“E majta amerikane” si problem i të “djathtit” Berisha

3 Maj 2022, 19:58Blog TEMA

“E majta amerikane” si problem i të “djathtit”

Nga Skënder Minxhozi

Ka një çoroditje totale termash ideologjike brenda PD së sotme të Sali Berishës, e cila lidhet me cilësimin dhe emërtimin e presidencës aktuale të Xho Bajden në Shtetet e Bashkuara. Shpallja non grata ka prodhuar një përrua të vërtetë psiqik në atë që Berisha thotë dhe bën ndaj qeverisësve të sotëm në Uashington. I ka hedhur në gjyq, i konsideron skllevër të padeklaruar të Xhorxh Soros, i konsideron rregullisht si e majtë ekstreme, tenton naivisht t’i poshtërojë nga larg duke ju thënë se ju ka keqpërdorur Edi Rama për qëllimet e tij politike në Shqipëri.  Qershia mbi tortë: ju “kundërvë” Evi Kokalarin, një zonjë që s’dihet nga ka dalë dhe pse vetëquhet aktiviste republikane.

Një foto e dalë së fundi pas Kuvendit të 30 prillit, tregonte Berishën që rrethohej nga disa persona që konsideroheshin si të ftuar e aleatë ndërkombëtarë të tij. Ishte një foto që tregonte se në ç’pikë halli ka përfunduar një forcë politike që dikur ishte anëtare aktive e të djathtës evropiane dhe partnere (jo pa probleme) e amerikanëve.

Berisha foli të martën për vizitën e fundit zyrtares së lartë amerikane Donfried në Tiranë, duke përdorur termin përçmues “e majta amerikane”. Në fakt “e majta amerikane” është një temë që sapo ka hyrë për t’u bërë pjesë integrale në fjalorin, protokollin dhe axhendën e përditshme të PD-së së Doktorit. Gradualisht po shohim sesi tema e konfliktit personal që Sali Berisha ka me SHBA dhe administratën e saj aktuale, po hedh hijen e vet të rëndë mbi të gjithë sektorin e karrigeve ku ulet sot opozita shqiptare që pranoi në 30 prill për prijës të vetëm Berishën.

Nëse deri dje Bylykbashi, Këlliçi e Noka nuk bënin dot opozitë sepse Lulzim Basha ishte i dobët dhe i blerë nga Rama, le të shohim sot e tutje sesa do të kenë mundësi t’i kushtohen rrëzimit të këtij kryeministri, me atë kryetar partie të skeduar që po përgatiten të ulin në zyrën më të lartë të partisë. Më shumë sesa me të majtën shqiptare, zotërinjtë e mësipërm do të shohin e kuptojnë se do të përdoren për të luftuar pjesën më të madhe të kohës me të majtën amerikane të Blinken, Bajden e padyshim edhe Soros.

Nga një fabul dobësie e anemie në epokën e Bashës, PD po hyn tani në fabulën e re të antiamerikanizmit dhe keqpërdorimit për shkak të damkës së Berishës. Të një personi që lufton ditën me Uashingtonin nëpër gjyqe, e bën thirrje për të përzënë ambasadorin rus nga Tirana natën. Në pritje që të vijë e djathta e Evi Kokalarit, një akt të cilën vetëm kjo zonjë në Amerikë dhe aleati i saj Sali Berisha në Tiranë, kanë harruar se ka ndodhur tashmë në vitet 2016-2020 kur qeverisi Donald Trump. Dhe atëhere “e djathta amerikane” nuk  pati asnjë grimë simpati e mbështetje më shumë për PD, sesa e majta e Bajden. Sesa komod është ndjerë Edi Rama në katër vitet e Trumpit, në rrafshin e marrdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA, këtë e kanë dëshmuar krizat e Çadrës dhe djegies së mandateve, gjatë të cilave amerikanët u rreshtuan hapur me kreun aktual të qeverisë.

Syzet ideologjike që Berisha ka veshur nga halli që e ka zënë, mund të gënjejnë demokratët e Mamurrasit, por nuk të çojnë askund. Siç e tha me të drejtë një komentator politik, edhe sikur Bajram Curri të çohet nga varri e të bëhet President i SHBA, Sali Berisha nuk shkel më zyrtarisht në Uashington. E majta demokrate, e djathta republikane apo edhe Berni Sandersi fitoftë!

9 Komente

  1. J
    Jaso

    Saleh Berisha eshte aq larg se djathtes sa edhe djalli, andaj Berishadhe gjithe lukunia e tij janet "te djallte" e jo "te djathte"

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILYRIA

      Sholla e Lekures se Sal Ram Berishes eshte aq trashe saqe qindra e mijra Artikuj te shkruar nga shume Gazetare shqipetare e te huaj kundra tij duken si Perde mendafshi ne nje Dhome te mobiluar........ E keqja dhe poshtersia, e ka shume me te lehte se e mira dhe miresia.....keshtu ka qene, keshtu eshte e gjithmone ashtu do te mbetet........Fjalet e shumta jane fukarallek - thote Populli yne i lashte........prandaj, te arsyetosh me Fakte e Llogjike per Jeten dhe Punen e Sal Ram Berishes eshte sikur te flasesh me Murin e Shtepise e te cuditesh se ai nuk te jep pergjigje........e kam thene para shume e shume Vitesh...po e perseris...vetem izolimi Mediatik, Politik, Shoqeror, mendor, i atij kafshe me Fytyre Njeriu, do te ishte Hapi i pare per ta harruar njehere e pergjithmone PERBINDESHIN dhe fatkeqesine e Shqipetareve per keto 30 e disa Vjet.....

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tualet Palla

      Lerini keto, por shikoni se cfare shkruan Gjermani… ZDF: Lufta e munguar ndaj krimit nën Edi Ramën, pengesa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pisi

        Troç! Vecse, te supozojme, neser fiton Tramp, padiskutim qe Evi nuk do nderroj dot mendjen, dhe do jete i njejti qendrim. Cdo bej Birisha? Dihet - SHBA nuk eshte me demokratike, Trump trathtoi e bleu Sorros! Ajo qe te ben te zgerdhihesh eshte se prap, prap, prap Mamurrsi, Kavaja e Bathorja do ta besojne…. Ka kohe qe idhtaret e Sales flasin keq per US, i degjon kudo, sidomos ket muaj fetar ku shprehen lirshem , Amerika ja fut te gjitheve per inters, etc… Nje propagande anti-amerikane e hapur, kur harrojne Se jemi kaq vend per shkak te Willsonit dhe Kosova sot prej Klintonit….

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          I Kryeministri i Shqipërisë PiSiste dhe vëllami i fashistit Vuçiq, Ramë poturja mori goditje të drejtpërdrejt, kur para opinionit të brendshëm po mundohet ta paraqes veten, si një proamerikan të ‘thekur’, por, po e tradhton qëndrimi i tij pro Serbisë, duke e paraqitur atë si properëndimore dhe larg Rusisë. Në të paktën katër raste, Rama ka deklaruar publikisht, se Serbia, sipas tij nuk është antiperëndimore, por është rreshtuar përkrah tij, veçmas pas dy rasteve të votimeve në OKB, të cilat më shumë ishin çështje formale se sa e përmbajtjes, pra në këto raste pa pasoja për Rusinë. Dy raste të tjera, ishin: Njëri kur Rama mezi arriti t’i bind autoritetet serbe, që t’i zbatojnë kontratat e ligjshme për miell dhe drithëra, për importim nga disa kompani të Shqipërisë, duke e paraqitur tejet pozitivisht Serbinë, dhe kinse si rezultat i “Ballkanit të hapur”, në vend që ta kritikonte për qëndrimet e saj proruse, dhe mosvendosje të sanksioneve, në ditët e para të pushtimit rus ën Ukrainë. I dyti, shumë më vonë, kur para pak ditësh do të deklaronte, i pyetur nga gazetarët për armatimin serb, se ajo po blen ‘armë për vetëmbrojtje’, dhe sërish nuk tha asgjë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Rama vazhdon të sillet sikur ende nuk e ka kuptuar mesazhin e BE dhe SHBA, dhe përgjegjësinë që duhet t’i ngarkohet Serbisë dhe mikut të tij Vuçiqit. Ai edhe e mbrojti Serbinë për armatimin e blerë, kryesisht me qëllim të ndarjes së Bosnjës dhe për një inkursion në veri të Kosovës, ndërkohë, që edhe BE-ja edhe SHBA-të, po e akuzojnë se një armatim i tillë nuk ka se çfarë duhet. Rama është i shkolluar dhe i përpunuar nga Serbo-Rusia në Francë me ndihmën e Fatos Nanos, ky idiot tradhtari në pushtetin që ka është instaluar nga Serborusët me një qëllim, zhbërjen e shtetit tonë Kosovës. Ngujimi i tij në raportet Serbi-Rusi, është një gurë prove se ai i takon atij grupimi, dhe se pozicioni tij është shkatërrues për projektet shqiptare. Humbja e besimit të tij tek shqiptarët është proces i pashmangshëm. Vite më herët Serbia mobilizonte Ivicën për lobim dhe për fushata anti Kosovë por kjo i kushtonte shumë.Tash Serbia ka gjetë një lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e përmend edhe në takime me aleatët, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Suksesi më i madh i Serbisë nga Lufta e Kosovës deri sot është rekrutimi i kryeministrit të Shqipërisë si lobues për interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhë në momentin kur shqiptarët do duhej t’ishin të bashkuar në synimet e tyre integruese drejt Evropës dhe ta ndihmonin e kuptonin njëri-tjetrin. Sidoqoftë, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Ramës na lejon të kuptojmë shumë gjëra dhe sjellje të këtyre viteve të fundit në kurriz sidomos të Kosovës. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mijë euro në muaj nga një spital që për pacient ka vet Shqipërinë. II Tashmë është më se e qartë se Edi Rama, po e ndjek rrugën e gabuar. Vetëm pak orë pasi kaluan nga deklarata e tij, se armatosja e Serbisë nga Kina nuk paraqet asnjë rrezik, si për ta zbuluar tradhtinë e tij, ndodhën sulmet e armatosura dhe të tjera për disa ditë rresht ndaj policisë së Kosovës në veri. U desh reagimi ndërkombëtar që ta shtyjë një departament qeveritar të Shqipërisë, që të kërkojë kapjen e të dyshuarve, dhe madje vetëpërmbajtje në aksion. Kosova po vazhdon të pengohet tmerrshëm nga Edi Rama, në mënyrën më të pabesueshme, njeriu që vite më parë premtonte edhe bashkim të shqiptarëve në një shtet nga Ulqini, duket se jo vetëm ka tradhtuar ato qëndrime, por se ato i ka thënë për të ndihmuar për të nisur zbatimin e projektit serb, për krijimin e ‘botës serbe’. Për të ndërtuar apo motivuar palën serbe që të vinte në pah projektin ‘botën serbe’, i duhej asaj një ‘armik’ imagjinar, deklarativ, ‘bashkimi i shqiptarëve’ në një shtet! Pra, Edi Rama në asnjë mënyrë nuk ishte në favor të idesë së bashkimit kombëtar, por të dy lojërave, të projektit që çonte apo mund të çonte në shuarjen e gjykatës speciale dhe në projektin për të ndihmuar Serbinë, në realizimin e aspiratave të saj, ndërsa një projekt i tillë, si bashkimi kombëtar duke humbur një pjesë të territorit, do të mund të mbulonte sipas tyre turpin e tradhtisë. Për këtë grupim që synonte realizimin e qëllimeve të veta, i duhej një partner në lojë, dhe për këtë ia mësynë dyerve të Serbisë dhe Rusisë, që të marrin bekimin e tyre për ndarjen e Kosovës, me të cilën do të kënaqej Serbia, pasi e ka humbur të tërën, shkulja e një pjese, ishte e mirëseardhur për të. Për të marrë bekimin rus, edhe përkrahjen e tyre, Hashim Thaçi në detyrën e presidentit të vendit, e takoi personalisht diktatorin Putin, duke marrë premtimin nga goja e tij, se nëse ai dhe Vuçiqi pajtoheshin ata do ta pranonin çfarëdo marrëveshje. Po të njëjtën gjë, por në një nivel më të ulët e bëri Edi Rama, duke e takuar së paku dy herë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrovin, dorën e djathtë të Putinit. Por, zhvillimet në Ukrainë, realisht zbuluan jo veç mungesën e koherencës politike dhe demokratike të vetë sistemit, në shumë shtete të Perëndimit, por edhe ndërlishmërinë e saj me shtetet më të vogla. Mbështetja e madhe për Serbinë, rezulton që nuk ishte thjesht perëndimore, por edhe e relacioneve që kishin deputet, politikanë e zyrtarë të shteteve perëndimore me Rusinë, për të luajtur rol përjashtues ndaj Kosovës. Një karikaturë prej letre e patriotizmit të tij, është shëmbëllimi i asaj që ndërtoi vetë me mbështetësit e tij, për të mashtruar opinionin në Kosovë nëpërmjet retorikës patriotike, dhe në prapavijë duke mbështetur hapur projektet kyçe serbe në raport me shqiptarët, jo vetëm me Kosovën. Dëshmi e kësaj ishte mbështetja e të gjitha projekteve të Serbisë, si e minishengenit ballkanik të transformuar më pas në “Ballkanin e hapur”, pas një reagimi të ashpër atë kohë nga institucionet e Kosovës, dhe opozita. Dyshimet se ky ishte një projekt i Serbisë, e konfirmoi me refuzimin kategorik që ia bëri këtij projekti kancelari gjerman Olaf Shulc, duke ia bërë të qartë Ramës në Berlin, se ai do ta ringjallë procesin e Berlinit, i cili e bën të detyrueshme arritjen e një marrëveshje të Serbisë me Kosovën, e cila përfshin njohjen e saj. Pra, “Ballkani i hapur” ishte thjesht një proces për ta zvarritur dhe penguar procesin detyrues, që Serbia të shkonte drejt njohjes së Kosovës. Por, tashmë me dështimin e projektit rus, të Putinit, jemi afër të shohim dështimin e projekteve serbe, dhe që Serbia pa shmangshëm të shkojë drejt një faze, të ndjekjes së modelit rus, dezintegrimit! Edi Rama duke e marrë në mbrojtje Serbinë, po i bën edhe një favor jo të vogël Rusisë, duke bërë të pamundurën që t’ia ruajë një aleat të vogël Putinit në Ballkan. Këtë e bëri në disa raste, përfshirë atë më skandalozin të blerjes së raketave nga Kina, ndërsa për sulmet në veri, heshti, duke mos e dënuar aktet dhe duke mos kërkuar përmbajtje nga Serbia! Por, si mund ta bënte këtë, një rob i Vuçiqit! Edi Rama përfundimisht duhet të izolohet dhe të ndiqet nga drejtësia për krimet e shumëfishta të tij. Por, para se të ndodhë kjo, duhet që inteligjenca shqiptare, mediat, atdhetarët t’ia heqin çdo atribut patriotizmi që mund t’i jetë mveshur apo mund t’ia ketë vënë vetvetes, përfshirë edhe zhvlerësimin e qeverisjes së tij. III Para ca ditësh Edi Rama, deklaroi se "Hashim Thaçi do të ishte një president perfekt dhe i pranueshëm për Shqipërinë"! Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se Thaçi mund të ishte presidenti i përbashkët i Kosovë-Shqipërisë! Në deklaratën e tij, Rama hamendësoi qëndrimin e tij përtej se kritik për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pse kjo gjykatë e mban të arrestuar Hashimin! Po të mos ishte i arrestuar, edhe pse i akuzuar, Rama tha se do ta zgjidhte Thaçin për president të Shqipërisë. Që në fillim duhet pranuar se me diskurse të tilla kryeministri PiS zhvillon lojën e vet politike provokative. Tërheq vëmendjen nga skandalet e shumta e të rënda që e kanë zënë. Dhe këtë lojë manipulative ai do ta zhvillojë me sukses derisa shërbimet sekrete europiane të shohin se në Shqipëri do të ketë një opozitë të fuqishme e të papajtueshme me skandalet e Edi Ramës. Në këtë moment skandalet e tij do të publikohen dhe Rama me poture do të gjendet krejt i pambrojtur përballë akuzave të rënda korruptive e të bashkëpunimit të tij me mafien shqiptare e ndërkombëtare. Prokurorit të dënuar me urdhër, Adriatik Llallës, nuk i është dhënë kot statusi i azilantit politik në Itali. Por te deklarata e Edit për Hashimin ka diçka reale. Ish-presidenti i Kosovës, sot në Hagë, i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë. Duke humbur Thaçin, Rama humbi ndikimin e vet në Kosovë. Lidhjet me Hashimin ia mundësonin Edit strategjinë e përçarjes së faktorit politik në Prishtinë. Pra Rama duke patur në krah ish-presidentin e Kosovës u përpoq të realizojë një sërë projektesh të Beogradit, për të cilat ai kishte biseduar paraprakisht me Aleksandër Vuçiq. Krijimi i Jugoasllavisë së re dhe ndarja e Kosovës ishin kryesoret! Por këtu hyn edhe asosacioni i Komunave Serbe. Nëse Hashim Thaçi do të ishte president i Kosovës ose prezent në politikën e saj, atëherë me shumë mundësi se presioni ndaj qeverisë do të kishte ndikim maksimal, me qëllim përkrahjen nga ana e Kosovës të iniciativës serbe të Open Balkan. Edhe pse kjo nismë është krejtësisht jo europiane, siç e tha përfaqësuesja e BE-së për Shqipërinë. Ndërkaq ky Hashim Thaçi, i cili i mungon shumë Edi Ramës ishte në listën e zezë, sipas raportit të fundit të Freedom Hause, për shkak të korrupsionit! Mungesa ndihet më së shumti për shkak të ndërprerjës së bashkëpunimit midis dy liderëve politikë në korrupsion dhe pastrimin e parave të pista. Pikërisht kjo është pika e dobët edhe e Edi Ramës. Hashimi ia ka mundësuar kryeministrit të Shqipërisë shtimin e aseteve korruptive dhe anasjelltas. Hashimi dhe Edi kanë këmbyer midis tyre miliona për manipulim zgjedhjesh në të dy anët e kufirit dhe i kanë ndihmuar njëri-tjetrit për të marrë pushtet e për ta përdorur atë në interes të të dyve. Edi ia ka plotësuar ish-presidentit të Kosovës të gjitha dëshirat dhe kërkesat që ai ka pasur për akses financiar në Shqipëri. Madje ata në projektin e ndarjes së Kosovës kishin rënë dakord që njëri të bëhej president e tjetri kryeministër i Shqipërisë së Bashkuar me gjysmën e saj! Dhe në fund të fundit, të dy ishin si duart e të njëjtit person. Njëra dorë lante tjetrën, sa herë ajo bëhej pis. Por një ditë prej ditësh Hashimin e mundi zollumi i vet dhe përfundoi si Zhukovi. Në avion iu lexua akt-akuza e prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë. U detyrua të zbresë nga avioni pa shkuar në destinacion. Por nuk dha dorëheqje nga detyra e presidentit me preteksin se “ishte i pafajshëm”! Në fakt i duhej të mbyllte punët e pista që kishte bërë, deri te blerja e armëve pa zhurmë për stafin tij kriminal! Eshtë e sigurt se zullumi i tij do ta mundë dhe fundosë edhe Edi Ramën! Edi Rama në dëshprim e sipër i shkoi për vizitë në seli dhe në shtëpi pas shpalljes së akt-akuzës. Nuk ishte thjesht vizitë solidariteti. Ishtë gjithashtu vizitë këshillimi, bashkëpunimi kundër Gjykatës Speciale të Hagës, por edhe dakordimi sesi do të koordinoheshin punët e mëpasme pa Hashimin! Thaçi i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, por ky i fundit duket edhe se bën gjithashtu pak shou me emrin e ish-presidentit në Hagë, sepse rolin e tij ka zënë eminenca gri, Baton Haxhiu. Prej se iku Hashimi në Hagë Batoni u transferua në Tiranë, ku merr shpërblimet e majme për punët e pista që Hashimi i la në mes të rrugës. Në një farë mënyre Rama e ka kompensuar mungesën e mikut të tij. Megjithatë Thaçi i mungon shumë, jo vetëm Edi Ramës, por edhe Aleksandër Vuçiqit. Sikur ta dinte ky i fundit se do i mbetej pa realizuar projekti i ndarjes së Kosovës, kurrë nuk do të insistonte për ngritjen e Gjykatës Speciale dhe as që do ta dërgonte dosjen me shpifje ndaj Hashim Thaçit në këtë gjykatë. Të jemi të qartë: Thaçi nuk do të dënohet për krime kundër serbëve, sepse nuk ka bërë asnjë krim të tillë. Ai ishte dhe mbetet mik i Beogradit, deri në marrëzinë e tjetërsimit të territorit të vendit të tij në favor të Serbisë! Nëse dënohet, kjo do të ndodhë për shkak të vrasjeve të kundërshtarëve politikë brenda Kosovës, pra të shqiptarëve. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu (bashkë me PS, PDK, LDK, AAK) janë tradhtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve shqiptare. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së shtetit të Kosovës. Këta pseudo-atdhetarë mendonin se me asociacione serbe, shkëmbim territoresh dhe "Open Bakllava" do të dekoroheshin së bashku me Vuçiçin me çmimin Nobel për turpin e tradhtisë. Ndërsa vendosnin taksë e tra në mes dy shteteve të të njëjtit Komb. Këta esadistë e haxhiqamilistë nuk do të mund ta lajnë surratin e tyre të shurrosur nga tradhtia kundër kombit. Shqipëria amë, është e miliona e miliona shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi , në Luginën e Preshëves dhe e tërë mërgatës shqiptare, anekënd botës, atje ku jetojnë e punojnë. Shqipëria amë, nuk është pronë e Edi Ramës, e këtij kryeministri prej maskarai e tradhtari kombëtar shqiptar. IV Nëse PiS Rama e vazhdon rrugën e "Ballkanit të Hapur" ("Open Bakllava"), pavarësisht rreziqeve permanente që vijnë nga terroristët e Beogradit ndaj shqiptarëve dhe botës demokratike, i takon Kuvendit të Shqipërisë të merret me Edin dhe të kërkojë shkarkimin nga detyra e Kryeministrit. Është çudi pse nuk paditet Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese për politikën e jashtme që po bënë. Epiqendra e shkeljes së Kushtetutës së Republikës është pikërisht "Ballkani i Hapur". Çështja tash nuk është se nuk dihen të këqijat e këtij mekanizmi. Këtë e theksuan mirë në Berlin. Vetë Kancelari bëri thirrje para Ramë poturës që të punohet në bazë të "Procesit të Berlinit". Këtu del qëndrimi i qartë kundër "Ballkanit të Hapur". Por, edhe sikur mos të ishte kjo, armatosja e Serbisë, qëndrimet pro Rusisë dhe qëndrimet amerikane, lidhur me pozitën ndaj Rusisë, kërkohet qartësi nga Beogradi. Këtë nuk po e bëjnë terroristët e Beogradit. Ata po vazhdojnë me përkrahjen e Rusisë. Prandaj Kosova duhet të intervenojë sa më parë ushtarakisht në Shqipëri. Nuk duhet lejuar këtë milet hibrid të rreshkasë kah blloku i pansllavizmit satanik serbo- ruso-grek. Ndërsa Edi Ramën duhet dënuar për tradhti kombëtare. I mbuloftë jashtëqitja ata shqipfolës që fyejnë kosovarët, ajkën e shqiptarizmit. Sigurisht të tillët janë produkt i spermes serbe nga vellamëria me Milladinat dhe Mugoshat. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo janë…Poshtë tradhtarët.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rubi

            I nderuar Skender Berisha paguhet nga Rusia cdo gje e ven ne qellim te caktuar dhe krejt revolucioni ivyij filloj pas luftes nr Ukraine.Burimet mistike thone se merr finacime ruse.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zagali

              Sali Berisha eshte djalli vet.Por,me e keqja eshte se shoqerohet edhe me disa djaj te tjere te vegjel.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Astrit

                Ore bej cudi si “ nuk ftoi Zhoao Amazonas ai” ose cfare ka mbetur se leket i paguan qe i paguan

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sorge

                  Koment i shkelqyer . Sali Vicidoli shtoj se e mori ne qafe kombin e vet,nese u be non grata ai shpellar cfar faji ka populli shqiptar ivarfer .apo nje pjese e anetareve qe po vuan non gratat duke i shkuar mbrapa disa zvarranik dhe sahanlepires nje mashtruesit profesionist me emrin shpellar i vicidolit Sali Berisha. Me vjen keq nga ata te mashtruar qe do ta vuajn peshen e rende te mashtrimit - ikni sa me pare se kur te ju vin mendet ju kan humbur dhent. .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje