveshjen, nuk ndihet. Mbase 100 milion euro në vit që humbet vendi i duken pak për standartet e tij.

Rasti i TAP është rasti më skandaloz, minimalisht i paaftësisë negociatore. Shqipëria merr 150€ për çdo avion që kalon mbi hapësirën e saj ajrore, por çuditërisht nuk merr për një linjë gazi që shtrihet në 212 kilometra të saj.

Një sipërmarrës nuk kalon dot linjën elektrike në tokë private se nuk do i zoti i tokës, megjithëse mund të ketë leje shtetërore dhe ka paguar taksa për këtë, por shteti shqiptar ka lënë ti shtrijnë 200 kilometra tub në tokë dhe 12 në det pa kërkuar asnjë metelik.

Justifikimet se ky ka qenë një investim prej 1.5 miliard eurosh, janë qesharake, pasi nga ky investim, shqiptarët kanë marrë vetëm pagesën e ndonjë krahu pune të pakualifikuar, kurse tubat, transporti, montimi ishin të gjitha nga jashtë.

Asnjë rrugë e ndërtuar nga TAP nuk i hyn në punë komunitetit pasi kalojnë në zona të shkreta dhe në funksion të tubacionit.

Shqipëria mund të konsumojë kundrejt pagesës vetem 500 milion m3, por kjo është e pavlerë ndërkohë që TAP nuk ka hapur një pikë shpërndarjeje. Mjaft të shohësh TEC-in e Vlorës që rri në pritje për gaz.

Sajmir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre. Sikur ta marrim të vërtetë akuzën ndaj tij, në fund të llogarive Shqipëria nuk humbi asnjë lek nga gabimi i tij.

Ndërkohë kjo akuzë i rri si kostum me porosi Sali Berishës dhe Ilir Metës. Dhe ky është një krim plotësisht në kompetencat e SPAK-ut. Le ta fillojnë dhe mbase Berishës dhe Metës mbase nuk do ju bjerë më ndërmend të mbrojnë gjithfarë trafikantë femrash dhe drogërash, por do fillojnë të mendojnë për një avokat të hajrit. Rasti i TAP është një rast ku ekspertët më të mirë shqiptarë kanë dëshmuar për krimin ekonomik që i është bërë vendit dhe Dritare TV është e gatshme t’ia ofrojë dosjen e plotë SPAK-ut së bashku me dëshmitë dhe filmimet. Është një aferë e cila gjithashtu do të ringrejë besimin e lëkundur të publikut mbi eficencën e kësaj strukture që u prit me shumë shpresë nga shqiptarët.

54 Komente

  1. M
    Mal Cori

    O Tani ! Ka shumë krime më të rënda se TAP. - Mirëpo, mësoje: - Rama, nuk bën kallëzim penal, as për Berishën, as për Metën. KURRË. Ndërsa për shpifje, fyerje, apo ulje dinjiteti ndaj tij, ai ka bërë nja 30 padi, apo kallëzime. Nga këto mer lekë. Nga paditë ndaj Berishës, çfarë fiton? Kështu që mos prit kallëzim penal nga Rama apo ministrat e tij për ta, as për TAP. Nëse Rama bën një aferë të ngjashme, Berisha po erdhi në pushtet, do ta varë në litar në sheshin Skënderbe.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Osman Gazepi

      Mal Cori mos perhap genjeshtra, Rama, pra qeveria ka bere disa kallzime per dy hajdutet, njeri prej kallzimeve eshte mega-vjedhje e Cezit, per te cilen i ka kerkuar disa here Spak-ut se cfare eshte duke bere, dhe pergjigja eshte: "jemi duke hetuar"!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk po hetojne asgje, duan ta shtyjne se mbase zgjedhjet e tjera nuk fiton me Rama. Jane te njejtet avokat qe dolen nga magjistratura e vajzes se Saliut. Ne te njejten kohe bejne hetime qe edhe nuk u takojne si pjese e prokurorise, qe te tregojne se po bejne normen.

        Përgjigjjuni
      2. t
        taras bulba

        O Mal kari , po pse Rama ta ka fajin ty ore dybek per TAP-in dhe aferat ??? Bythqir , di te lexosh ti ore bajge ??? Lexo se c'thote botime dhe mos u mer me kerlliqe ...plehre

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Edhe po u plotesua dosja dhe u dergua Arben Krajes ne SPAK,ai nuk e gjykon,e fut ne sirtar dhe e mban atje ta zere pluhuri.Pse? Sepse Kraja paguhet nga Saliu dhe Meta. Dal nga dal,Edi Rama do spostohet nga drejtesia shqipetare,do dalin jashte loje.Sali Berisha sot per sot eshte me i forte pasi ai ka para pambarim dhe blen çdo njeri te rendesishem ne drejtesi.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sqepari

          Po Dritan, e akuzen gati, qofte te daja, por se prekin se ruhen nga banditet e Saliut dhe Ilirit. Keta frikacake mbyllen dhe aferen e turpshme te CEZ, ku nje matapaz i quajtur Noel, mori dorazi 6 million euro si komisioner demek.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Janaqi

            Zoti Drtan Hila nuk esht vetem skandali dhe humbja nga ndertimi i TAP qe me te drejte sic thoni Juve Berisha dhe Meta duhet te shkojne para drejtesise,Skandal akoma me i math eshte kontrata e shfrytezimit te naftes me kompanine Kanadeze qe tani e ka ne dore komoania kineze.Kjo kontrate prej 460 faqe e firmosur nga Ministri i Ilir Metes Sokol Dervishi dhe sikur ta kishte pagur shteti shqiptar nuk do te ishte kopsitur aq bukur ne favor te Kompanise Kanadeze dhe tani te asaj Kineze nga Ilir Meta Sokol Dervishi me Kryeminister te kohes Sali Berisha.Kontrate me koruptive ne dem te shtetit shqiptar nuk gjen ne bote.Tani Sokol Dervishi mbasi me siguri ka mbushur xhepat dhe eshte zhdukur nga skena politike

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Z,Dritan pergezime per kurajon civile po SPAK nuk degjon nga ai vesh.Kete denoncim coe deri ne fund.Vepro si Romeo Kara qe u plasi ne dere dosjen cezdia,beje denoncimin dhe te shofim cfar justifikimi do perdori Kraja(aliaz llalla)coe dosjen dhe regjistroe

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjola

                Të lumtë Dritan

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Violeta

                  Kete shkrim Dritan Hila ben mire ta mbylle ne zarf dhe t'ia dergoje si denoncim Arben Llalles, se ai nuk i lexon kurre gazetat.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poli

                    Hila mos harro negociatat ne vitet 13- 16...se ke shume aktuale aty....ke Gjiknurin e Kompanie.....He te keqen

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lexuesi

                      ti e paske mendjen tek cironkat, vetem qe mos te te kabin peshkaqenin?

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kacaku

                        Poli , mu ngrit mua , hajde lepima pak hajdarin , mos e le rastin te shkoje dem .....hajde Poli hidhu ....

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        drino

                        Kujt i thua o Tani...SPAK eshte ne gjume, nuk shikon e as ndegjon, kur ja ben me sy non grata dhe Like floriri nuk ndihen...

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Indinjata

                          Nuk e ka zgjedhur Like Floriri A(SPAK)un por "guvernatorja" siç bene shaka kryekrimi Shqipetar qe edhe pse tani ndoshta ngaqe ka rrjedhur e pohon qe garda ka vrare me plumbat e kater snajpereve (se i pesti ishte vet,kjo eshte deklarata e tij nese guxonte Rama te vinte nen frengjin e tij),por nuk sqaron se ku shkuan pistoletat çader,thikat me helm,vrasjet nga distanca e shkurter e plot broçkulla te tilla qe krye.ari i SPAKU-t nuk denjo ti quaj akuza e aq me pak prova.Kerkush nuk kerkon se perse Arvizu kerkoi qe serverin ta çonte per ta "fshire" pertej Atlantikut ,nuk na thone qe mos valle vetem verioret qenkerkan adaper per tu bere drejtues te organeve te drejtesise apo se blihen e behet kompromis me lehte me ta per te fshehur "peshqit e medhenj"!Sa te lehe "balua" ne kete prag ,era mut do bjere ne çdo prag!Sali Berisha eshte "monument agjenturash "dhe rruhet nga "fabrika qe e ka prodhuar" ,ndaj edhe Rama bene zikzake duke iu nenshtruar kesaj bote qe para se te ulesh ne kariken e kryetarit te shtetit duhet te besh nje rruge te larget per te firmosur ne zyrat e gestapos per kompromiset e patjetersueshme gjate karieres!Vete Rama ka deklaruar qe "ASPAK" do te merret me çdo kallezim penal nga sot e ne vazhdim e jo me te shkuaren.Ja perse tall menderen Berisha ,ku Osama Bin Laden i Ballkanit !A thua nuk e di "shtepia me gjethe" pertej Atlantikut qe Sali Berisha ka furnizuar makinen vrastare Serbe ne luften me Kosoven???Pyetje keto qe te lene me goje hapur!Saliu ka imunitet deri ne ndarrjen nga kjo bote nga perendia dhe nga kerkush tjeter!E ç'fare nuk harroi Shqiperia e shqipetaret qe mos te harrojne edhe "Berin" e bemat e tij.Ai vrau,per te marre drejtimin e vendit,vodhi per tu pasuruar,dogji e çoi popullin ne lufte civile per egon e tij ùmesjetare dhe sot kerkon te ndahet nga kjo bote duke lene litarin jashte ku bemat e hieja e tij mos te harrohen kurre.

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          ENTSOE

                          Te lumte o Shqiptar dhe gazetar I nderuar! Po mendonim se Kane " vdekur" shqiptaret e vertete dhe te nderuar!!

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetari i sali dixhitalit.

                            Donte kallzim Kraja ? Ja ku ja tha Dritan Hila. Si e do ndryshe ?

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bato

                              O lexues, njohes i procedurave, na thoni, sic eshte artikulli dhe ndonje shtese nga Baholli e Afezolli, a mundet te org. vete shoq.civile e tja kalojme prokurorise e SPAK?

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Spak

                                Po na lini ore te qete se na i zute ne fyt ato 5000 € rroge tlf karburant makina shoqerues pushime te rezervuar ne plazhe private.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vili

                                  A e keni lexuar mareveshjen me TAP. A mos ndofta Tap ka blere truallin ku kalon tubacioni. Gjate ndertimit a mos ka mare me qera truallin qe i nevojitej per te punuar nga banoret per gjithe kohen e ndertimit. Te jemi me konkrete dhe te sakte per te akuzuar nje shoqeri te huaj nderkombetare ne maredhenie me ne.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Free mind

                                    TAPi nuk eshte asgje perballe asaj tradhtie top secret qe Sali Berisha ka nenshkruar per tu futur ne NATO. Defacto Shqiperia nuk ka per te pasur kurre te drejte te kete ushtri te armatosur dhe nje pjese e sovranitetit te Shqiperise i eshte dorezuar Greqise. Shqiperia eshte futur ne NATO si koloni e Greqise dhe nese NATOja shperbehet, pjese te sovranitetit, territorit, ujrave dhe hapsires ajrore u ngelin perfundimisht Greqise ne administrim. Klecka qendron tek fakti qe heqja dore nga vetmbrojtja dhe dorezimi i nje pjese sovraniteti dhe kontrollit ushtarak tek Greqia dhe Italia, jane maskuar si veprime administrative. Eshte shfrytezuar ne menyre dinake precedenti i Krimese ruse, qe Hrushovi per arsye administrative i ngjiti Ukrahines ne BS. Dhe qe rrjedhimisht i ngeli edhe pas shperberjes se BS. Por ne nuk jemi Rusia per ti marre Greqise neser ate qe Sali Berisha i fali per tu futur ne NATO dhe per ta shitur si "suksesin me te madh" historik. Kjo shkon mire edhe per amerikanet, sepse Shqiperia behet nje nga te paktet shtete ne NATO, krejtesisht peng. I paafte dhe i pamundur, si askush tjeter te lere NATOn, nese i preken interesat. Pa te drejte ushtrie, industrie ushtarake, infrastrukture ushtarake dhe me Greqine qe administron qiejt dhe detin tone, Shqiperia vdes e shqyer dhe e pergjakur, e shitur qe me pare tek greku.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve

                                      Ska faj ky zorzop i kuq qe bën "hetuesin" komunist si plehra - i jati. Vetëm kështu ushqehet. Ripjellja nderpreu çdo procedure të posaçme hetimore për trajtimin e periudhës së regjimit komunist. Arkivat e ish-policisë sekrete, (SIGURIMIT) hetimi, i ashtuquajturi lustracion, ose kontrollet e historikut të individëve që aplikojnë për poste publike të pushtetit apo per " kakarisje" agjitpropogande jane zhdukur. Monizmi eshte ne krye te banketit. Ky Hilja i Xhungës duhet te ishte duke hapur kanale vaditese tani "jep" mend kush duhet te burgoset !!! Dhe kush? Hilja I tredhur nga komunistet. Mos ja q.. nonën. Big times

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ani

                                        Berisha per Gerdecin, Rama per djegesit , Meta per 7 %....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari

                                          Perfundimisht ky Kraja qenka nje Llalla i dyte,i paafte, i blere, i dhjere. Drejtesia shqiptare ka vdekur fatkeqesisht, duhet ta marrim ne dore ne populli edhe kreret e drejtesise dhe te qeverisjes (president dhe kryeminister) duhet te zgjidhen nga populli. Kriminelet me te medhenj me krimet me te renda ndaj Shqiperise jane gjalle, te pasur dhe livadhisin pa i hyre asnje gjemb ne kembe

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Keshtu pra...

                                            Duhet kallezim Dritan! Jo deklarata e llafe! - thote SPAK!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              XhaJaho

                                              Ku eshte fshehur Ajo qe var bekinin????tek Gjiri i Lalzit dhe ne Jale , apo Ajo tjetra qe drejtonte komisionin parlamentar per ceshtjen e incineratorve , pse fshihen ……

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bardhyli nga Kosova

                                                Kryeministri aksidental i Shqipërisë sërish ka dalë në mbrojtje të Aleksandër Vuҫiqit dhe shtetit serb, duke bërë thirrje që të harrohet e kaluara në Ballkan. Këtu duke përfshirë edhe gjenocidin serb në Kosovë duke thënë: “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”. Me një deklaratë të tillë, Rama ka parasysh lumturinë përtej komshiut shqiptar, pasi Serbia nuk është fqinj me Shqipërinë. Kur tha se “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”, kishte parasysh lumturinë e përtej komshiut të shqiptarëve, Aleksandër Vuciqit, pra të Serbisë. Serbia nuk është komshi me shtetin, të cilin e ka shkërmoqur Edi Rama. Nuk është komshi i Shqipërisë. Serbia është një shtet, i cili kufizohet me Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Nuk kufizohet me Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë e lumtur, nëse komshinjtë e saj, përkatësisht Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë të lumtur. Por fatkeqësisht lumturinë e Kosovës dhe Malit të Zi e ka shkatërruar vetë Edi Rama në bashkëpunim me përtejkomshiun e tij Aleksandër Vuciqin. Rama kërkon “lumturinë” e një vendi që lumturohet me fatkeqësinë e shqiptarëve, sidomos me dhunën e terrorin e saj kundër tyre, përkatësisht kundër shqiptarëve në Kosovë. Një kryeministër shqiptar që kërkon lumturinë e vrasësve të vëllezërve të tij, ai është hor kryeministër, është monstër kryeministër, është fundërrina e kombit shqiptar! Kushdo të jetë ai! Sepse dihet që Serbia gjenocidiste bëhet e lumtur vetëm duke e gllabëruar Kosovën si të tërë, ose së paku pjesën më të majme të saj. Në fakt Edi Rama së bashku me Hashim Thaҫin bën ҫ’mos që ta bëjnë të lumtur tutorin e tyre, Aleksandër Vuҫiqin. U përpoqën për së paku katër vite radhazi ta copëtojnë Kosovën, territorin më të pasur të saj t’ia jepnin Serbisë. Gjithçka u kurdis që “komshiu i Kosovës (jo i Shqipërisë), pra Serbia dhe liderët e saj politikë të “ishin të lumtur”! Dhe do të ishin patjetër të lumtur. Sepse pasi vranë, masakruan, përdhunuan, dogjën, shkatërruan dhe rrënuan Kosovën, e pasi e humbën luftën për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, në kushte paqësore, ata po shpërbleheshin me plaҫkën që po e merrnin në Kosovë, territorin e saj. Koncepti dhe formula “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur” nisi që ditën kur Edi Rama erdhi në pushtet në Tiranë. Madje kishte filluar me çelësin e Tiranës dhënë Bregoviçit. Ajo formulë nuk është gjetje e ditës së djeshme. Ishte dhe mbetet filozofia e shpërblimit që kryeministri shqiptar dëshiron t’ia dhurojë kriminelëve serbë, të cilët bënë gjenocid në Kosovë. Në vend që ta dënojë këtë gjenocid, Edi Rama kërkon ta harrojmë ne shqiptarët atë dhe madje ta shpërblejmë Serbinë. Gjithçka po ndodhë në një moment të vështirë për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuciqin. Se ata janë në moment të vështirë, këtë e thotë ҫdo ditë Vuçiqi. Ndaj dhe Rama dha mesazhin e “komshiut të lumtur”, me qëllim që t’u thoshte ndërkombëtarëve, se ju “nuk keni të drejtë që t’ia nxini jetën presidentit serb me kërkesën për njohjen e Kosovës”! Ai edhe në këtë rast, njësoj si në rastet e mëparshme, bëhet avokat i Beogradit dhe ndërmjetës i tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për lumturinë e Beogradit Rama jo vetëm punoi fort për ndarjen e Kosovës. Ai me këtë formulë punoi për krijimin e Jugosllavisë së Re, nën emrat e minishengenit ose të “Open Balkan-t”. Ai gjithmonë u thotë gazetarëve se “Duhet ta harrojmë të kaluarën”! “Duhet të shohim përpara”! “Duhet të pajtohemi me Serbinë”! Madje thotë se “Për t’u pajtuar me Serbinë, duhet kompromis”, pra duhet t’i japim diçka asaj. Shkurt kjo është veprimtaria 20 vjeҫare e Edi Ramës në politikën shqiptare. Ai nuk ka kërkuar asnjë moment lumturinë e qytetarëve të vendit të tij, shqiptarëve. Por ka kërkuar dhe kërkon me ngulm lumturinë e armiqve të kombit shqiptar. Rama po ta donte lumturinë e shqiptarëve nuk do ta përҫante faktorin politik të Kosovës, do të konsultohej dhe do të kontribuonte për Kosovën. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Po ta donte lumturinë e Shqipërisë, atëherë Edi Rama nuk do të ishte harbut, arrogant e përçarës sipas krahinave të këtij vendi. Imagjinoni një kryeministër që i jep ҫdo ditë energji negative qytetarëve të tij dhe nga ana tjetër propagandon “lumturinë” e përtej komshinjve të tij! Tmerr! Shiheni si sillet me shqiptarët! Dhunën verbale në parlament! Dhunë fizike kundër studentëve, gazetarëve, protestuesve, qytetarëve! Deri gaz lotsjellës në katër të mëngjesit në familjet shqiptare me të sëmurë brenda tyre, me qëllim që t’i nxjerrë nga banesa me dhunë. Kjo është lumturia që Edi Rama u premton dhe dhuron shqiptarëve. Ndërkaq është shumë i shqetësuar për lumturinë e serbëve. Në fakt Rama ka lumturuar me qeverisjen e tij vetëm Serbinë dhe mafinë shqiptare, rajonale e europiane! Këtë e ka realizuar perfekt! Për këtë ka punuar dhe punon fort. thirrjet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që të harrohen luftërat e Serbisë të bëra në Ballkan, luftërat qindvjeçare të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, mund të krahasohen me thirrjen apo hingëllimën e një ‘kali qorr që nuk sheh gjë tjetër përveç errësirës'. Po nëse me shekuj komshinjtë serbë duan të marrin shtëpinë e shqiptarëve, atëherë shqiptarët e Kosovës jo që nuk mund të jenë të lumtur, por dhe me shtatë dryna duhet mbyllur shtëpitë. Fjala popullore kundër thënies së kryeministrit Edi Rama thotë: "Nëse digjet shtëpia e komshiut, ruaje tënden". Si është e mundur të harrohet lufta e Serbisë në Kosovë kur ende gjaku i të vrarëve nuk është tharë, jo i nderuar Edi Rama, jo, sa më shumë që shqiptarët e Kosovës të harrojnë luftën e përgjakshme e të tmerrshme serbe në Kosovë aq më i madh do jetë mashtrimi, e aspak lumturia. Edhe vëllai Habili e fali Kabilin, por Kabili e vrau vëllain e vet e jo më kosovarët t'i harrojnë të bërat vrastare të komshinjve serbë, harresa e së kaluarës do të jetë vazhdimësi e vrasjeve serbe në Kosovë. Kush harron të kaluarën, harron veten, me harresën e vetes humbet lumturia e vjen pikëllimi. Harresa e së kaluarës së shëmtuar serbe në Kosovë është akuzë, kurse vuajtjet e mëtutjeshme do të bëhen dënime e jo lumturi për Republikën e Kosovës. I "mençuri" Edi  Rama fort mirë e di, se kush harron të kaluarën humb lirinë dhe lumturinë e së ardhmes që i duhet Kosovës. Prandaj i çnderuar Edvin Toptan Rama duhet ta kuptosh se e kaluara vrastare serbe jo që nuk mund të harrohet, por edhe nuk mund të durohet sikurse nuk mund t’ju durojmë juve me Vuçiqin. Ju me këtë thirrje bëheni zëdhënës i fashistit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, për të prekur ndjenjat e familjarëve të të vrarëve në Kosovë. Boll ma! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort analizat e mia. Me dashuri e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  veteranja

                                                  Njëzetmijë të vramë e afro dymijë të zhdukur, dhe mijra femra të dhunuara a mund të harrohen o i biri i shkinës?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jetimi

                                                    Me ti vra fmit komshiu ti e thirrë per mengjes apoooo.Me ta vra nanen e fton per drek apoooo .Me ta vra vllaun e fton per dark apoooo.E i poshter je ,mjer shqiptaria qe te ka ty o kryeMut. Harroj ti o i poshter se na Kosovart kurr si harrojm. Shko ne rrote te samës flliqan.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptari

                                                      Me ti vra familjen komshia ti shkon i ban biznes a po? Kete po beni ju ne Kosove. Dhe kete nuk e them per popullin e thjeshte qe jane shume me patriot sesa ne Shqiperi por per politiken. Ka shume me teper lehtesira te blesh mallra nga Serbia sesa nga Shqiperia. Jo per ti dale zot Rames se as une nuk jam per kete m.t "Open Ballkan" dhe kam rezervat e mia per Ramen por duhet te shikoni edhe nga vetja pak kur akuzoni te tjeret, per me teper ky artikull ka te beje me kreret me Antishqiptare te krimit ketu ne Shqiperi per te cilet ne po kerkojme drejtesi, nder te cilet eshte per Sali Berishen edhe shitja e naftes Serbise ndersa ishte nen embargo nga Nato sepse sulmoi Kosoves, kjo dhe shume te tjera qe thyhen ose jo, dihen ose jo duhet te te bejne te kuptosh se nuk ka armik me te madh per ne se ai qe vret kombin e vet, ne Shqiperi apo jashte saj. Sa per Vucic (dashte Zoti) do ti vije radha shpejt te jape llogari edhe ai por nderkohe kreret e diplomacise Shqiptare, ketu a ne Kosove duan apo jo, do duhet te drekojne apo darkojne me te fatkeqesisht edhe kur nuk iu hahet fare ne ate prezence. Kjo eshte diplomacia, E ndjej dhimbjen tende por duhet te jesh me objektik se duket sikur jeni duke i ushqyer nje urrejtje per Ramen qe le jashte zemerimit kriminelet e vertete.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. v
                                                        vlonjati, vlore

                                                        O shpella ik mos na rruaj shume rakin se sta kemi terezine. ca po nxirrni ne drite ju qe po ngujoheni e as viza su kane dhene akoma? Pjesen me te madhe te produkteve e blini ne Serbi e na beni der der kot. Ca po beni ju e spo ju mbeshtesim ne? Mos doni te marrim armet kunder serbit e te na i rrase ne bythe te dy paleve prape? Mos mendoni se pavaresine e fituat vet? Nse sdo ju mbeshteste Europa apo Amerika sdo kishte ngel me Kosovar ne Kosove. Jeni te vuajtur e kuptojme se jemi dhe ne, ju ndjejme ne vuajtjet tuaja e ju mbeshtesim me sa mundemi. po mos kerkoni qiqra ne hell pa kurrfare logjike. Gjermania vrau e preu Franceze Polake Angleze Italiane e prape ngriten maredhenie diplomatike e jane ne kushtet e fqinjesise se mire se kjo eshte jeta, te vret e do bashkohesh do flasesh e do e degjosh se ske nga ja mban. Ja ke borxh brezave te tjere. Pse ne luften e Vlores pak labe vrane greket, po gjermanet pak vrane ne luften e dyte boterore? po italianet? Prape kemi maredhenie diplomatike me te gjithe se e tille eshte jeta. Dhe neve na kane vrare prere e torturuar se ky eshte fati i te dobetit. Po se jemi te dobet sduhet te jemi dhe Injorant. E kaluara duhet lene pas per te ndertuar nje te ardhme me te mire te perbashket. Po skuptove e sbie dakort me cfare te kam shkruar me siper te kerkoj ndjese se ja kam fut kot pa dashje

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. G
                                                        Gruja e luftarit deshmor

                                                        Ti Edi M... shprehesh sikur ke jetua në Mars e jo nê Tokë. Ti i paftyrë thua t'i harrojmë të gjitha të këqijat që na i ka ba armiku shekullor-Shkinia. Ajo edhe sot e kësaj dite nuk ka tregua së paku pendesë për mizoritë e bëra dhe ti AHMAK dhe armik i popullit tonê, turp të qoftë për jetë e mot, pishpirik shihe veten cullak ne det dhe cullak ke me mbetë. Shka i shkines.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Rrokomon Kosova

                                                          Marre i koft popllit mut te shipnis si e voton shkavellin psikopat efendi beqir Edvin Ramen.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Stela nga Tirana

                                                            Bardhyli je i papare, te lexoj me shume kenaqesi. Vazhdo keshtu.Te lumte!!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Aron

                                                              Ik o trap.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dani

                                                                Clidhje ka Edi Rama me lufton ne kosove?O kosovar nga Tepelena.Ishte plehra ne pushtet ne kohen e luftes Fatos Nano.Te dy Sali psikopati dhe Nano sharlatani e sabotonin lufton ne kosove.Lere Ramen menjane.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. D
                                                                Dervishi

                                                                E kam than, Kristaqi osht i shitun, ka mar nji thes lek tani nuk munet mu kthy mrapa. Osht tradhetar.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. g
                                                                  gani drenica

                                                                  Njerz a ju kujtohet ni leter kur ja ka shkru Thaqi mulla Rames hau hau ciu ciu miau miau mu ma mer menja se kjo me open bothen asht ni kontrat per mi pshtu Hašim Tačin TRADHTARIN E KOSOVES!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. k
                                                                    kthhh

                                                                    Mjafton qe Mero Baze te hap nje link ketu tek gazeta Tema per te gjithe arkivin e skandaleve qe ka publikuar. Skandali me i fundit i Ilir Metes eshte ai i shitjeve te nenshtetesise shqiptare.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. m
                                                                      motra e deshmorit

                                                                      Marre per Edi Ramen.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. b
                                                                        biks

                                                                        Hajduteria Berisha Meta duhet te mari fund.....

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Patrioti

                                                                          EDI rama zorr e trash e serbis.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Koqevari Vicidolit

                                                                            Ndersa Saliu veza e Sheqeres sperma e Karaxhicit.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. D
                                                                            Dardani

                                                                            Shpeshehere eshte kot te kritikohet njeriu i pamoralshem, Kristaqi nuk ndryshon, e sa per "vija" ato do te vazhdon ti mere se pa to nuk mundet me ba politike te "shendoshe" ky tradhtare me i ndyte qe ndonjehere e ka patur populli i shumevuejtur shqiptar.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              Azem Gashi

                                                                              Hashimi, Rama dhe vuqiqi jan anmiqet ma te mdhaj te shqiptarve.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. r
                                                                                rexha 10

                                                                                Te gjithe e dinin se KRAJA e kishte shtepine teke gjiri i lalezit te SALIUT e ILIRIT ,dhe prandaje e bene kryetare i SPAKUT . Loja eshte qe te pasurohen Europianet ,dhe ca agjentura te huja ,dhe korrupsioni do te vazhdoje deri sa thika ti ngulet popullit ne palce .Shanit Enverin ,se e duruat per 40 vite , dhe nuke po qaheni per shushunjat e tjera qe ENVERI ju la pase ,dhe do ti duroni per nja 100 vite te tjera me mbesa e niper qe po ju qeverisin te betuar me testamentin e PKSH,qe sote quhet PPSH.NDERSA qetesine eBallkanit duhet ta kerkojme teke Putinet Shqiptare ,Serbe ,dhe putinet eBallkanit qe bejne pjese ne vendet EUROPIANE - Kosova thote qe:Nga vendi i keqe munde te largohesh ,ndersa nga njeriu i keqe mose u largo se e rregullon ZOTI ..Kjo per te sqaruar mikun nga Kosova .Rama munde te mbaje c'do lloi konference ,po nuke e perkrahu SHBA ,asgje nuke ndryshon per mire ,pore vetem per keqe .

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Pyetja shume milioneshe:Kush eshte Kali Trojers b

                                                                                  Mire e ke ti zoti Hila,por hetimi i kesaj ceshtjeje" nuk eshte ne kopetencen e ASPAKUT",sepse thjesht prek "Monumentet e Kultures" qe mbrohen nga Kraja,prek Saliun e shtrenjte dhe shefin e dikurshem Like Meten,te cilet jane dhe gjitonet e tij ne Lalez.Ke pare shume raste ti zoti Hila qe gjitoni te hetoje gjitonin e per me teper ta kete seriozisht qe te futen ne burg?Po te nesermen e tij e mendon ti? Prandaj mos prit qe sa te jete Kraja ne SPAK te hapet ndonje dosje e Sales dhe e likes,personat me te "dashur' te mbi 90% te shqiptareve.Por keshtu eshte dhe kete radhe Kraja po i kthen nderet Metes,shefit te tij ne vitin 200-2001,kur e kishte si shef te anti-korrupsionit dhe qe u be baze per themelimi e partickes ,SHPK te ashtuquajtur LSI.Njera dore lan tjetren dhe me Krajen Meta e Berisha e bene reformen ne drejtesi te kthehet ne piken zero gradualisht duke na genjyer haptazi e duke gjuajtur cironjka me dinamit ,por duke lene jashte sferes se tij keta dy kodoshe kriminale te peshave te renda qe infektojne cfaredo gjeje qe prekin dhe cdo qenie te gjalle qe merr fryme ,duke perdorur friken,kercenimin,veprimin kriminal e parate shume miliardeshe qe i kane vjedhur ketij populli ne njeren apo ne tjetren menyre!Dhe ketu futet dhe Arben Kraja sic duken bathet!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. A
                                                                                    Amant Dregjoni Boston

                                                                                    Thoni ju qe saliu nuk ka bere mareveshje me TAPIN? Mbase nuk eshte edhe keshtu. Ai ne fakt ka negocuar por jo per interesat e shqiperise dhe shqiptareve. te jeni te sigurte qe mareveshja eshte mbyllur nen dore. Berisha ka futur ne xhep ne dhe buxhetin e familjes nje grush miljona dolares qe gjithesdesi nuk jane baraz me ate qe paguhet per nje vit, por me pak duke na vene ne gjume qe te gjitheve. nuk besoj se Tapi ka kaluar pa vemendjen e askujt , dhe kujt? Saliut qe te pjek te gjalle per interesat e tij. Verifikojeni. Ndiqni parate e familjes Berisha. E bene shqiperine hale ku gjitheçkah kuterbon e qelb aty duke u a bere jeten shqiptareve stere dhe krejt pa shprese ne token qe i lindi dhe i rriti. Tung nga Bostoni.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      Tualet Palla

                                                                                      O Dritani i partise dhe Rudina gunges, po per incineratoret dhe „grupin parlamentar“ te PS ne burg ke ndonje gje per te thene?

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. I
                                                                                        Ilir

                                                                                        Dritan, je pak i besueshem se je i biri nje sigurimsi qe torturonte gra. Vec kesaj ke 25 vjete me gjithe gruan One-Way , kunder te djathtes.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. C
                                                                                          Cen

                                                                                          Kush e mbron Ramen e PS-ne per TAP-in . Plehera njesoj si Sala edhe Meta qe e kishin ne bashke-qeverisje. Respekte per Dritanin dhe Rudinen.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. e
                                                                                            emigranti

                                                                                            o tan nuk eshte TAP por duke filluar nga 92 hapja e depove te armeve, djegia e fabrikave e shume shume te tjera po SPAK nuk vepron

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. A
                                                                                              Aspak

                                                                                              Bravo Dritan, por shqipetaret duhe ta mbledhin mendjen se sa te jete Arben Kraja alias Llalla ne krye te SPAK-ut, ne Shqiperi nuk do kete drejtesi.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. L
                                                                                                LAÇJANI

                                                                                                Po ti çfar mut gazetari je shikon vetëm me syrin e djathtë? Si kopil i nomiklatures ngelesh për tu "rrespektu" mbasi mbete zedhensi i pjellës komuniste, dhe besniku i betuar komunist.

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje