Një president si Alfred Moisiu!

6 Maj 2022, 12:02Blog Dritan Hila

Një president si Alfred Moisiu!

Për herë të parë kam pasur kontakt nga afër me Alfred Moisiun kur sapo ishte zgjedhur president. Kam qenë në Bari si diplomat dhe detyra ime si ushtar i vogël i perandorisë administrative ishte të përgatisja nga ana infrastrukturore vizitat e tij në zonat e arbëreshëve.

Erdhi bashkë me vajzën e vogël e cila luante rolin e Zonjës së Parë pasi bashkëshortja i kishte vdekur.

Presidenca e tij edhe pse në ditët e para ishte një risi pasi stafi që e shoqëronte, qoftë teknik apo ushtarak, ishin me ngjyra të përziera partiake.

Do të më mbetet në mendje që udhëtimi i tij në ato zona shoqërohej nga entuziazmi i banorëve që e prisnin karvanin e makinave deri në orët e vona të natës për ta përshëndetur.

Më vonë të njëjtën gjë kam bërë kur isha në Milano dhe ai erdhi për të shkuar në Zvicër, Morcote, që të vendoste një tufë me lule në varrin e kushëririt të tij, aktorit Aleksandër Moisiu.

Hera e tretë ishte në prag dhe pas intervistës që dha për Dritare TV. Dhe kjo ishte hera kur munda ta dëgjoj dhe pyes më qetë dhe pa doreza.

Ajo që mendoj sot, është se prerja e Alfred Moisiut ishte ajo e një burri shteti të tipit perëndimor. Koncepti i tij mbi shtetin, karrierën, politikën dhe politikanin, janë të formatit të De Gasperit, Adenauerit apo ca më afër nisur edhe nga karrierat e ngjashme me De Golin. Është burri që doli nga presidenca me po atë pasuri që hyri por me një barrë të madhe të respektit nga shqiptarët që e kërkojnë atë model edhe sot e kësaj dite. Është modeli që mendon të ruajë shtetin dhe institucionet e tij dhe që pasuri quan trashëgiminë morale që lënë pas dhe jo metrat katrorë të tokës apo llogaritë bankare.

Alfred Moisiu është një model që për shkak të mungesës së zullumit, përflitet vetëm nga zullumqarët klasikë të këtij vendi. Jeta e tij ka pak të ngjashëm në historinë tonë. Ndoshta Sulejman Delvina apo vetë Ismail Qemali janë modelet që ai përngjasin. Fakti që në prag të zgjedhjeve presidenciale njerëzit kërkojnë një model të ngjashëm, nuk është një kthim në të shkuarën por një dëshirë e të qeverisurve që të qeverisen nga njerëz që mendojnë përtej interesit të ngushtë. Është një model që i kërkohet Edi Ramës që të vendosë në presidencë me shpresën se nga zgjedhja e parë që bëri e cila na ofroi më shumë modelin sesi nuk duhet të jetë një president, të korrigjojë gabimin e së shkuarës dhe të mendojë përtej rehatisë së qeverisjes dhe të na ofrojë një person që në mos ta tejkalojë Alfred Moisiun, të paktën ta barazojë./dritare.net

18 Komente

  1. P
    Poli

    Bravo...shkrim shume I mire. Por sot nuk I duan njerezit si Noisiu...duan Firma pa kushte ne shkresa.kjo ndodh kudo ne administrate...ata qe dine I anashkalojne sepse drejtuesit vijne te mbarojne pune e te ikin te pasur....kjo po ndodh fatkeqsisht....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kilman

      Uauuu. Ketu jemi degraduar? Me ke e krahasoni? Me Bamken, Bujon apo Salen? Nuk del vlera nga krahasimi me bajgat.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hysen

        Akoma e genjen mendja kete budallain.

        Përgjigjjuni
      2. d
        destan

        Eshte i vetmi president qe e meriton ti thuash BURRE SHTETI.....

        Përgjigjjuni
        1. h
          humor ballkanik

          Nje President si Moisiu? Ka me dyzina andej nga Liqeni duke lozur Domino, ku e moren edhe Fredon...Presidentin qe mbahet mend ne Presidence per rreshtoret qe i bente personelit atje si efekt i nostalgjise kur ishte oficer. Presidenti qe shkeli Kushtetuten duke lejuar muaj e muaj te tere qeverine e Fatos Nanos te shtyhej me zv. Ministra ngaqe nuk arrinte ti zgjidhte ne Parlament se nuk bente votat.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi

            E c'problem ka qe i rreshtoi personelin, ne fundt te fundit duhet te rreshtohen, te kene respekt dhe te zbatojne detyrat e tyre. Nuk e besoj qe eshte e vertete por gjithsesi. Nder te gjithe llojet e presidenteve qe kemi pasur deri tani ca me te mire e ca me te keqinj ai mbetet me i miri. Nese u dashkan marre nga Liqeni duke lozur domino andej do i marrim por na duhet serish nje njeri seriuz qe ka respekt absolut per vendin, per kombin dhe per dinjitetin njerezor dhe historik te kombit te tij.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po pra nuk u pelqejne rreshtoret, doni te rrini si derra si u mesoi Saliu ne kopene tuaj.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Ram Berisha

                "humor ballkanik", apo humor Viçidoll-llik?

                Përgjigjjuni
              2. I
                Iiii

                Te behej edhe nji here president ai njeri fisnik do te ishte nji mrekulli per shqiptaret! Kudo qe te ndodhen! Do ta votonon 99 perqind e popullit shqipetar!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iiii

                  Je i madh! Dritan Hila!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edvin Suma

                    Shreku mbahet mënd vetëm për një gjë; I kerceu mbrapsh tinëz pastrueses së zyrës, dhe u deshën dy njësite te Gardës që ta shqisnin. Dhe kur arritën ta shkulnin nga prapanicat e së shkretës ai vazhdonte të ejakulonte dhe u këput si lepur. Nano ka një video të ngjarjes se pastruesen e kishin vene me qellim. Ajo kish harruar te vishte brekë. Dhe Shreku ...... ( Nano vdiste për gallatë me këtë soj klerkësh. Gim Neshon - Gimi I puros - e shtyu ne pishinën e Rognerit pa deshiren e tij, per te pare a dinte not. )

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Alfred Mojsiun e mbar mend vetem ne nje Dalje ne media, kur kishte mosmarrveshje mes PS - PD, dhe deklaroi “ DO ME DETYRONI TE ZBATOJ LIGJIN”. ????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bashkim

                        PRESIDEND DHE NJERI I PAPARE. FIS GJIGANDESH GJENERALESH E ARTISTESH TE FAMSHEM. DARDHA BIE NEN DARDHE. JO SHPELLAREVE!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          TROPOJA

                          Ne kohen e Mojsiut, ne gjyqsor nuk futej njeri po te mos e njihje. Degjonte shume lart e poshte. Zbatonte luften e klasave.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fran Çukaj

                            Nuk kam degjuar ndonjehere ne formen , "Te gjejme nje president te ngjashem me . filanin" Nuk kemi perse t'i shmangemi perdorimit te kritereve rigoroze per ta selekdionuar presidentin e duhun . Fjala vjen , te jesh perfaqesues i unitetit te poullit dhe mbrojtes i aspiratave te tij , eshte nje fushe shume e madhe , e cila i hap dritare te gjere presidentit per te demonstruar aftesite e tij krijuese interpretative te detyrimeve kushtetuese apo frymes se saj . Perse , fjala vjen , niveli i ulet i jeteses se shumices se shqiptareve , nuk perbeka nje fushe ku presidenti mund te nderhyje , sigurisht permes prononcimeve te tij inteligjente . Etj , etj .

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkodran prej Puke

                              Saktesisht Alfred Moisiu mbetet nje shtetar klasi! Krijoj nje staf te mrekullueshem me individe te spikatur te painkriminuar nga politika, i distancuar nga politikan te tipit Berisha dhe Nano, por qe diti ti "sinkronizoje" ne interes te paqetimit publik. Presidencen e Moisiut e kujtojne nepermjet fogurave te keshilltareve Zef Preci, Muhamet Kapllani , Gezim Zilja etj. Ky model duhet mbeshtetur nga politika dhe jo njerez te vegjel si puna e ketij te sotmit "non grates" se pashpallur ende.....

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkodran prej Puke

                                Saktesisht Alfred Moisiu mbetet nje shtetar klasi! Krijoj nje staf te mrekullueshem me individe te spikatur te painkriminuar nga politika, i distancuar nga politikan te tipit Berisha dhe Nano, por qe diti ti "sinkronizoje" ne interes te paqetimit publik. Presidencen e Moisiut e kujtojne nepermjet fogurave te keshilltareve Zef Preci, Muhamet Kapllani , Gezim Zilja etj. Ky model duhet mbeshtetur nga politika dhe jo njerez te vegjel si puna e ketij te sotmit "non grates" se pashpallur ende.....

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shmil Gurra

                                  SIKUR të MOS PRANONTE ! Unë nuk i urrej shqiptarët, por "kosovarët" i paskësh thënë Petinti Moisiut dhe, nisur ka dashuria "ortodokse" (asgjë tjetër nuk lidh nazishovenizmin rus me arbnorët iliropellazgë) Petinti i akordoi Dekoratën - tekstin e dekorimit nuk e kemi transparent sot e kësaj dite. Mirëpo, rri shtrembër e fol drejt, është burrë me virtyte të larta kombëtare.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje