Apeli nuk ja heq Berishës “dekoratën” amerikane “non grata”

5 Maj 2022, 17:06Blog TEMA

Apeli nuk ja heq Berishës “dekoratën” amerikane “non

Nga Xhovani Shyti

Pas uljes së perdes së Kuvendit të “Rithemelimit” ka një entuziasëm të pakuptimtë ndërmjet berishistëve që duke qenë në jerm dhe jo me këmbë në tokë besojnë se kanë pushtuar politikën e të djathtës konservatore. Me Sali Berishën prijësues grigja që e nisi “rithemelimin” e PD-së me “foltoret” dhe e mbylli me Kuvendin e zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar paralel, jo vetëm e quan këtë një “arritje historike”, por përpiqet ti mbush mëndjen vetes së në zgjedhjet më të para do të përmbysë nga pushteti   Edi Ramën.

“Vetëm Saliu e shporr Edi Rama nga qeverisja. S’ka të dytë veç Berishës. As Luli, as Enkelejdi…Të gjithë janë të shitur tek Edi Rama, kanë bërë marrëveshje të heshtur dhe përfitojnë…”. Janë frazat më të përmendura në ambientet publike të frekuentuara nga foltoristët, ku ende vijon jehona entuziaste e Kuvendit, që, ndërsa ka rikthyer në qiellin e politikës së pushtimit me forcë profesorin e kësaj rrugë, pra Sali Berishën, e dalë jashtë ndëshkimit ligjor prej tre dekadash, nuk ka llogaritur se ka një element që mund ta shembë gjithë këtë mur entuziami foltoristësh me vetëm një lëvizje. Me heqjen e tullës së fundit.

Një element ky i njëjtë me atë që stimuloi sipërmarrjen berishiste të foltoreve, që e bëri pensionistin Berisha të hedh tej jorganin e apatisë moshore dhe të vihet në krye të aksionit për çlirimin e PD-së historike nga Lulzim Basha, i vendosur me bekimin e tij, asgjesimin e PD-së ligjore dhe “rithemelimin” e Partisë, fillimisht antiligjore, por të ligjëruar nga një vendim gjykate i komentuar prej juristëve si antiligjor por që duhet respektuar deri në rishqyrtimin e çështjes  nga  Gjykata superior e Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit është akti që ligjëroi gjithë këtë katrahurë: aksionin “rithemelues” të Sali Berishës dhe zhvillimet e mëpasme, që nga foltoret deri tek mbajtja e Kuvendit të Parë të Rithemelimit, të cilat nëse nuk do të ishte ky vendim në favor do të përbënin shkelje të rendë të ligjit dhe rendit publik. Duke sjellë pasoja ndëshkimi për sipërmarrësit e prijësuar nga Berisha.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë e motivoi dhe e mbrojti ligjërisht recidivistin Berisha dhe çetën e tij në ndërmarrjen e tyre anarkiste, por jo pa afat. Ky vendim është i përcaktuar dhe i vlefshëm brenda një caku kohor, që nis nga dhenia e tij prej gjyqtarit Agron Zhukri deri në shqyrtimin prej Gjykatës së Apelit, vendimi i të cilës do të përcaktojë edhe fatin e arritjeve të gjeratëhershme të lëvizjes foltoriste, madje dhe të vetë Berishës së shpallur “non grata” e që gjithsa po e gatuan për ta përdorur si mburojë për interesin e vet e familjes së shpallur të padëshiruar nga SHBA-të.

Një vendim i Apelit në favor të  PD-së së “Rithemeluar” e heq kufizimin kohor, e legjitimon përfundimisht aksionin që përmbledh që nga foltoret e mbajtura pa leje, deri tek përdorimi i qysqive e vareve për pushtimin me dhunë të godinës së PD-së legjitime. Por edhe mbajtjen jo statuore të Kuvendit që zgjodhi Këshillin Kombëtar paralel etj., lëvizje që mund të ndërmerren në emër të “Rithemilimit” deri në vendimarrjen e Apelit.

Megjithatë sado në favor të PD-së së “Rithmeluar” të jetë vendimi i Apelit një gjë ai nuk mund ta tjetërsojë. Nuk mund t’a çlirojë vetë udhëheqësin Sali Berisha dhe familjen e tij nga qënia “non grata” për SHBA. Ata do të vijojnë të mbeten të tillë, duke mbartur gjithë pasojat e rrjedhura prej veshjes së këtij qyrku amerikan, sikurse fat të njejtë do të ketë edhe PD-ja e “Rithemeluar”, dhe e dënuar të mos marrë kurrë pushtet.

Nga ana tjetër, një vendim i Gjykatës së Apelit që do të rrëzoj atë të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri, duke u shprehur në favor të PD-së ligjore, do të sjellë si pasojë shëmbjen e gjithë kësaj godine të projektuar e ngritur nga arkitekti “non grata” Sali Berisha, njësoj siç ndodh me një mur të cilit i hiqen tullat e fundit.

8 Komente

  1. R
    Redi

    PD eshte bo lesh arapi ska gjykate qe e ndreq ket pune po nuk u zhduk saleh birisha mjeshtri i zullumeve

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanani

      Prape vazhdoni me honger M..t . Po pompoheni prape me vendime gjykatash . Nuk te jep gjykata PARTI o milet sepse partia jane ANETARESIA dhe ata e kane treguar se me ke jane . Gjykata sherben vetem per te bllokuar vulen dhe kjo i sherben vetem RAMES .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @Kanan djali! Ate po thote dhe artikullshkruesi. Kur gjykata t'i jape te drejte "Rithemelimit' (nëse), cdo gje eshte ok,. Saliu ta gezoje partine dhe pëdëistat le ta gezojne Saliun "non grata", por pushtetit ate që e enderrojne aq shume dhe qe Saliu ua premton (me sakte i genjen, se në ate tufe Saliu eshte me i mencuri, dmth djalli), do t'i shikojne majen e veshit, per aq kohe sa ta mbajne ate. Kaq e thjeshte eshte dhe eshte çudi se si nuk e kuptoni!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bujar Kanapari

        Edhe Koco Tashko me Liri Belishoven, intelektuale te nivelit larte, kishin mbeshtetjen e sovjetikeve, por nuk ja dolen, u burgosen. Faktori i jashtem, nuk mund te jete kurdohere percaktues. Del Juri Kim cdo jave, tok duart me Alibeaj, me kujton tabelen e emulacionit socialist, na tregon se ke duhet te mbeshtesim. Kjo sjellje e saj, i nevrikos edhe me shume anetaret.

        Përgjigjjuni
        1. d
          demokrati i vertete

          Bujar kanakari i Zenit, bej atij dhe Qim Pekes te fala. Kerkoi noi lek dhe shko futi noi dopjo, se per me shume nuk je.

          Përgjigjjuni
        2. C
          Cajupi

          "Koco Tashko me Liri Belishoven, intelektuale te nivelit larte". As i pari as i dyti nuk kishin shkolle te larte, pa le pastaj t'i quash "intelektuale te nivelit te larte". Vetem ne qofte se kane marre diploma nga shkolla vicidolase vicidolase e Plepave.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Balo

            Sali Berisha partinë demokratike nuk e zaptoi nga frika e Amerikës,aspak,sepse ai e di fort mirë se amerikanët nuk merren me të ,përsa ai nuk hyn në territor amerikan. Saliu rimori në kontroll PD nga frika e një shakaje këtu brenda.. Por ditëziu harron se do lerë fëmijët në sherr kur të thyejë qafën....se 80 vjeç shkoi...çfarë pret ai nga jeta!??

            Përgjigjjuni
            1. L
              Limi nga Durrsi

              Sali Berisha eshte kafsh e eger duhet myll ne kafaz se kafshon

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje