Si e hodhën nokaut Sali Berishën

6 Maj 2022, 09:24Blog TEMA

Si e hodhën nokaut Sali Berishën

Nga Spartak Ngjela

Ajo që i ndodhi Saliut në këtë kongres, i cili e la atë pa forcë politike, ka ndodhur edhe në ndeshjen e dy boksierëve profesionistë në vitet shtatëdhjetë. Saliun e hodhën nokaut 35 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kurse boksierin...

I.

Boksieri Xhon kishte dhjetë vjet që e kishte lënë boksin.

Por, kur e pa me vëmendje kampionin e boksit të peshës së rëndë, Xheksin, Xhoni u bind se ai ishte nën nivelin e formës së tij.

Dhe i kërkon ndeshje kampionit.

Xheksi u habit, po ia plotësoi kërkesën.

Ndeshja do të zhvillohej në datën 30 prill të vitit 1975.

Stadiumi në atë ditë ishte plot.

Do të ndesheshin kampioni aktual i botës me ish kampionin e botës të vitit 1965.

"Do ta mund që në raundin e parë", tha Xhoni.

Dhe hynë në ring.

Xhoni filloi me furi. Kurse Xheksi e linte dhe nuk e godiste fort. Një pjesë shumë e vogël e stadiumit thërriste për Xhonin.

Xheksi qeshte.

Trajneri i Xheksit, pasi e pa që Xhonit, ish- kampionit të botës, i kishin rënë reflekset, i tha Xheksit ta mëshironte Xhonin që të zgjatej ca loja.

Por Xheksi nuk ia zbatoi porosinë trajnerit dhe i dha një grusht Xhonit dhe e hodhi atë nokaut.

ll.

Kështu e hodhën edhe Saliun 35 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sepse të 35 deputetët nuk pranuan as të shkelnin ligjin, as të pranonin Saliun dhe as të mos e pranonin Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.

Të katër këta aspekte vijnë dhe konvergojnë në  një pikë: kanë rrëzuar Saliun politikisht në funksion të Partisë Demokratike.

Por, a do të dalë sërish në ring Saliu?

Nëse nuk do të veprojë drejtësia, ai sërish do të dalë në ring për të fituar Partinë Demokratike, por sërish do të jetë në pozicionin e boksierit Xhon.

Nokauti i Saliut i para pesë ditëve, është i pakthyeshëm.

Pse.

Sepse forca e një partie demokratike janë deputetët e saj. Kurse kjo kohë tregoi që 35 deputetët, që janë shumica absolute e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, nuk e tradhëtuan e as nuk e shkelën me këmbë popullin e tyre që i ka zgjedhur për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët.

16 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Sali Berisha do ricikloheni nga vete SHaBA-net

    Përgjigjjuni
    1. A mo Taku , ata nuk dinë nga t’ja mbajnë ?!!

      Mirë bën që mundohesh t’ja u ngresh MORALIN këtyre deputetëve që vetë Sala i ka ritur , po a ju ngrihet atyre ?!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Sali Berisha hidhet nokaut kur ta ekstradojne ne SHBA bashke me Liken ti bejne shoqeri Almir Rapos. Vetem ekstradimi i ben pune shqiptareve.Perndryshe ij mjaftojne ata ndjekes qe ka per ta bere prap rremuje Shqiperine sic ka bere keto 30 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Viktor

          Ata 35 i ka mar plaku nga rruga dhe i mbante ne zyre, ca kurva i recitonin vjersha, per ke po flet o avokat?! Ata jane 35 anonim.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bali

            Ore si nuk e kupton ky kar, se edhe miliona ta paguajne nuk leshon njeriu brockulla te tilla, qe ka pjerrdhur nga trute!! Po edhe ndonje komentues ketu qe i ben like ktij po e merr ne qafe.

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilir

              Baba Vanga(Taku) ka rrjedhur...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pokeristi

                Fjalën “rrjedhje”,mund t’a shqiptojnë të gjithë,por jo të gjithëve ju tingëllon e besueshme.Pse te mos themi qe disa komentues përvçse s’kanë formimin e duhur politik,ju mungon kultura e pergjitheshme,për më teper ajo demokratike,janë militantë të qorepsur e kanë trurin pa rrudha,janë të rrjedhur!!!… Eshtë më e natyrshme,tingëllon më ëmbël tek ta t’i quash pa ndrojtje “tërrjedhur”. z.Ngjela ju jep ujë me bisht të lugës të gjithë kësaj kategorije e matanë saj.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli i vocerr

                  Po ti mer dak, a e lexon orakullin apo jo ? Se nuk ja qelloi asnjehere Ngjele ziu!!! Berisha zbythi Bashen , ( mos te kujtoj cfare thoshte avokoti aso kohe) , mblodhi kuvendin zgjodhi forumet , kurse ky baba wanka thote deputetet e hodhen nock down . A gjen sens zotrote ketu???

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mira

                    Paralajmërimet i ka marë sala me dhjetëra herë fesh ka thyer qafën ,herë të tjera duke mos dëgjuar pyetjet e gazetarëve (për arsye moshe) pa mar parasysh krimet e korrupsionin.

                    Përgjigjjuni
                2. g
                  goni

                  E nxorret dhe sot matufin plak?Kete adolishent 70 vjecar?!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    Taku ka shkarë me kohë. Lufton sot me " Mullinjtë e erës" i gjori..

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bujar Kanapari

                      C,fare rendesie ka biografia e tyre qe i shkojne mbrapa Berishes. Po pranojme qe Bashen e mbeshtet elektorati me cilesor. Nje vote ka Doktori Shkences, nje vote ka autiku. Ahmet Zogu kishte program me te mire se Fan Noli? Kishte numrat o Avokat. Kishte mbeshtetje edhe ne Jug. Kjo ishte per t,ju bere qejfin ju dhe ca tjereve si ishpresidenti Moisiu. E verteta eshte. Po i heqim ja 300 apo 1000 qe kane punuar dhe paskan perfituar kur doktori ishte kryeminister. Berishes i shkojne pas te varferit, te papunet e diplomuar, ata qe kerkojne paga me te larta, qe kerkojne afrimin e shtresave. Partia nuk eshte vendim gjykate avokat.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Volteri

                        A gjendet ndonje institucion ne shqiperi dhe ne Europe qe te na e heqe qafe kete njeri te paskrupull r te mos dale duke shitur moral....

                        Përgjigjjuni
                      2. F
                        Frank

                        O nasradin ,o llapaqen qe vetem avukat nuk je, perallat tuaja mbeten peralla ,nuk I Beson kush si te verteta ,o matuf qe vet pyet vet pergjigjesh ! Mjaft derdellise o sharlatan , kesaj radhe paske haruar te permendesh ameriken! U plake, mbarove dhe asnji gje nuk qullose o tak taku mashtrues ordiner! Ti ishe I rjedhur, tani ke pjerdhur o mavri , mos dil me nga shtepia se trembe dhe kalamajte e lagjes, ri ha pensionin o budalla se nuk ke me Kohe dhe merzite budallenjte!

                        Përgjigjjuni
                        1. u
                          ushtari

                          Qerata je ore Taku !E paske pare ndeshjen por nuk na the si e ke pare sepse sinjali televiziv per stacionet e huaja ishte i ndaluar,apo Blloku e kishte te lejuar!E ç'fare nuk ke pare zotrote edhe driten edhe erresiren,ndaj edhe kakaris sot kaq bukur .

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ela

                            Saliut i marsh te keqen se se hedh dot nokautl

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje