
Nga Preç Zogaj
Pas kuvendit të së shtunës së kaluar ka mbetur edhe një formalitet i fundit, zgjedhja e kryetarit, për të përmbushur procesin e rithemelimit të PD-së si një parti sovraniste konservatore, siç e ka përcaktuar disa herë Sali Berisha. Ku sovranizmi, i paqartë se ku rreh realisht, synohet të jetë përmbajtje dhe thelb i saj. Ndërsa konservatorizmi një etiketë. Sikurse në stacionet e mëparshme ku ka kaluar ky proces disamujor, zgjedhja e kryetarit pas katër javësh nuk ngërthen asnjë lloj pritshmërie tjetër veç asaj që dihet: kryetari është Berisha. Me të drejtë. Pa i hyrë në hak asnjë prej mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Po të mos ishte një formalitet statusor, votimi i tij do të ishte i panevojshëm.
Gjykata e Apelit do të vendosë kush do të mbajë ligjërisht emrin dhe vulën e asaj që për më shumë se tridhjetë e një vjet është quajtur PDSH. Vendimi në fjalë ka rëndësi për të sanksionuar vlerën që ka statuti i Partisë si ligji themelor që rregullon funksionimin e saj. Por jo në pikëpamje të rezultatit që ka zyrtarizuar tashmë lëvizja e Berishës pas shpalljes së tij non grata nga SHBA vitin e kaluar.
PD është ndarë në dy grupime politike. Grupi i Rithemelimit dhe grupi i PD-së zyrtare (quhet kështu sa pa dalë vendimi i Apelit), që drejtohet nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj. Ndarja kishte nisur që në krye të herës, tetë muaj më parë. Kuvendi i së shtunës e vulosi. Berisha mori pjesën e tij nga e tëra. Ndarja është reale, përmbajtjesore, dukshëm përtej kufijve të diversitetit të mendimeve brenda një partie. Vija kryesore ndarëse është ajo e raporteve me SHBA-të. Dëshmia më e qartë është mosmarrja pjesë e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Berishës.
Këta deputetë kanë kundërshti të ndryshme me njëri-tjetrin, por përkundrejt rithemelimit berishist i mban të bashkuar bindja e gjithsecilit për të mbajtur marrëdhënie të hapura e të ngushta me SHBA në vend të izolimit prej tyre. Marrëdhëniet me SHBA nuk janë e vetmja vijë ndarëse mes dy grupeve në PD. Nuk ka asnjë garanci se Partia Popullore Europiane (PPP), grupimi më i madh politik i partive të qendrës së djathtë në Europë, ku bën pjesë prej vitesh PDSH, do të jetë indiferente ndaj një PD të drejtuar apo zotëruar nga një non grata.
Pa përjashtuar tjetrën që duke e rithemeluar si parti sovraniste-konservatore, Berisha me të tijtë të kërkojnë vetë të jenë pjesë e grupimit të partive simotra të kësaj stampe, ku shquan ajo e Marine Le Pen në Francë, Lega Nord apo Fratelli D’Italia në Itali, Fides e kryeministrit Urban në Hungari e tjerë. Disa prej të cilave, si rregull, e manifestojnë “sovranizmin” e tyre kryesisht kundër SHBA, NAT0-s a BE-s, por duke qenë nën ombrellën e Rusisë prej nga kanë marrë edhe financime. Sovranizmi i tyre paraqet një spektër të gjerë qëndrimesh që përfshin deri shpërbërjen e Bashkimit Europian, një ide e vjetër që mbetet latente, pavarësisht modifikimeve pragmatiste të viteve të fundit. Po ashtu, ndalimin e zgjerimit me vende të tjera, pra, edhe me Shqipërinë.
Partitë e vendeve anëtare të BE-së mund t’ia lejojnë vetes radikalizmin dhe populizmin që i identifikon përballë kundërshtarëve të tyre. Shqipëria nuk është ende në BE. Një parti e familjes sovraniste këtu, pa qenë akoma në BE, vetvetiu krijon keqkuptime në lidhje me qëndrimin e saj për integrimin e vendit në BE. Kjo duhet të sqarohet mirë.
Sovranistët në Europë janë e djathta radikale. Populloret janë e djathta e moderuar. Dy grupet kanë identitete me vete. Ndaj nuk janë pjesë e një grupi unik. Në Itali grupet në fjalë paraqesin një opozitë plurale, ku Forca Italia, për shembull, është pjesë e Partive Popullore, ndërsa Lega Nord pjesë e grupit sovranist-reformist. Këto parti bëjnë koalicione elektorale të pjesshme apo të plota kur vinë zgjedhjet. Ky mund të ishte modeli për tu ndjekur nga opozita shqiptare pas krizës që ka çuar në ndarjen e PD-së në dy grupe. Bashkë si të ndryshëm kundër shumicës së Ramës.
Ju lutem shume i nderuar Preç, PD e Saleh Birishes nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete kurre e djathte, aq me teper ekstreme. Sovraniste po eshte, pasi ne krye te saj jane komuniste 24 karate dhe kelysh komunistesh. Dhe sikurse ka thene babai i tyre shpirteror Enver Haleja "Nuk ka kala qe nuk e marrin kamunistat" Deri ne momentin qe Saleh Birisha do jete ne ujrat e politikes shqiptare keto ujra do te jene te ndotur, kaq e thjeshte eshte.
Posi ke shum te drejte!!! Sala komunist 100 karat !!! Dhe kelysh komunisti!!! Ore mos po e ngaterron me Edin ti or dak? Se Edi e kishte Dajen ne byro politike dhe baben ne majat e partise (ka patur disa funksione , prandaj spo ti numeroj po lexo edhe ndonje gje tjeter , jo vetem temen .Spo ti numeroj “KELYSHET E KOMUNISTEVE “ qe jane ne poste te larta ne PS . Kendo dhe do i gjesh. Mos spekulloni kaq shume me Berishen se ska qene anetar byroje por , SEKRETAR PARTIE NE SPITAL . Bejeni dallimin !!!
Koli, qëndrimi juaj është shumë i njohur. Flitet për Berishën, ti hidhesh tek Edi. E bënë këtë për të treguar se Edi është më komunist se Berisha, si një mbrojtje ndaj Berishës. Ky njihet në diskutimet politike si fenomeni "what about". E kanë shumë për zëmër dhe socialistët si qëndrim, po tu kritikosh Edin, direkt të thonë "po Berisha?" Është qëndrim justifikues nga sejcila palë militantësh. Kur "Qytetar i thjeshtë" flet për Berishën ai ka të drejtën e tij. Ti, nëse nuk je dakord, hidhja poshtë me argumenta. Jo të thuash "po Edi". Në këtë rast lëre Edin, fjala është për Berishën, nxirr argumentat që Berisha nuk është ultra i majtë. Dhe si i tillë ngjan me të djathtët ekstrem, sepse dihet, të kundërtat takohen, puqen.
je i sakt ne komentin tend. me pelqeve. ne fyt saliberishes por dhe edirames njekohesisht. gjithe te mirat
Nuk te ben gjaku komunist o koli, te bejne veprimet. Sala ne fakt me shume se komunist eshte tribal, pak a shume i ngjashem me mbreterit e mesjetes, ku sovrani eshte sala.
I nderuar fakti qe Sala eshte komunist nuk do te thote qe ne Ps jane me te pakte. Nese ne PD jane kelyshat e te kuqve, PS eshte djalli vete! Te gjithe derra qe kane dal nga stalla e bolshevizmit jane.
PS Ka kelyshat e komunistave, por SB eshte sekretari I partise te kelyshave te komunistave!!! Tani besoj se e Ben dallimin, se ishe konfuz.....
Paske patur fat m… or Prec! Ishe me Ramen po spate fat te ishe ne qeverisjen e tij, sa more me qaf ate lezhjanin, u bere me Bashen, pa fat perseri, pervec disa honororareve nga kunati, jo pushtet. Tani me kapitullimin e Bashes, duket se Rama nuk do te paguaj per sherbimet qe po ben. Je si qen endacak qe sheh kush do te hedhi nje kocke.
A e dëgjuat Zelenskin? Shqiptarët vend i vogël me shpirt të madh, edhe pse ka vende të mëdha, por kanë shpirt të vogël, ka edhe njerëz me trup të vogël por me shpirt të madh si Shën Nënë Tereza, dhe ka njerëz me trup të madh, por me shpirt të vogël si Edi Rama. Ky është mesazhi që e dha për Qeverinë e Shqipërisë, Zelenski në fjalimin e tij para Kuvendit të sajë, duke iu treguar shqiptarëve, se keni tepër shpirt fisnik për të shkuar pas një budallai apo një njeriu me prirje të hapura që dëmtojnë interesat e shtetit dhe interesat e shqiptarëve kudo. A nuk iu përgjigj Edi Ramës, se politikat e tij antishqiptare nuk duhet të kenë vend, sidomos ato me serbët dhe Serbinë, duke i ofruar asaj një pushtim të butë të tokave dhe ekonomisë shqiptare nga Serbia. A nuk ishte një mesazh narrativ i Zelenskit, se ti që je në paqe, duhet ta ruash si unë që jam në luftë, atdheun nga kafshimet dhe hienat, serbo-ruse! Për Zelenskin Serbia që nuk i ka vënë sanksione Rusisë është një me të, armike e përbashkët! Në fakt, kështu do të duhej të ishte edhe për shqiptarët, Rusia si Serbia, janë një. A nuk i tha Zelenski në një mënyrë, o t’i shtatgjati (shalëgjati) ‘budalla’, ne po luftojmë me Rusinë të mbrojmë Europën, e ju pasardhësit e Skënderbeut që luftonit po me perandorinë më të pamëshirshme të kohës, atë Osmane, për ta mbrojtur Europën, ju i hapni dyert dhe u ofroni vendpushime për barbarët rus!? Pra, thirrja e tij është për t’i mbajtur të izoluar rusët, për të ndikuar që të vetëdijesohen, se derisa pranojnë të udhëhiqen nga një diktator, duhet të përjetojnë mohimin e botës demokratike dhe të civilizuar. Natyrisht që ky është një nëntekst i kuptuar nga kultura jonë atdhetare, jo e thënë nga Zelenski, por që gjithsesi kërkoi sanksione efektive ndaj Rusisë dhe ndalim të ardhjes së turistëve rus. Por, ai i tha: “Dikush është i madh në madhësi, por është shumë i vogël për të qenë trim”. Sigurisht se kjo ndërlidhet edhe me kujtesën, se Zelenski, nuk i ka harruar takimet e Ramës me Llavrovin, njeriun kyç të Putinit, madje të shpeshta. Pra, Rama me gjithë shtirjen e tij, nuk është një trim, sepse nuk do t’i nënshtrohej Serbisë, dhe ta nëpërkëmbte vullnetin e shqiptarëve, për t’i vënë sanksione Rusisë, dhe bllokim Serbisë, dhe jo më të bëhet apologjet i saj, siç po bën Rama. Ku është këtu shpirti i madh e fisnik shqiptarë?! Shpirtvogëlsia e Ramës për të fituar ca lekë në ekonominë që e ka drobitur, me buxhetin e vjedhur vit për vit, me tokën e kthyer në vend droge në vend të drithërave, që e bëri bazë të trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë, dhe duke mos përfituar thuajse asgjë shteti krahasuar me shkallën e lartë të trafikimit, pa pasur mundësi as të blejë asnjëlloj arme serioze moderne, asnjëlloj përgatitje serioze për të bërë luftë, bile as mbrojtëse, lë më kundër Rusisë ndaj ndonjë rakete që mund ta nisë Putini i marrë, paradoksalisht në drejtim të saj, por, as për mbrojtje nga Serbia nga sistemet raketore kineze, që Rama ia ‘lavdëronte’ se i ka blerë për vetëmbrojtje, por se nga kush nuk na e thotë Rama dot. Sipas Ramës Serbia po mbrohet nga Kosova dhe nga Bosnja, dy shtete thuajse pa armatë, dhe që mbijetojnë në saje të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, se nga Shqipëria nuk mund të hamendësohet të jetë e rrezikuar Serbia, jo për aq kohë, sa ai do të jetë ‘regjent’ i Vuçiqit! Zelenski nuk është ai që po shpërndan armatime në botë, dhe po ju thotë vendeve luftoni, ja armët ku i keni! Ai po u thotë regjimeve hibride, hiqni dorë nga marrëzitë e pushtetit, autoritarizmi dhe filozofitë që nëpërkëmbin liritë dhe të drejtat e popullit tuaj. Edhe televizioni gjerman në një hulumtim të tij, arrin në përfundimin se “Rama e ka krijuar Kolumbinë e Europës,1/3 e ekonomisë është droga”. Pra, nga një vend referent për vlera të larta të traditës njerëzore, që shqiptarët lidhnin të shkuarën e tyre të lashtë e të brishtë, kulturën e tyre fisnike, doke, zakone, etnopsikologji, folklor, veshje, me Besë, me kulturën e sotme të Europës, sot janë kthyer në shembull të karakterit të shthurur, shembull të së ligës, aq sa shumë shpesh transmetohet në Europë, ndërsa shteti dhe qeveria e tij vetëlavdërohen për arritje dhe rol të rëndësishëm edhe përtej rajonit, e që në fakt është kthyer vetëm në levë të Serbisë. Natyrisht që Zelenski nuk ishte i përqendruar në dhënien e mesazheve për shqiptarët, se si duhet të sillen me Serbinë apo qartësisht me Ramën, por për ne që na intereson fati jonë, karakteri i sjelljes së tij dhe Ukrainës ndaj Rusisë, të jep mesazhet e plota, se si duhet sjellur me një shtet armiqësor, që nuk të njeh dhe tenton të të grabitë në çdo moment, dhe në një moment të përshtatshëm edhe t’ju pushtojë pjesërisht apo plotësisht, t’ju dëbojë dhe asimilojë. Zelenski tashmë ka krijuar një shkollë politike, apo të paktën po e rindërton një kulturë të tërë perëndimore. Asgjë nuk ka mbaruar dhe asnjëherë asgjë nuk përfundon, derisa ka shtete dhe mundësi që brenda tyre të udhëheqin njerëz me ligësi të papara, autokratë e diktatorë, dhe shpirt mizorë.
Bardhul,zbrit nga pema
C'eshte ky Bardh Kosova qe vjell zi e helm dhe idiotesi pa kandar?! Me e thjeshta qe duhet te beje eshte te vere emrin e vertete:) Zi Kosova..ose Ziemezi Kosova..
I dashur Bardhyl, Cte ka ipur ne koke me Zelenskin? Gabimisht e mendon Zelenskin si Sali Berishen. Pa vend dhe pa kuptim ke shkruar: "Zelenski tashmë ka krijuar një shkollë politike, apo të paktën po e rindërton një kulturë të tërë perëndimore"... Cjene keto brockulla? I vetmi qe perdor termin rindertim eshte Sali Berisha. Ai po rinderton PD, kurse Zelenski eshte burre shteti per Ukrainen, por eshte pak si teper ta konsiderosh krijues te kultures perendimore. Une te keshillova qe te heqesh dore nga madheshtia pe Sali Berishen. Ti ke bere ca perparime, por prape gabon kor ne mendjen tende ngateron Saliun me Zelenskin. Mos perdor te njejtat terma per ta, sepse i mbetet qejfi Saliut dhe kjo te demton strukturen tende te menduarit. Sic te thashe, bej kujdes me dieten dhe gjumin dhe shkruaj sa me pak I joti me perkushtrin Doktori yt psikollog.
Preç urgjent te pastrush nevojtoren e Meros. Me llapë te pastrosh wc-ne. Ka qene me diare dashnorja e Meros dhe I dha nje sperkatje disa shtresash . Pastaj laj breket e Meros. Per kaq vlen tani per tani.
O Bardhyl -Skypioni... Po artikulli i Preçit flet për PD-ën që u katandis kokoshi një thelë dhe jo se ç' tha Zelenikovës në kuvënd. Po siç e ke zakon tjetër gjë trajton Editoriali ose artikulli dhe tjetër gjë komenti yt. Edhe që u pagëzove me emër tjetër, të njëjtën gjë bën prapë. Kthejë prap ose rithemeloje nick name si bër Dr. Adhamudhi me partiçkën e tij.
Nuk eshte faji i Skypionit, qe nderoi pseudonimin. Ne viziten e fundit qe i bera, i sugjerova qe te nderoje pseudonimin, sepse ka rene ne sy te keq per problemet e tij mendore. Kjo nuk i ben mire shendetit te tij. Ne kushtet kur ai e ka fiksim te flase, une i sugjerova te nderoje pseudonimin, por prap, ai bie ne sy si Skypioni i Doktor Sali Berishes. Te lutem here tjeter i dashur xhej, perdore fjale inkurajuese per pacientin tim dhe bej sikur ai ka perparime ne sisitemin mendor. Kjo do e ndihmoje ate qe Doktor Sali Berishen ta konsideroje si nje person, qe nuk eshte me Doktor. I vetmi Doktor per Skypioninj jam une. Bardhyl: Po qe se me lexon ndero dozen e "prepileksoinit". Ne vend te 2 MLG merr 4 MLG. Kjo de te te ndihmoje te mos jesh kaq shume i apasionuar mbas Doktor Sali Berishes. Konsideroje ate qe eshte nje pusht po thjeshte mut. Kjo do te te lehtesoje ne te arthmen. Me nderime Doktori yt psikollogjist.
Doktor.. Mirë e vizitave Bardhylin që u pagëzua, po mos ngatrove gjë diagnozën dhe i ke dhënë ilaçe të tjera sa ka harruar dhe emrin. Harroi Nick name Skypion dhe e bëri Bardhyl, sa edhe vënd banimin ka harruar dhe i duket vetja se është kosovar. Tani i duket vetja se është Kronist dhe më e bukura është se vete replikon me vetveten Kronisti të Bardhyli. Doktor të lutem bëni dhe një vizitë tjetër se na iku vajti për lesh më duket.
E nxorret spiunin Prec.Kete llapaqen qe ka 30 vjet qe na ze ekranet?
O pordhyli nga gjoja kosova ose “ kronisti” simbas pseudonimit tjeter qe ke marë, boll shkruajte romane se nuk kane kohe as te burgosurit ti lexojne, po ti nuk ke faj se paguhesh me rrjeshta si ne kohen e qoftlargut enver!
O Preç…. Ose O Përrç Po ik more rrote kari. Po mire me llogjiken tende qe kam kaq kohe qe te ndjek e ndigjoj, po pse flet karrlleqe mor i mjere???? Amerika amerika amerika…. Ka thene keshtu e ka thene ashtu…. Po ikni mor mjerane, se na cate bythen ju dhe Amerikanet. Athere do ti kerkoj (mender teje ambasadorit tone ne Washington) te shkoje tek General Prosecutor, te shkoje tek FBI te shkoje te takoje Gjykatesit ne Usa dhe ti thote, “Bazuar ne pergjimet qe ne Shqiptaret kemi bere shumica e politikaneve ketu ne USA jane te korruptuar…. Kete e dime mire ne, keshtu qe futi ne burg dhe mos i ler te merren me me politike….. kjo bazuar ne mardheniet e reciprocitetit…. Hahahahah Çfare do te ndodhe??? Çfare do ti thone?? Po na kane çare karin ata dhe ti bashke me ta…. Po vetem se ata bythqira qe pergjojne pa te drejte qe fusin hundet dhe komandojne sikur te jemi me te humburit e botes ata duhen perzene dhe nuk duhet ti pranojne ne asnje zyre….. ata dhe ty e gjithe shkerdhatat e tjere qe na cate trapin…. Po mire mire derdimen, cfare ka bere Berisha, pse nuk e thone, cfare dokumentash kane…. Apo thjeshte opinione dhe pergjime te pa ligjeshne….. boll more se na keni care bythen….
Ne të vjetrit që i mbajnë mënd, mund të themi se shokët komunistë, rrallë janë shquar për një vullnet për të mësuar. Kjo ngaqë në masë dërrmuese vinin nga familje pa tradita intelektuale. Të kësaj kategorie i pëlqenin Partisë. Sa për vlera intelektuale, dilte dhe tepronte i vetëm shoku Enver për gjithë shoqërinë. Ishte kjo arsyeja, që njerzit intelektualisht inferior, kur ju shteronin argumentat në një debat shoqëror, të zënë ngushtë thoshin: " Për këtë që po flasim, shoku Enver ka thënë......". Pas kësaj gjithkush mbyllte gojën dhe nuk fliste më. Duket, ju zoti "Reciprocitetit" e keni zëvëndësuar referencën "Shoku Enver ka thënë" me atë "na çave karin". Zëvendësimi që bëni duhet thënë se është vërtetë i goditur, bile më se i mjaftë për t'a detyruar tjetrin t'a mbylli gojën.
O Preç! Je shume i djallezuar. Veprimet e nje maloku te eger qe perpelitet si gjarperi ne cfurk per te shpetuar vehten dhe familjaret e tij qe duhet te paguajne per shkaterimet, vrasjet dhe grabitjet e panumurta qe i bene ketij vendi perpiqesh ti veshesh me ideollogji gjoja te djathta, gjoja ekstreme e ver ver ver. Ne kete histori çdo gje eshte e thjeshte : Na lini familishtte gezojmeato qe grabitem dhe partise i bejme m....Kete e kupton dhe i fundit i Shqiptareve dhe ti e di mire kete por si rufjan qe je na vesh veprimet e nje egersire me ideollogji. Eshte si te besh kaligrafi ne bythen e majmunit Boll Preç, nxire nje here te pakten fytyren e vertete!
PERC Zogaj - Personalisht Edi Rama keshtu e quante Precin kur ai i rrinte si shilte pas mollaqeve te Saliut. Ashtu si Frrocko, ashtu si Tak Ngjala, ashtu si Mero Beze, etj, etj....qe sot mallkojne Saliun per servilizmin e tyre.
KE NIS ME I RANE ÇIFTELISE PRENÇ O TUNXH SI AHERE NE KOHE TE SIGURIMIT QE TA NGJITI KET SI PSEUDONIM. E ZGJODHE VETE KET ÇIFTELINE APO TA NGJITEN ATA TE SIGURIMIT. PO I KYHEN RESTON ED RAMES PER PALLATET QE TKA DHURU SE TI SI BI BOSH ÇIFTELISE PREÇ O TUNXH. PASKE QENE RAC MUTI MKAT QE BON VARGJE. VETEM SHPIRT POETI SKE TI PREÇ O TUNXH KATRANI.
ME BERISHEN DO TE JETE E NDARE GJITHMONE ,SHQIPERIA NGA EUROPA ,SHQIPERIA NGA KOSOVA ,SHQIPERIA NGA BALLKANI ,UNITETII KOMBIT ,VERIORE E JUGORE ,DO JENE SHQIPTARET TE NDARE NE KRIMINELA E VRASES QE PERFAQESOJNE BERISHEN ,DHE NE PAQESORE QE DUAN UNITETIN E NJERZEVE DHE POPULLIT SHQIPTARE ,DHE TE GJITHE TREVAVE SHQIPTARE NE BALLKAN .DO TE JENE TE NDARE ATA QE DUAN ATE KOMBE DHE SHBA ,DHE TE TJERET ME BERISHEN ,DO JENE ATA QE DUAN TA ZHDUKIN ATE KOMBE ,DHE TE JENE GJITHMONE KUNDER SHBA . ME BERISHEN DO TE LULEZOJE KRIMI DHE INJORANCA ,NDERSA ME AMERIKEN DO TE NJIHET AUTORITETI I KOMBIT SHQIPTARE PERTEJ OQEANIT ATLLANTIKE . KEMI MBETUR AKOMA TEKE SHTETET QE AKOMA NUKE E DINE SE KU NDODHET SHQIPERIA ,EDHE SE BENE PJESE NE HARTEN GJEOGRAFIKE TE EUROPES PLAKE .